Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Rezultatet e Censusit, AK U permbushen deshirat e Athines dhe Beogradit

Publikuar me : 21.12.2011 Ne : Politike - 81 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Aleanca Kuq e Zi ka reaguar menjëherë pas publikimit të rezultateve paraprake të censusit, duke e cilësuar atë si përmbushje të dëshirës së Athinës e Beogradit në lidhje me numrin e shqiptarëve.

Në reagimin e saj, AK thekson se shifrat e INSTAT-it e nxjerrin popullin shqiptar më të voglin në Ballkan, në një kohë kur shqiptarët llogariten të jetë rreth 10 milionë.

Për AK, rezultatet e publikuara nga INSTAT-i janë veçse dëshmi e denoncimeve të bëra nga kjo aleancë që në nisje të procesit të censusit.

Sipas INSTAT, popullsia e Shqipërisë gjatë vitit 2011 është 2 milion e 831 mijë e 741 banorë.

******

Censusi, Berisha: Ndodhi kapërcimi i madh, jemi vend urban  

Kryeministri Berisha e ka cilësuar jashtëzakonisht të suksesshëm procesin e censusit. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Berisha theksoi si treguesin më pozitiv të këtij procesi përqindjen e popullsisë që jeton në qytete.

“Ky është censusi i parë i shqiptarëve në liri. Të dhënat japin një tregues jashtëzakonisht pozitiv. Për herë të parë, popullata e qyteteve dominon mbi zonat rurale. Ne kemi qenë një vend rural, por rezultati dëshmon se aktualisht 53.7 perqind e shqiptarëve jetojnë në zonat urbane, 46,3 në zonat rurale. Këtu marrin përgjigje të gjithë ata që kanë qenë agresivë në çështjen e lëvizjes së lirë”, tha Berisha.

Duke u ndalur në shifrat e dhëna në vite, Berisha e quajti vitin 2011 si viti i kapërcimit të madh. “Në vitin 1989, në zonat rurale jetonin mbi 1 milion qytetarë më pak se në fshat. Në vitin 2000, 25 për qind e shqiptarëve ishin më shumë në fshat. Këtë dhjetëvjeçar ndodhi kapërcimi i madh. Shqiptarët janë tashmë komb urban”, tha ai.

Në lidhje me qytetarët që nuk kanë marrë pjesë në regjistrim, kreu i qeverisë u shpreh se ata përbëjnë deviacionin më minimal në historinë e kohëve moderne. “1.04 për qind nuk morën pjesë. Ky është deviacioni më minimal në historinë e kohëve moderne”.

Duke analizuar të dhënat e INSTAT, Berisha u shpreh entuziast për renditjen e Bashkisë së Kamzës si bashkia e gjashtë në vend për nga numri i popullatës.

 

* * *

Censusi: INSTAT publikon rezultatet, 29 mijë shqiptarë nuk morën pjesë

Drejtoresha e INSTAT Ines Nurja bëri sot një prezantim paraprak të rezultateve të censusit mbi popullsinë dhe banesat. Sipas saj popullsia e Shqipërisë gjatë vitit 2011 është 2 milion e 831 mijë e 741 banorë.

“Krahasuar me popullsinë në vitin 2001 ajo është 7.7 herë më e vogël dhe shkak për këtë janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë. Për herë të parë popullsia në zonat urbane është më e lartë se në zonat rurale ku rreth 53 perqind e popullsisë jetojnë në zonat urbane dhe 43 perqind në zonat rurale”, u shpreh Nurja.

Sipas statistikave, numri i personave që kanë refuzuar të përgjigjen për Censusin e të bëhen pjesë e tij është i vogël, 29 355 banorë. Përsa i përket numrit të banesave INSTAT njofton se janë regjistruar 1.075.881 të tilla në mbarë vendin. Drejtoresha e INSTAT theksoi se këto janë rezultate paraprake, ndërkohë që për përfundimtaret do të duhet një skanim dhe analizë e detajuar dhe më e gjerë.

 

A. Shëmbitraku / G. Ndoja

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 89 here.
Presidenti i ri, Berisha  Do negociohet dhe me Ramen dhe DulenIlir Meta - Sali Berisha Menjëherë pas përfundimit të takimit me kreun e LSI-së, kryeministri Berisha u shpreh se të dy palët kanë rënë dakord për zgjedhjen e një presidenti sa më konsensual. Për këtë, Berisha  ka ftuar kryetarin e PS-së, Rama, të mandatojë dy bashkëpunëtorë për të nisur negociatat. “Ishte një takim me përputhshmëri të plotë mendimesh me udhëheqjen politike të LSI-së, që është aleatja kryesore e PD-së në koalicion. U ra plotësisht dakord...Lexo te gjithe artikullin »


» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim
» Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se
» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit