Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Renia e buxhetit tre pallate me pak

Publikuar me : 25.11.2011 Ne : Kulture - 93 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ministria e Kulturës


Elsa Demo

 

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi prezantoi, argumentoi dhe e mbrojti projektbuxhetin 2012. Ai mendon se me kaq para, 2.4 miliardë lekë, nëse administrohen mirë, mund t’i dilet.

Anëtarët e opozitës në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik që me sa dukej nga pyetjet e përcipta, nuk ishin njohur sa duhet me politikën e këtij projektbuxheti, e ngacmuan aty-këtu ministrin të përsërisë bindjet e tij dhe disa objektiva në fushën e arteve dhe kulturës që kanë si shkas 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Është një jubile qeveritar por ministrisë së TKRS-së i del për detyrë të mbyllë një pjesë të mirë të aktiviteteve festive, konkurseve kombëtare, projekteve për restaurimin e objekteve muzeale e monumentale që lidhen me historitë e pavarësisë.

Për shtatë programet buxhetore ku bëjnë pjesë Planifikimi dhe Administrimi, Trashëgimia kulturore, Arti dhe Kultura, Sporti, Rinia, Zhvillimi i Turizmit dhe Mbështetja për Kultet, qeveria i jep MTKRS-së 2.4 miliardë lekë. Pra, një buxhet në rënie (buxheti 2010 ishte 2.5 miliardë Lekë, i vitit 2011 3.1 miliardë).

Situatën e re në projektbuxhetin e 2012-ës ministri Bumçi e shpjegoi me rënien e buxhetit të investimeve në masën e 53 perqind. “Rënie drastike” e komentuan anëtarët e opozitës që gjatë gjithë prezantimit të projektbuxhetit e mbajtën në gojë ngritjen e tre pallateve të reja të kulturës. Madje disa, për hir të fjalorit të ngulitur për infrastrukturën social-komuniste  i quanin herë “shtëpi kulture” e herë “vatër kulture”.

Sepse arsye për rënien në buxhet llogariten tre pallatet e reja të kulturës të ngritura në Kamëz, Krujë, Kavajë, ku janë investuar 370 milionë Lekë. Kjo vlerë rriste buxhetin e shkuar, por tani projekte në fjalë janë mbyllur. Së dyti, sipas ministrit Bumçi ka një rënie sepse “fondi që u dha për Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” ishte një fond i ngrirë, 300 milionë Lekë dhe do të jetë i tillë duke pritur mundësinë e Federatës për të ngritur fondet përkatëse. Ky fond nuk ndikon në rënien e investimeve kapitale, sepse konkretisht nuk ka investim. Pra është një rënie me numra, jo konkrete.”

Edmonda Shkjezi, specialiste në Drejtorinë e Buxhetit dhe Investimeve në MTKRS thotë se ka rreth 100 milionë lekë zbritje nga buxheti i 2011-ës. Nga krahasimi i tabelave për buxhetet 2011-2012 ajo thotë se prioritetin për vitin e ardhshëm do ta ketë programi për Artet dhe Kulturën.

Ky programi shihet me përparësi sepse me zbatimin e ligjit të ri “Për artin dhe Kulturën”, krijohet Qendra Kombëtare e Arteve dhe Kulturës. Thënë me gjuhën e ministrit Bumçi, Qendra do ta shpëtojë ministrinë nga “shkërmoqja e buxhetit” për projektet. Nuk është më ministria ku aplikojnë të mëdhenj e të vegjël, institucione kombëtare, shoqata e individë. Qendra është gati muajin e ardhshëm, me bazën ligjore sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, dhe me strukturën. Por funksionimi i saj me zgjedhjen me konkurrim të kryetarit dhe të bordeve të projekteve (një model i përafërt me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë). “Duhet të jemi të kujdesshëm sidomos këto kohë” thotë Ministri duke i prirë kritikave të mundshme për shumëzime institucionesh, si për shembull krijimin e një Teatri Kombëtar të Komedisë, brenda Teatrit Kombëtar. “Nuk mund të shtojmë institucione pas institucionesh. Ne po bëjmë një strukturim të ministrisë dhe të institucioneve të varësisë. Ristrukturimi përfundon në fund të këtij muaji dhe me burimet që do kursehen ne do krijojmë qendrën e re të artit dhe kulturës. Krijimi i saj i shërben konsolidon sistemin: jo 100 projekte thërrime por 20 projekte të rëndësishme. Unë besoj se hapësirat janë për t’i shërbyer gjithë këtyre objektivave.”

Fondi për Artin dhe Kulturën është mbi 100 milionë lekë. Për ministrin Bumçi nuk është është pak. Ai i mendon si aleate bashkitë e mëdha të vendit të cilat “veç trashëgimisë historike, kanë teatrot, filarmonitë dhe nëse bashkëpunojmë me këto njësi të pushtetit vendor për të mos i thërrmuar fondet në dhjetëra projekte shoqatash, patjetër që ky fond është i mjaftueshëm.”

Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë ministri bëri të ditur tri objektiva në fushën e artit dhe kulturës: Nxitja e kulturës kombëtare. Kjo parashikon kryesisht artet dhe spektaklin skenik. Është rasti për një thirrje kujtesës, për të risjellë vepra skenike të së shkuarës që kanë dalë nga repertori i skenave të teatrit, operës dhe baletit, muzikës. Filozofia të përtërijmë festa të vjetra e të lindim festa të reja, do të zbatohet edhe në konkurset mbarëkombëtare për dramën shqipe dhe muzikën serioze, për rastin e 100-vjetorit. “Do bashkëpunojmë fort me pushtetin vendor dhe bashkitë qendrore që janë fuqizuar dhe kanë të gjitha burimet njerëzore të nevojshme, për të krijuar një jetë artistike dhe kulturore në qytete si Shkodra e Durrësi. Ne do nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi me këto institucione që t’iu shkojë atyre një pjesë e fondit për artin dhe kulturën me kusht që ato të garantojnë aktivitet kulturore artistike gjatë periudhës së verës kur për 3 muaj vijnë 2 milionë vizitorë.”

Objektivi i tretë është promovimi i kulturës shqiptare jashtë vendit, me organizimin e ditëve të kulturës shqiptare në vende të ndryshme të Evropës, me panairet e librit.

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve u shpreh se Shqipëria është një vend unik dhe nuk mund të krahasohet me ndonjë vend tjetër në Evropë për nga niveli i mosnjohjes. Për këtë arsye fondi për promovimin e turizmit, 59 milionë Lekë nuk ka pësuar ulje në krahasim me buxhetet e kaluara. “Shqipëria ka një trashëgimi shumë problematike për shkak të izolimit 50-vjeçar. Nuk mbaron ky dëm dhe pasojat me rënien e komunizmit në vitet nëntëdhjetë. Promovimi i turizmit nuk mbaron me një vit dhe me një buxhet, por me mbarimin e investimeve në rrugë që i shërbejnë pikësëpari turizmit.”

Ministri Bumçi nuk e përshëndet gjendjen ku ndodhen muzetë, të konceptuar si një trashëgimi që vjen nga e kaluara, e që “nuk mund të paraqesin historinë e Shqipërisë në atë formë. Duhet të rikonceptohen!”

Për këtë arsye është përfshirë në programin e buxhetit të trashëgimisë kulturore investimi në vazhdim i rikonstruksionit të Muzeut të Pavarësisë në Vlorë, ndërtimet e muzeve në Kukës dhe Tropojë, mbyllja e procesit të rikonstruksionit dhe funksionimit të Muzeut të Gjenocidit në Shkodër, restaurimi i dy objekteve historike e monumentale banesa e Gjon Markagjonit dhe Pashko Vasës.

Ky është operacioni në terren. Tjetër operacion mendohet të ndodhë në letër, për ristrukturimin e trashëgimisë. Reforma e përfolur në këto dy vite, u kujtua dje nga ministri. Ai është për t’i dhënë fund strukturës së fragmentarizuar në drejtori rajonale, zyra të administrimit të parqeve arkeologjike, drejtori muzesh etj.. “Nuk ka pse këto struktura të funksionojnë më vete. Ne po punojmë për shkrirjen e tyre në struktura më të fuqishme e më të konsoliduara për mbrojtjen menaxhimin dhe restaurimin e trashëgimisë.”

Në fushë të trashëgimisë vazhdojnë projektet me financime të huaja në Qendrat Historike të Shkodrës, Korçës, Elbasanit dhe Berati.

 

 

Deklarata: Ministria e Rinisë? Është një krijesë artificiale

Kjo është “deklarata e sinqertë” e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, kur u pyet për buxhetin në rënie për programet e Rinisë. “Më duhet të ejmë i sinqertë. Pjesa e Rinisë është një krijesë pak artificiale, sepse Ministria e Kulturës nuk mund t’i përgjigjet rinisë me një drejtori. Rinisë i shërben Ministria e Arsimimit, i shërben integrimi evropian, me liberalizimin e vizave.” Deklarata e ministrit tërhoqi gjithë vëmendjen që kishte marrë buxheti deri në atë moment.

 

 

 

Viti 2011 – 3.1 miliardë

 

Aparati 150.810

Trashëgimi 906.643

Arte & kulturë 1.271.940

Sporti 699.400

Rinia 11.800

Turizmi 230.690

Kultet 82.820

 

 

Viti 2012 – 2.454.545 Lekë

 

Aparati 149.368

Trashëgimi 954.224

Arte & kulturë 690.985

Sporti 424.527

Programe për Rininë 10.275

Turizmi 108.858

Kultet 116.310

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Homazh Pandi Zguros

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 94 here.
Me shfaqjen e dokumentarit “Pandi Zguro, një zë i papërsëritshëm” kujtohet dhe nderohet në 1-vjetorin e vdekjes këngëtari i Ansamblit të Ushtrisë. Nesër, ora 11.00, në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, i bëhet homazh Pandi Zguros (1944-2011), aktivitetit të tij si artist dhe ushtarak. Ministria e Mbrojtjes e dekoron nënkolonelin Pandi Zguro “Artist i Merituar” me medaljen “Për shërbime të shquara” (pas vdekjes). Marrin pjesë: Avni Mula, Milto Vaka dhe Ligor...Lexo te gjithe artikullin »


» Ah, parate, parate
» Dama Plake ne Tirane
» Finalja e Orkestres me muzike baroke
» Ne dy skenat kombetare
» Diktator jo si te tjeret
» Mbremja Gala nga Shkolla e Baletit
» Instrumenti etnik i shqiptareve
» Takim me njeriun qe di ta degjoje tjetrin
» Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit
» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit