|
Replike me Besnik Mustafajin
Publikuar me : 01.06.2011 Ne :
Politike - 248 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Besnik Mustafaj po ben nje perpjekje te sforcuar per te gjetur nje arsye te ndjehet si pjese e Partise Demokratike. Lexova nje shkrim te tij rreth rezultatit te Lulezim Bashes dhe pervec bezdise nga dicka e pasinqerte ne adrese te ketyre zgjedhjeve, ndjeva nje lloj detyrimi per te mos lene nje te pavertete te zere vend.
Teza kryesore e Besnik Mustafajt se Lulezim Basha eshte i fituari i madh i ketyre zgjedhjeve eshte me boshe se ceshte vete Lulezim Basha. Une nuk e gjej fitues Lulezim Bashen as kur e krahasoj me Besnik Mustafajn, Spartak Ngjelen dhe Sokol Olldashin, dhe as kur e marr ate thjesht si nje kandidat te koalicionit me te gjere anti- Edi Rama qe ka pasur ndonje here kunder se majtes ne Tirane.
Lulezim Basha ishte ne vitin 2011 ndaj Edi Rames ne pozitat qe ishte Edi Rama ndaj Besnik Mustafajt ne vitin 2000. Ne krah te Edi Rames ne vitin 2000 pervec gjithe partive te majta deri ne fraksione, ishte e djathta e rendesishme per Tiranen e Dashamir Shehit, e cila i mori Mustafajt rreth 9 mije vota dhe partia e pashpallur e Genc Pollos qe doli e festoi e para humbjen e tij, dhe nen rrogoz edhe republikanet e Mediut apo disa fraksione liberale, te cilat po mikloheshin per nje opozite pa Berishen.
Pra, nese ne vitin 2000 kur kunder Besnik Mustafajt ishte e gjithe e majta, plus ish pushtetaret e PD-se, ne vitin 2011 kunder Edi Rames ishte e gjithe e djathta, plus e majta qe ka qene ne pushtet keto 20 vjet ne Shqiperi, ku perfshihen dy ish- kryeministra dhe nje kryetar partie komuniste. Nese Lulezim Basha do te ishte i fituar i madh, ai duhej ta mundte Edi Ramen se paku me aq vota se Edi Rama ne krye te atij koalicioni aq te gjere mundi Besnik Mustafajn ne vitin 2000.
Pra, Basha, jo vetem qe nuk ishte i suksesshem si kandidat i PD-se, por me gjithe sforcimin e tij me ngjyra kriminale ne kete proces, nuk arriti te ishte dot as triumfator i koalicionit me te gjere ne historine e ketij vendi kunder nje kandidati te se majtes ne Tirane. Nese marrim rritjen natyrale te elektoratit gjate ketyre 11 viteve dhe diferencen me te cilen Rama mundi Mustafajn me ate koalicion aq te gjere, duhej qe Lulezim Basha ta mundte Edi Ramen me se paku 35 mije vota diference qe ta konsideronim fitues.
Basha po ashtu nuk arriti dot as rezultatin e Edi Rames ne vitin 2003, i cili kishte ne krah te tij jo vetem te djathten e merzitur me Berishen, por dhe kandidatin zyrtar te Genc Pollos, Kreshnik Çollakun. Diferenca e Rames me Ngjelen mbeti e madhe edhe pse gjysma e familjes Berisha shkembente kuti votimi me apartamente per femijet e Sali Berishes, por mbi te gjitha mbeti e madhe se Edi Rama arriti te ishte perseri perfaqesues i atij koalicioni te gjere anti-Berishe.
Basha nuk arriti dot as rekordet e vitit 2007. Edi Rama ne 2007 nuk kishte aleate nga e djathta dhe konkurroi vetem me votat e se majtes. Olldashi arriti te marre per PD me shume vota se sa mori per PD Lulezim Basha, ndersa Rama vetem me te majten arriti rreth 20 mije vota para se djathtes.
Ne vitin 2011, Edi Rama kishte mbeshtetje vetem te majten e mbetur pas shkeputjes se ish pushtetareve te se majtes, dy kryeministrave dhe disa grupeve brenda PS, te cilet bashkepunuan hapur me Berishen. Mjafton te kujtojme se Sekretari per Zgjedhjet i Partise Socialiste me 8 Maj pinte kafe publikisht me Sali Berishen dhe se dy ish-kryeministrat e se majtes ishin online me te per te mundur Edi Ramen.
Ne krah te Lulezim Bashes ishte pra nje pjese e rendesishme e se majtes, e gjithe e djathta historike dhe e re, gjithe fraksionet e partive te qendres dhe Partia Demokratike. Ky koalicion i gjere fale amoralitetit te prodhuar nga korruptimi i klases politike ne vend, duhet ta kishte cuar Lulezim Bashen se paku 50 mije vota perpara Edi Rames, sikur te mos llogarisim ketu votat e blera, votuesit e importuar, trupen shetitese votuese, blerjet e votave tek romet dhe te ardhurit nga veriu. Lulezim Basha nuk ia doli dot. 10 vota larg finishit mbeti si humbes dhe sot eshte perfshire ne nje spirale te felliqur te marrjes se mandatit ne tavoline, per te cilen nuk dua te diskutoj.
