Publikuar me : 16.12.2011 Ne :
Sport - 72 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Të paktën në shpenzimet për merkaton Real Madridi fiton ndaj Barcelonës. E përditshmja “AS” është argëtuar duke bërë llogaritë e skuadrave spanjolle që prej vitit 2000 dhe vendin e parë në këtë fushë e zë Reali me 1 miliard e 98 milionë euro të shpenzuara për të blerë 61 lojtarë. Meritën për shifrat marramendëse i ka sigurisht Florentino Perez, nën presidencën e të cilit “Los Blankos” bënë blerjet e bujshme me 60 mln euro për Luis Figon, 75 për Zidanen, 94 për K.Ronaldon e 65 për Kakanë, për të mos përmendur blerjet e tjera që duken qesharake ndaj shifrave të mësipërme, por që në fakt janë miliona para.
Vendin e dytë të renditjes e zë Barcelona që nuk është keq me shpenzimet në merkato. 757 milionë euro që nga viti 2000 të shpenzuara nga drejtuesit e klubit blaugrana. Skuadra që ka akademinë me lojtarët më të talentuar në botë, nuk është ndalur as në merkato me blerjet si Ibrahimoviç 50 mln euro, David Vija 40, Alves 35 apo edhe Sançez e Fabregas.