Publikuar me : 04.10.2011 Ne :
Politike - 81 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama mblodhi sot në një drekë pune disa prej krerëve të partive të koalicionit opozitar. Në këtë takim është vënë re mungesa e kreut të PSD Paskal Milo dhe kreut i PPBNJ-së Vangjel Dule.
Sipas prononcimeve të disa prej pjesëmarrësve në këtë drekë është diskutuar për reformën zgjedhore ku një pjesë e partive kanë dorëzuar propozimet e tyre konkrete.
Dreka e punës zgjati më shumë se 2 orë për tu pasuar në ditët e ardhshme nga një takim formal ku do të ftohen të gjitha partitë e opzoitës së bashkuar.
Në përfundim të këtij takim Preç Zogaj foli për mediat mbi rëndësinë e këtij takimi të përjavshëm, ndërsa mungesën e Dules e ka justifikuar me faktin se ky i sotmi ëhstë një takim informal.
“Takimi u fokusua tek grupi i punës së opozitës që u krijua para një jave për reformën zgjedhore, që është një proces jetik për procesin e zgjedhjeve në Shqipëri. Nuk ka mungesa politike, kjo ishte një drekë pune”, tha Zogaj.
Duke u ndalur tek reforma zgjedhore dhe rëndësia që ajo ka për opozitën, Zogaj tha se të gjitha partitë kanë bërë propozime konkrete në lidhje me të.