Ajo qe dua te them eshte se Lulezim Basha eshte kandidati me i dobet qe PD ka pasur perballe Edi Rames qe nga viti 2000. Ai ka marre votat minimale historike te PD-se po te krahasosh dhe rritjen e numrit te votuesve natyrale qe ka cdo parti. Pikerisht per kete shkak, Partia Demokratike ka dale 14 per qind me pak se Partia Socialiste, e cila eshte parti e pare dhe Sali Berisha sot nuk flet me si udheheqes i PD-se, por si udheheqes i koalicionit anti- Edi Rama, i cili nuk eshte nje koalicion realist dhe i qendrueshem pasi ka lindur nga interesa financiare dhe mund te shkrihet per cfaredo interesi te ngjashem.
Ai nuk eshte koalicion politik jo vetem pse Nano- Berisha- Meta- Idrizi jane tri te majte me nje te djathte, por dhe pse qe te tre majtet e ketij koalicioni nuk jane aleate te Berishes, pro thjesht kundershtare te Edi Rames. Bile Berisha duke tentuar te rrezoje Edi Ramen, me kete shkaterrim qe i ka bere PD-se ne te vertete po pret pa dashje degen ku ka hipur. Ne momentin qe e majta kolaboracioniste rrezon Edi Ramen, ajo nuk ka me arsye politike te bashkepunoje me Berishen dhe ky koalicion merr fund. Berisha mbetet kryetari i partise qe eshte 14 per qind pas Edi Rames.
Nje problem tjeter qe meriton vemendje eshte legjenda mbi etiken e fushates se Lulezim Bashes. Jam ndalur disa here gjate fushates rreth kesaj teme dhe nuk dua te perseris veten, por dua te them ne menyre te qarte se kjo eshte fushata me e pandershme e historise se Shqiperise pasi eshte fushata me e pavertete e saj. Ne kete fushate pervecse u vra e verteta, u tentua te prodhohet nje model i ndyre fushate, ku kandidati komunikon me qytetarin permes shesheve te xhirimit dhe jo permes kontakteve direkte me ta.
Nje fushate e falsifikuar nuk mund te jete kurre nje fushate etike. Ajo ishte dhe mbetet nje fushate fyese ndaj qytetareve, pasi synonte instrumentalizimin e tyre dhe jo informimin e tyre apo ballafaqimin me ta. Qytetaret nuk i fyen e verteta e hidhur, sado e hidhur te jete ajo, me shume se sa i fyen genjeshtra per historine e tyre te hidhur. Si mund te jete ndjere mire vajza e rritur e Ziver Veizit kur shikonte se vrasesi i babit mohonte duke buzeqeshur plumbin ne gjoksin e babit te saj, si mund te ndjehej mire vajza e madhe e Aleks Nikes kur shikonte Dafinen te shkonte me mamin dhe babin e veshur firmato ne Teater te Kukullave, kurse ajo rrinte e mbyllur ne shtepi te saj, pasi nuk ka kush ta nxjerre me shetitje.
Si mund te jete e ndershme nje fushate per nje kandidat me kater vrasje mbi shpine dhe dhjete femije jetime qe do ti kete para syve gjithe jeten, vetem se ky njeri pasi ka vrare nuk flet me keq, por buzeqesh. Eshte fyerje e madhe e inteligjences se kesaj shoqerie te quash etike nje fushate te nje njeriu, rrobat e te cilit vijne ende era barut, dhe ne ti lavderojme parfumin qe vjen nga truku elektoral i tij. Kjo etike i shkon per shtat vetem vrasesve gjakftohte, por kurre njerezve te qyteteruar qe kane guximin te marrin pergjegjesi per gjerat qe bejne.
Lulezim Bashes nuk i shkon as etika e vrasesit burrnor, as etika e vrasesit te pafajshem. Atij i shkon vetem etika e te pabesit, njeriut qe te vret pas shpine dhe pastaj buzeqesh. Ky njeri na ka rene per pjese ta kemi politikan, por se paku te mos shtiremi se jemi te lumtur per te. Le ta marrim sic eshte, si nje fatkeqesi.
Dhe se fundmi dua te ndalem pak tek ajo qe me ngjau si nje daltonizem politik i zotit Mustafaj, tek ngaterresa e qellimshme e ngjyrave qe Basha mund te sjelle ne PD. Shpresa e tij e vaket, te cilen as vete nuk e beson, se Lulezim Basha do te punoje tani e tutje per demokracine brenda PD-se, eshte nje shaka e hidhur. Lulezim Basha eshte ne politike, pikerisht se ne ate parti mungon demokracia dhe meritokracia. Ai eshte aty si kollovar politik i familjes Berisha, ngritur mbi supet e njerezve qe bene opoziten e veshtire dhe te hidhur te asaj partie pas vitit 1996.
Kur vete Mustafaj rropatej te ruante votat nga hajdutet e Ilir Metes ne vitin 2001, Lulezim Basha ishte duke mashtruar noterin holandez per te blere shtepi ne Holande. Kur Spartak Ngjela rropatej me pazarxhinjte e familjes Berisha nga Vuthaj, qe shkembenin apartamente me kuti votimi, Lulezim Basha ishte duke spiunuar Fatmir Limajn dhe Ramush Haradinajn ne Hage. Ai u shfaq ne seline e PD-se me Damir Fazlicin per te marre frytet e pushtetit duke nxjerre nga jashte asaj selie te gjithe ata qe e sollen ne pushtet.
Ky njeri qe gjate kesaj fushate elektorale, me metoda prej gestapoje, ka vene nen pergjim dhe struktura te PD-se se mos e tradhtonin, jo vetem qe nuk mund te vendose rregulla loje ne ate parti, por vete ai eshte simboli dhe shkaku pse ne ate parti ska me rregulla loje. Ai eshte shkaku i vetem qe Berisha i ngjan perdite e me shume Fidel Kastros se roitur qe mban fjalime para deputeteve qe ulin koken deri ne mes te shaleve te tyre, per te mbajtur te qeshurat nga ligjerime qe nisin me fitore plebishitare para njerezve qe jane te gjithe humbes dhe mbaron me perpjekje per barsoleta qe nuk i kupton askush.
Lulezim Basha eshte shkaku pse vete Mustafaj eshte de facto jashte asaj partie, pasi eshte shkembyer shume me lire se sa meriton, eshte shkembyer vetem pse nuk shkonte mire me nje shoqe te Argites.
I dashur Besnik. Une kam dhe nje lexim tjeter te perpjekjes suaj per te vleresuar ne menyre te gabuar Lulezim Bashen, por ate nuk dua ta komentoj publikisht se eshte cinike. Une e kuptoj se mes rreshtave te asaj letre me shume se sa gezimi per arritjen e Lulezim Bashes, ndjehet gezimi per mbetjen e PD ne dore te tij. E di se kjo eshte nje hakmarrje e madhe e Zotit mbi gjithe ata qe ka perdorur Berisha ne parti, mbi gjithe ushtrine e eunukeve qe e degjojne kokulur pa hapur gojen, mbi gjithe ata qe per te shpetuar nje karrige per nje tender me shume heshtin, nderkohe qe kane qene gati te vrasin Berishen kur ai ishte rrugeve, i parrezikshem dhe opozitar.
E ndjej cinizmin tend kur mendon se si buzeqesh Arben Imami, si sperdredh syte Genc Ruli, si nuk kuptohet picerrimi i buzeve te Pollos dhe ngjyra e tij qe nuk kuptohet nese eshte skuqur apo eshte natyrale, si turfullon Jozefina, apo si ndez cigare pas cigareje Sokol Olldashi ne kete keqkatandisje te PD-se ne derexhene e Lulit. Por mua me dhimbset ajo parti. Jo se kam qene pjese e atyre qe e kane ndertuar qe ditet e para, por dhe per faktin se demokracia ne kete vend do jete gjithmone e gjymtuar derisa te jete e gjymtuar demokracia ne ate parti.
Mos u bej aq cinik qe te besh sikur gezon vetem pse kjo parti eshte katandisur ne dore te nje njeriu, qe nuk ka fuqi as ta marre dhe as te lere pa leje.
PD-ja eshte sot nje parti e mundur keq, shume keq. Ajo ka humbur ne tre te katertat e vendit, kudo qe eshte shfaqur shembelltyra e treshes Nano- Berisha- Meta, eshte nje parti qe nuk ka dalje ne det, pasi ne bregdetin shqiptar eshte shfaqur shembelltyra e Shkelzenit, Argites dhe bandes se tyre, eshte nje parti qe ka humbur dhe buze Rruges se Kombit pasi askush nuk beson tek patriotizmi i nje qeverie qe ka instaluar monopolet e biznesit te mafias ish- jugosllave ne Tirane, duke krijuar per ta dhe lehtesi fiskale, dhe ben sikur con rrugen drejt Kosoves, ku nuk lejohet te blesh as rrushin e mrekullueshem te Rahovecit.
Mos genjeni veten se hakmerreni ndaj PD-se duke e katandisur ne doren e nje kukulle, qe thjesht kerkon te jete nje Argite e bukur, me idene se cdo fytyre e bukur genjen dike. Eshte me e mire ajo tjetra, Argita e vertete. Eshte me e vertete historia me te edhe kur perleshesh, edhe pse eshte me lehte te marresh hak ndaj PD duke e lene ne dore te Lulit.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine :
Politike - Lexuar : 89 here.
Ilir Meta - Sali Berisha
Menjëherë pas përfundimit të takimit me kreun e LSI-së, kryeministri Berisha u shpreh se të dy palët kanë rënë dakord për zgjedhjen e një presidenti sa më konsensual. Për këtë, Berisha ka ftuar kryetarin e PS-së, Rama, të mandatojë dy bashkëpunëtorë për të nisur negociatat.
“Ishte një takim me përputhshmëri të plotë mendimesh me udhëheqjen politike të LSI-së, që është aleatja kryesore e PD-së në koalicion. U ra plotësisht dakord...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim
» Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se
» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|