Kongresi Kombetar i Lushnjes qe zhvilloi punimet ne janar te vitit 1920, e nga ku doli qeveria kombetare shqiptare, si minister te arsimit caktoi z. Sotir Peci, i cili ishte diplomuar per matematike dhe fizike ne Athine.
Mori pjese ne Kongresin e Manastirit, Normalen e Elbasanit , Komisine Letrare te Shkodres dhe ka merite te vecante ne hartimin e teksteve shkollore me kulture te gjere pedagogjike, didaktike dhe sidomos metodike me librat Viti premtar i gramatikes (kl. III dhe IV fillore ), Shkencat natyrore, programet e planet mesimore te shkollave shqipe e te tjera.
Sotir Peci, personalitet i gjithanshem menjanoi praktiken e huaj te ngushte e krahinore ne arsim dhe ne shkolle dhe vleresoi organizimin kombetar dhe te njesuar (apo unifikuar) te arsimit si nje nga problemet themelore te qeverise se Lushnjes (janar 1920).
Per kete arsye me 26 korrik 1920,Sotir Peci i shkruante Keshillit te Ministrave Duke pasur nevoje qe te njesojme programet e metoden per te gjitha shkollat e Shqiperise te cilat kane vepruar deri me sot te ndara (sipas ish--zonave te pushtimit ),kemi menduar te formojme nje komision teknik, ne te cilin do te marrin pjese fuqite me te mira arsimore prej te gjitha viseve.
Ky komision te mblidhet ne Lushnje, si vend historik. Nuk eshte rastesi, por mencuri kombetare e konsultuar brenda dhe jashte vendit sepse ne Lushnje u arrit bashkimi i forcave patriotike per forcimin e shtetit shqiptar.
Po ketu duhet te bashkoheshin profilet me te mira arsimore te vendit me te njejtin flamur per krijimin e shkolles kombetare te njesuar ne mbare vendin. Kongresi Arsimor i Lushnjes filloi punimet me 15 gusht 1920 ne Lushnje dhe 25-29 ne Elbasan.
Fizionomia e tij shquhet nga perberja e kongresisteve teresisht profesioniste, specialiste e pedagoge te mirefillte, njohes te arsimit, autore tekstesh te shkruara shqip. Ata studiuan ne shkollat e larta apo fakultete ne vende te ndryshme te Evropes. Jozef Fekecs (Zef Fekeci) Zare-Austri. Inspektor i shkollave ne Tirane,mesues i latinishtes dhe italishtes.
Njohes i mire i gjuhes shqipe, koordinator me albanologet e Evropes, perkthyes i shkelqyer. Kol Margjini, Prizren,babai vjen ne Shkoder si qender vilajeti. Kryen Institutin e Gjuheve Orientale (Katedra e gjuhes shqipe) ne Vjene te Austrise.
Autore tekstesh Aritmetika per klasen e IV,per klasen V, Matematika per klasen e pare gjimnaz, fillime te para te gjeometrise e te tjera. Aleko Kondili me i moshuari i Kongresit,urtesia dhe mencuria e tij .Te mesmen Zosimea, Janine-Greqi,te larten Grac te Austrise.
Profesori i Histori-Gjeografise, njohes i mire i muzikes, hartues i programeve dhe planeve mesimore. Dhimiter Mboria, profesor i gjuhes shqipe ne Liceun e Korces. Piktor i talentuar, studiues dhe perkthyes i pasionuar i frengjishtes ne gjuhen shqipe, metodist dhe hartues i programeve dhe planeve mesimor.
Ndue Paluca, Shkoder, studioi ne Vjene te Austrise per pedagogji, Shkencat e natyres e gjeografi. Drejtori i shkolles Normale te Shkodres. Autor dhe bashkautor tekstesh Abetar,Arithmetika per shkollat fillore, Shkolle dhe jete, Antologjia per shkollat e mesme e te tjera.
Gasper Mikeli Shkoder, metodist dhe autor tekstesh, publicist. Kreu Normalen e Klagenfurtit (Austri).Inspektor i arsimit Shkoder. Autor i teksteve Gramatika e gjuhes shqipe, Njoftime historike mbi Shqypnine, Permbledhje e jetes se Skenderbeut e te tjera. Mihal Bellkameni student i liceut te Manastirit, drejtor i shkolles se Ardenices, Lushnje .
Emigroi ne Rumani, Bullgari, Egjipt, Itali e te tjere. Luftoi me pushke e me pene per memedhene .Drejtor i pare i Liceut te Korces. Udheheqes i talentuar i ekipit gjimnastikor, Korce. Ismail Anamali Inspektor arsimi ne Shkoder. Studioi ne vendlindje, te larten ne Stamboll,shquhet si mesues gjeografie. Pjesemarres i tre kongreseve arsimore. Hartues i teksteve te gjeografise, te historise dhe sidomos te hartografise.
Aleksander Xhuvani Elbasan, studimet e larta ne Fakultetin e Filologjise, universiteti i Athines (1902-1906), drejtor i Normales .Tekstet e botuara Njohurite e para te sintakses shqipe 1925. Per shkollat e mesme Sintaksa shqip 1936. Fjalori i gjuhes shqipe1956.
Parashtesat,Prapashtesat.Gjuhetar, metodist i shquar i shkolles shqipe. Kryetar i Kongresit Arsimor te Lushnjes. Ahmet Gashi u lind ne Prishtine. Shkollimi ne vendlindje, Shkup e Stamboll.
Gjeograf i shquar, nendrejtor i Normales ne Elbasan. Mori pjese ne tre kongreset arsimore. Tekstet mesimore Gjeografia e pergjithshme1935,Gjeografia e Europes, Harta e Shqiperise, Azia, Amerika, Australia, Oqeania dhe vendet Polare e te tjere.
Ilia Dilo (Sheperi) Gjuhetar, autor tekstesh shkollore, metodist, mesimet i filloi ne Janine, mesues ne Benje te Permetit, bashkepunoi me vellezerit Frasheri, Çajupin, shkollen e mesme ne Zosimea-Janine, Mulqie-Stamboll. Botoi librin baze te gjuhes shqipe Gramatika e sintaksa e gjuhes shqipe 1927 Vlore e te tjera. Thoma Papapano Drejtor i arsimit ne Gjirokaster. Autor i Abetares ne gjuhen shqipe.
Pershtates i shkelqyer i librave didaktike te Rilindesve tane. Metodist dhe hartues i programeve dhe planeve mesimore. Pertef Pogoni Profesor i shkolles unike ne Gjirokaster.
Shkollen e larte ne France. Njohes i disa gjuheve te huaja, autor tekstesh mesimore, titullar i Ministrise se Arsimit, sekretar i saj. Studio pedagogji dhe matematike ne Akademine e Kanes. Harta gjeografike e delegateve shtrihet ne origjinen dhe vendet ku ata kane punuar Prishtine, Prizren, Shkoder, Peshkopi, Tirane, Durres, Elbasan, Pogradec, Korce, Permet,Gjirokaster, Sarande, Himare, Vlore, Fier dhe Lushnje.
Perfaqesuesit u mirepriten dhe u pershendeten nga populli lushnjar civile,ushtarake dhe mesues sipas nje tradite te vendosur ne te dyja anet e nenprefektures me ato pak vegla muzikore dhe buqeta me lule, me flamurin kombetar ne dore.
Zoti nenprefekt i vendit me fjalepake ,por te bukura foli permbi rendesin e ketij Kongresi , i cili me shprese ne perendine do te jape frytet me te mira per perparimin e kombit tone.
Kryetar i Kongresit ne mbledhjen e pare te ores 9 00 paradite me shumice votash u zgjodh Zef Fekeci.U lajmerua me telefon Keshilli i Larte i Qeverise dhe Ministria e Arsimit .Mbas dy ditesh e ne vazhdim me mirekuptim e dashamiresi kryetar u zgjodh z. Aleksander Xhuvani me nje pervoje pune mbi 10 vjet drejtor i Normales ne Elbasan .
Ne kongres perfshihen keto ceshtje Mbarevajtjen e arsimit ,unifikimin e shkolles, u vendos sistemi i ri arsimor i barabarte per shkollat e Shqiperise, qofshin shteterore apo private .Perzgjedhja e pergatitur e kuadrit mesimor .
Programet ,planet e tekstet te ishin te njejte, te pergatitur e hartuar nga Ministria e Arsimit Shqiptar .Çdo trajtim privat mbi keto probleme do te miratohej nga instancat kompetente te qeverise .
Kongresistet paraqiten projekt modelet e para te programeve sintetike per shkollat , te programeve analitike te ndara ne jave per mesimet e shkolles fillore kater e pese klaseshe te qytetit e tre klaseshe te fshatit .
Kongresi shqyrton pergatitjen e librave shkollore ,klasifikimin e kualifikimin e arsimtareve si rezultat i shkollave e niveleve te ndryshme, te kurseve te kryera .Zhdukjen e analfabetizmit gradualisht ,u vendos per perdorimin edhe te mesuesve shtetites ( apo endes )ne fshatra te thella , ku mungonte shkolla .
Kongresi u mor edhe me hapjen e internateve (konvikteve)vatra edukimi me frymen e perbashket te vellazerimit ,kriter klasik edhe i shkolles evropiane .
Korce,Gjirokaster,Shkoder,Tirane,Elbasan,Berat e te tjera .
U shkruan modelet e orareve , deshmive shkollore ,amzave,regjistrave te perditshem e perjavshem . U vendos qe prej klases se III fillore e perpjete te mesohej edhe nje gjuhe e dyte qe te caktohej nga MASH, e te tjera.
Si te kremte fetare e kombetare ne marreveshje me te paret e besimit u vendos te mbahej mbyllur shkolla, per katoliket Dita e pare e vitit,6 janari,Krishtlindjet 24-27 dhjetor e te tjera .
Per myslimanet Kurban Bajramin 5 dite ,Ramazan-Bajramin 3 dite , Sulltan Nevruzi 1 dite e te tjera; per ortodoksit (sipas kalendarit julian ). Dita e pare e vitit ,6 janari,6 maj i Shen Gjergjit ,Krishtlindjet e te tjera .Si e kremte Kombetare 28 Nentori e 7 Marsi.
Gjithcka qe u punua ne Kongresin Arsimor te Lushnjes u pershendet nga i gjithe populli shqiptar , perfshire edhe diasporen kete e verteton shtypi i kohes.
Parashqevi Qiriazi boton shqip,frengjisht e anglisht revisten politike Ylli mengjesit qe trajton probleme te arsimit kombetar, ne 1920 dolen organe qe trajtojne probleme pedagogjike si Studenti me qender ne Amerike , 1920 -1929 Djaleria studentet shqiptare ne Vjene ne Tirane Zani i ri 1921 Shkolla e re Shkoder me drejtor G.
Mikelin , Kumtari arsimuer , Perlindja Arsimtare, Afrimi, Revista Pedagogjike me vone Mesuesi duke mos perjashtua edhe shtypin shqiptare te kohes .
U botua rregullorja Mbi detyrat dhe te drejtat e arsimtareve Ligjet Mbi organizimin qendror te Ministrise se Arsimit, Mbi ndjekjen e detyrueshme te shkolles, Mbi bursat e te tjera . Kongresi i pare i arsimit te Lushnjes vazhdoi punen e vyer te mesuesve te shquar te Rilindjes, solli sherbime dhe dha udhezime me vlere te madhe ne zhvillim e mendimit pedagogjik .
E pra , ky Kongres ze nje vend te rendesishem ne historine e lulezimit dhe perparimit te arsimit tone , prandaj per shume arsye eshte nje pervjetor madhor e i plote per vleren dokumentare dhe sidomos pamjeve vizive dhe ndjeshmerie njerezore per keta personalitete ,duhet te ndihmojme ne menyre modeste qe te vendosen ne piedestalin e merituar qe Panteoni i Kultures Kombetare duhet tiu rezervoje.
Sensibilizojme pushtetin vendor e qendrore per kremtimin me madheshti te pervjetorit te Kongresit Arsimor te Lushnjes .
*Gjimnazi 18 Tetori Lushnje