Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Reforma zgjedhore, PD refuzon “korrektimin kombetar”

Publikuar me : 31.01.2012 Ne : Politike - 67 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Denis Dedej

Partia Demokratike ka refuzuar përfundimisht propozimin e opozitës dhe partive të vogla për në ndryshim në sistemin zgjedhor duke mbajtur formulën e proporcionalit rajonal, por duke shtuar korrektimin kombëtar. Lajmi është bërë i ditur nga bashkëkryetari socialist komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, i cili në mbledhjen e djeshme të Opozitës së Bashkuar ka raportuar mbi ecurinë e punës së komisionit ku ai bën pjesë. Mesditën e djeshme, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, sëbashku me sekretarin për Çështjet Zgjedhore, Damian Gjiknuri, pritën në një takim aleatët e opozitës, me të cilët diskutuan mbi reformën në Kodin Zgjedhor. Burime nga ky takim bëjnë të ditur për gazetën “Shekulli” se eksperti socialist për zgjedhjet ka sqaruar përpara deputetëve ndryshimet më të fundit që është rënë dakord me demokratët.

Mësohet se bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore ka sqaruar se pikat që janë prekur është regjistrimi i kandidatëve, fushata zgjedhore, media dhe financimi i fushatës. Por, një tjetër çështje e prekur prej Gjiknurit ishte dhe një prej kërkesave të partive opozitare për ndryshimin e sistemit aktual në proporcional rajonal me korrektim kombëtar. Mbi këtë pikë, zyrtari socialist mësohet të jetë bërë të ditur në tryezën e opozitës se Partia Demokratike ka refuzuar që të ndryshojë sistemin zgjedhor. Megjithëse bashkëkryetari socialist ka deklaruar se do të vijojë të paraqesë propozimet e opozitës dhe të kërkojë ndryshimin e sistemit, aleatët e Opozitës së Bashkuar kanë kërkuar rritjen e presionit për të mundësuar ndryshimin e sistemit.

Krahas kërkesës për korrektimin e sistemit zgjedhor, aleatët e Opozitës së Bashkuar kërkojnë nga përfaqësuesit socialistë në komisionin e Reformës Zgjedhore që të shtohen garancitë për zgjedhjet e ardhshme përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Partitë e majta kërkojnë identifikimin elektronik të listës zgjedhore, numërimin elektronik, ndryshimin e KQZ-së nga një institucion politik në një formulë tjetër jopolitike dhe ndryshim të financimit të partive politike. Për sa i përket pikës së fundit, sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, u ka sqaruar aleatëve se me Partinë Demokratike është rënë dakord që të ndryshojë mënyrë e financimit të partive politike për fushatën elektorale. Përmes këtyre ndryshimeve, do të përfitojnë të gjithë ato parti të cilat nuk përfaqësohen me një mandat në parlament.

Skema e re e financimit do të synojë shpërndarjen e fundit nga KQZ për fushatën zgjedhore në përpjesëtim me votat e marra nga secila parti. Ky ndryshim është përkrahur nga aleatët e Opozitës së Bashkuar, të cilët kanë dhënë mbështetjen e tyre për këto ndryshime. E vetmja pikë ku ndahen dy partitë më të madhe politike është ndryshimi i sistemit. Për këtë pikë opozita do të kërkojë në vazhdimësi ndryshimin e tij. Në përfundim të mbledhjes, përfaqësuesi i Opozitës së Bashkuar, Preç Zogaj, ritheksoi rëndësinë e ndryshimit të sistemit, por hedh poshtë mundësinë që kjo kërkesë e tyre të bëhet pengesë për zhvillimin e reformës. “Korrektimi proporcional është një kërkesë, por nuk mund të themi se e gjithë reforma përmblidhet në këtë pikë. Janë disa pika që ne i kemi bërë të njohura përgjatë komunikimeve që kemi pasur me shtypin. Dhe nuk mund të them se mosgjetja e gjuhës për këtë pikë çon në dështim reformën zgjedhore. Natyrisht që le një pikëpyetje të madhe”, – deklaroi dje Zogaj.

 

 

Milo: Partitë e djathta t’i bëjnë presion Berishës për sistemin

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, i kërkoi dje partive të djathta që të ushtrojnë presion ndaj Partisë Demokratike për të ndryshuar sistemin zgjedhor në proporcional rajon me korrektim kombëtare. Pas mbledhjes së Opozitës së Bashkuar, një prej aleatëve të PS-së ka shprehur shqetësimin për refuzimin që i bëhet nga PD për kërkesën e tyre. Në këtë pikë, ai kërkoi dhe ndihmën e aleatëve të mazhorancës që të kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Partitë e djathta të artikulojnë me forcë kërkesën e përbashkët dhe të ushtrojnë presionin e duhur te PD-ja në mënyrë që reforma zgjedhore të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. PS-ja do të kërkojë në komisionin e reformës zgjedhore të ketë një reformë sa më transparente, dhe sa më gjithëpërfshirëse”,- apeloi dje Milo. Krahas kësaj thirrje, lideri i PDS-së kërkoi nga dy partitë më të mëdha politike që të mundësojnë ndryshimet në kod pasi mund të rrezikohet procesi.

“Në momentin që zoti Berisha dhe PD këmbëngulin që nuk duan të bëjnë korrektimin kombëtar duke e ngatërruar atë qëllimisht me ndryshimin e sistemit, kemi të bëjmë me qëndrim intrasigjen të PD, që rrjedh nga fakti, se ajo dëshiron të mbajë një sistem, i cili nuk ka prodhuar stabilitet politik, siç pretendohej, por përkundrazi, ka sjellë krizë”,- solli në vëmendje kreu i PDS-së.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 89 here.
Presidenti i ri, Berisha  Do negociohet dhe me Ramen dhe DulenIlir Meta - Sali Berisha Menjëherë pas përfundimit të takimit me kreun e LSI-së, kryeministri Berisha u shpreh se të dy palët kanë rënë dakord për zgjedhjen e një presidenti sa më konsensual. Për këtë, Berisha  ka ftuar kryetarin e PS-së, Rama, të mandatojë dy bashkëpunëtorë për të nisur negociatat. “Ishte një takim me përputhshmëri të plotë mendimesh me udhëheqjen politike të LSI-së, që është aleatja kryesore e PD-së në koalicion. U ra plotësisht dakord...Lexo te gjithe artikullin »


» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim
» Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se
» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit