Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Reforma, afatet e mbajtjes se zgjedhjeve te ardhshme

Publikuar me : 17.07.2008 Ne : Politike - 300 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Komisioni per Reformen Zgjedhore percaktoi dje ne Kod afatet e zhvillimit te zgjedhjeve, si dhe preku ceshtjen e listave te zgjedhesve

TIRANE- Do te kete dy afate kohore per periudhen se kur mund te mbahen zgjedhjet parlamentare, si dhe ato te qeverisjes vendore. Anetaret e Komisionit per Reformen Zgjedhore kane vendosur dje qe zgjedhjet periodike per Kuvendin ose organet e qeverisjes vendore te zhvillohen njeheresh ne nje dite, te shtune/diel, ne te gjithe territorin e vendit, brenda periudhes qe shtrihet nga 15 Mars deri ne 30 Qershor, ose nga 15 Shtator deri ne 30 Nentor. Ne mbledhjen e djeshme te komisionit per reformen zgjedhore eshte caktuar edhe afati i hapjes dhe mbylljes se qendrave te votimit ne varesi te kohes qe do te mbahen zgjedhjet. Keshtu, kur data e zgjedhjeve caktohet ndermjet 31 Marsit dhe 15 Tetorit, qendra e votimit hapen ne oren 7 dhe mbyllen ne oren 19, ndersa kur data e zgjedhjeve caktohet ndermjet 16 Tetorit dhe 30 Marsit, qendrat e votimit hapen ne oren 7 dhe mbyllen ne oren 18. Sipas afateve te parashikuara dje ne komision, data e zgjedhjeve per Kuvendin caktohet me Dekret te Presidentit te Republikes, sipas rregullave te parashikuara ne nenin 65 te Kushtetutes. Zgjedhjet per Kuvendin zhvillohen brenda periudhes zgjedhore te percaktuar sa me siper dhe ne cdo rast, jo me vone se 30 dite para dates se mbarimit te mandatit te Kuvendit. Ne nenin 8 te Kodit te ri Zgjedhor, thuhet gjithashtu se Presidenti i Republikes, bazuar ne nenin 87 te Kushtetutes, e nxjerr dekretin per caktimin e dates se zgjedhjeve jo me vone se 24 ore pas shperndarjes se Kuvendit.

Listat e zgjedhesve

Po dje gjate mbledhjes se Komisionit per Reformen Zgjedhore, anetaret e komisionit kane prekur edhe kapitullin e trete te Kodit Zgjedhor, ai qe lidhet me listat e zgjedhesve. Bashkekryetari i ketij komisioni, Ilir Rusmali, deputet i PD-se, tha ne nje prononcim per gazetaret se *duhet te organizojme konsulta me Drejtorin e Gjendjes Civile, pasi lista e zgjedhesve eshte nje dokument i pashkeputur nga sistemi i Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile, qe eshte perfshire ne nje projekt modernizimi*. Rusmali informoi se anetaret e komisionit rane dakord per nje konsulte me perfaqesuesit e kesaj drejtorie ne Ministrine e Brendshme, lidhur me formulimet qe jane diskutuar dje ne komision, per te dhene me pas voten perfundimtare per te gjitha listat e zgjedhesve. Listat e zgjedhesve do te hartohen per cdo zone qendre votimi mbi bazen e te dhenave elektronike te Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile. Sipas diskutimeve te djeshme, lista e zgjedhesve permban te gjithe zgjedhesit qe kane vendbanimin ne zonen e qendres se votimit te njesise se qeverisjes vendore, mbeshtetur ne te dhenat elektronike te Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile te Shtetasve. Zgjedhesi duhet te jete i regjistruar vetem ne nje liste zgjedhesish.

 

 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 89 here.
Presidenti i ri, Berisha  Do negociohet dhe me Ramen dhe DulenIlir Meta - Sali Berisha Menjëherë pas përfundimit të takimit me kreun e LSI-së, kryeministri Berisha u shpreh se të dy palët kanë rënë dakord për zgjedhjen e një presidenti sa më konsensual. Për këtë, Berisha  ka ftuar kryetarin e PS-së, Rama, të mandatojë dy bashkëpunëtorë për të nisur negociatat. “Ishte një takim me përputhshmëri të plotë mendimesh me udhëheqjen politike të LSI-së, që është aleatja kryesore e PD-së në koalicion. U ra plotësisht dakord...Lexo te gjithe artikullin »


» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim
» Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se
» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit