Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Revanshi per te dhunuar veten

Publikuar me : 31.08.2011 Ne : Kulture - 74 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Jorida Pasku

Regjisorit Gentian Koçi i duheshin 14 minuta me dokumentarin “Revansh” për të rrëfyer  sesi njeriu është i aftë të shkatërrojë natyrën dhe të shkaktojë tragjedi

Prezantimi i filmit “Revansh” (14 min e 30 sek) me regji dhe skenar të Gentian Rexhep Koçit, që u shfaq dje në mesditë në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë, bashkë me “Mbetjet” (‘9) me regji të Altin Agos dhe “Karburant Natyror” (‘8) me regji të Eros Çaushit, të gjithë prodhime të këtij viti, dëshmoi një tjetër mënyrë të trajtimit të dokumentarit nga regjisorë të rinj shqiptarë, (edhe studentë) të paktën ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim në prodhimet kinematografike të këtyre viteve. Dokumentarët i shmangeshin rrëfimeve të stilit reportazh, shfrytëzonin fare mirë gjuhën e imazhit dhe intervistat hynin me vend sa herë që ishte e nevojshme.

Në AQSHF u shfaq edhe “Receta për Katastrofa” (2008, ‘85) e John Websterit, që edhe ai trajtonte me finesë çështjen e ndotjes së ambientit dhe ngrohjes globale, por dokumentari ishte prodhim hollandez dhe krahasimi do të ishte pavend. Megjithatë, ndotja e natyrës nuk është vetëm një temë shqiptare, por universale.

Jeta e komunitetit rom mes plehrave që shkarkojnë çdo ditë makinat e transportit, jeta mes puseve të naftës, përmbytja e Shkodrës dhe djegia e pyjeve ishin problematika që spikatin në realizimet shqiptare dhe Koçi i lidhi bashkë te “Revansh” i tij, duke rrëfyer përmes “imazheve të montuara thjesht”, që i shoqëronte muzika e Mardit Lleshit, “e cila reflektonte dhimbje të brendshme dhe kishte një sens poezie”.

Dokumentari, i nxitur “Instituti Goethe” në Tiranë pas disa studimeve të bëra që njoftojnë se Shqipëria do të jetë shteti që do të goditet më tepër në botë nga ndryshimet klimaterike, është xhiruar në muajin dhjetor-janar, për dy javë, në kohën reale kur ndodhën përmbytjet e para në Shkodër. Pamjet nga qyteti të çojnë menjëherë te ngjarja dhe Koçi e ka fiksuar objektivin te “njeriu i izoluar”, te portretet e trishtuara pas hekurave të dritareve, te njerëzit që mbulojnë fytyrën me duar. Mesazhi i Koçit me këtë film ishte ndërgjegjësimi i individit. “Njeriu ka përdhunuar natyrën dhe natyra tani po i kthehet mbrapsht”.

Ambientalisti Sazan Guri e thotë shpesh në shpjegimet që jep në dokumentar për gjetjen e zanafillës së problemeve që “njeriu ka shkelur, ka grisur kontratën me natyrën”, se “vetë qytetari shkodran tregon që gjyshi e ka pasur shtëpinë në majë të malit, babai në rrëzë të kodrës, kurse ai vetë e ndërton shtëpinë atje ku duhet të ishte rrjedha normale e lumit Drin”. Po a ka njeriu fajin për përmbytjen e Shkodrës? A nuk duhet ndaluar ky njeri, apo grup njerëzish të papërgjegjshëm, të shkaktojnë tragjedi thjesht se duan të jenë të tillë?”. Gentiani do t’i mbajë larg nga kamera e tij politikanët edhe pse këmbanat bien për ata.

Ai mendon se duke ndërgjegjësuar qytetarët, që të mos presin pemët, të mos ndërtojnë shtëpi në rrjedhat e lumit, të mos përdhunojnë natyrën dhe të dijnë të zgjedhin politikanët e denjë, atëherë beteja është fituar. Është lënë jashtë filmit edhe ai show patetik, që të gjithë politikanëve u jepet rasti ta shfrytëzojnë në këto raste, kur hyjnë në ujë deri në gju për të treguar që janë solidarë dhe i jetojnë vuajtjet njësoj si ai shkodrani që i ka shkuar dhimbja në palcë. Ja përse e bëri Genti i la politikanët jashtë krijimit të tij:

“Problemi është që Shkodra prapë do përmbytet dhe politikanët prapë do shkojnë në Shkodër, prapë do bëjnë fushatën e radhës, prapë do bëjnë kërkesa patetike, prapë njerëzit do qeshin ose do qajnë, ca do t’i puthin dorën, ca nuk do i puthin dorën, ca do t’i besojnë, ca nuk do t’i besojnë dhe në fund fare, prapë do e hanë nga politikanët dhe prapë do të përmbyten ato shtëpi, do rimbursohen nga taksat tona, taksa që i paguan gjithë Shqipëria.

Ky është një show më të cilin nuk doja të merresha fare. Në qoftë se ne fitojmë betejën me ndërgjegjësimin e individëve, pak nga pak do të dijmë të fitojmë gjithë betejat. Nuk është beteja më e madhe politika, për mua është arti”.

Filmi analizon hap pas hapi sesi kjo përgjegjësi çon te katastrofat. Sesi pyjet që priten çojnë te përmbytjet, sesi djegia e plehrave shkakton çarjen e Ozonit.

Regjisori e sposton kamerën në zonën e Sharrës, ku shihet qartë bashkëjetesa e njerëzve me mbeturinat. Ai i referohet sërish ambientalistit Guri, kur shpjegon sesi “nga viti 1990, Shqipëria promovoi “modernizmin” industrial, i cili i kushtoi shumë pak kujdes natyrës dhe kufijve të saj. Toka, lumenjtë dhe pyjet kanë vuajtur me dekada shfrytëzimin destruktiv”.

Mjegullnaja që mbulonte çdo peizazh të filmit, sikur i shërbente të gjithë ritmit të ngadaltë ku zhvillohej procesi i shkatërrimit të natyrës, pak e nga pak, por përvuajshëm.

Edhe pse “Revansh” u shfaq para një numri të reduktuar personazh-3, 4 vetë ishin në sallën e Arkivit, një fakt i trishtë për regjisorin i cili vetë e gjeti derën e mbyllur dhe asnjë afishë udhërrëfyese për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Durrës, ai ka komunikuar me një tjetër publikun shqiptar, te “DocuFest 2010”, diën e premierës.

Gentian Koçi, i diplomuar para dy vitesh për regji filmi dhe televizioni në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi” është regjisori i tre filmave të shkurtër vit pas viti që nga 2007-ta: “Pasqyra”, “Antena”, “Për ters at’çast”, pushoi një vit (2010) për të realizuar filmin “Revansh” dhe ka fituar çmime në festivale brenda dhe jashtë vendit, Kosovë, Bullgari, Zvicër.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Homazh Pandi Zguros

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 94 here.
Me shfaqjen e dokumentarit “Pandi Zguro, një zë i papërsëritshëm” kujtohet dhe nderohet në 1-vjetorin e vdekjes këngëtari i Ansamblit të Ushtrisë. Nesër, ora 11.00, në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, i bëhet homazh Pandi Zguros (1944-2011), aktivitetit të tij si artist dhe ushtarak. Ministria e Mbrojtjes e dekoron nënkolonelin Pandi Zguro “Artist i Merituar” me medaljen “Për shërbime të shquara” (pas vdekjes). Marrin pjesë: Avni Mula, Milto Vaka dhe Ligor...Lexo te gjithe artikullin »


» Ah, parate, parate
» Dama Plake ne Tirane
» Finalja e Orkestres me muzike baroke
» Ne dy skenat kombetare
» Diktator jo si te tjeret
» Mbremja Gala nga Shkolla e Baletit
» Instrumenti etnik i shqiptareve
» Takim me njeriun qe di ta degjoje tjetrin
» Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit
» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit