Udheheqesit izraelite dhe ata palestineze pritet qe te fillojne nje raund te ri negociatash per paqen ne LIndjen e Mesme.
Ne bisedimet qe do te zhvillohen ne Sharm el Sheik, do te marre pjese edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton.
Amerikanet po perpiqen qe te ruajne presionin mbi palet per arritjen e nje marreveshjeje.
Levizja islamike Hamas, qe kontrollon Gazen, nuk perfaqesohet ne keto negociata.
Ekziston frika se ceshtja e vendbanimeve serbe mund te shkaktoje probleme te reja.
Palestinezet kane paralajmeruar se nuk ka kuptim qe te vazhdohet me keto biseidme nese izraelitet rifillojne punen per ndertimin e vendbanimeve te reja ne Gaze.
Afati i pezullimit qe ka vendosur Izraeli per keto punime skadon ne me pak se dy jave.
Kryeministri izraelit eshte shprehur se nuk deshiron te vazhdoje me politiken e ndalimit te plote te ndertimeve ne keto vendbanime, por ajo qe ofron ai eshte qe te mos lejoje ndertime te reja.
Duket se nuk ka shume vend per kompromis dhe koha po kalon.
Megjithate, duket e pamundur qe keto bisedime te deshtojne menjehere, po te kihen parasysh perpjekjet si edhe kapitalin politik qe ka investuar qeveria amerikane ne kete proces.
_________
Klinton Bisedimet, shansi i fundit
Me heret sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka kerkuar nga palestinezet dhe izraelitet qe te tejkalojne pengesat per paqe. Klinton u shpreh se bisedimet e reja te sapofilluara mund te jene shansi i fundit per nje kohe te gjate qe te arrihet nje marreveshje.
Klinton i beri keto deklarata per televizionet izraelite dhe palestineze, nje dite pasi nisi bisedimet e para direkte pas 20 muajsh.
Sekretarja Klinton tha se rritja e ideologjise kundershtuese se Iranit ne Lindje te Mesme dhe perkushtimi ndaj dhunes nga ata qe kundershtojne paqen jane arsye te fuqishme pse thuhet se ka pak kohe per keto bisedime.
Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmedinexhad ka hedhur poshte idene per bisedime paqesore duke i etiketuar si te lindura te vdekur dhe te mallkuara.
Palestinezet dhe vendet e rajonit nuk do te lejojne qe asnje pjese e Palestines tiu shitet armiqve tha Ahmedinexhad.
Irani perkrahe grupin militant palestinez Hamas qe gjithashtu ka refuzuar bisedimet per paqe.
Administrata e Obamas kerkon arritjen e marreveshjes paqesore brenda nje viti. Kryeministri izraelit, Benxhamin Netanjahu dhe Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abaz, jane zotuar te enjten ne Uashington se do perpiqen ta arrijne kete qellim ne nje seri bisedimesh.
Uashington, fillojne bisedimet izraelito-palestineze te paqes
Udheheqesit izraelite dhe palestineze filluan ne Uashington bisedimet e drejperdrejta te paqes, te parat prej pothuajse dy vjetesh. Ne ceremonine e hapjes ne Departamentin e Shtetit, Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton shprehu shpresen per bisedimet mes Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu dhe Presidentit palestinez Mahmud Abas. Duke hyre ne sallen e konferences, te tre zyrtaret buzeqeshen dhe shtrenguan duart me personalitete e tjera te pranishme. Zyrtaret amerikane kane thene se shpresojne arritjen e nje marreveshjeje brenda nje viti.
Ne komentet gjate ceremonise se hapjese se bisedimeve, Sekretarja e Shtetit u beri thirrje skeptikeve qe te bashkohen ne kete perpjekje. Tani, tha ajo eshte rasti per te ndihmuar ne dobi te progresit.
Ajo tha se Shtetet e Bashkuara kane premtuar mbeshtetje te plote per keto bisedime dhe theksoi se Amerika do te jete nje partnere aktive dhe e qendrueshme.
Zonja Klinton i shprehu besimin kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe Presidentit palestinez, Mahmut Abas se ata mund tia arrijne qellimit.
Ajo tha se kjo eshte ne interesin e sigurise se Shteteve te Bashkuara por theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk mund dhe nuk do te perpiqen te imponojne nje zgjidhje.
Vetem ju mund te merrni vendimin e nevojshem per te arritur nje marreveshje dhe te siguroni nje te ardhme paqesore per popullin izraelit dhe palestinez, tha Sekretarja e Shtetit.
Mbreme, pas bisedimeve qe paten vec e vec ne Shtepine e Bardhe me Presidentin Obama, Zoti Netanjahu dhe Zoti Abas shprehen qe te dy perkushtimin ndaj perpjekjeve te paqes.
Nderkohe, ne komentet e saj, zonja Klinton tha se per shume nga pjesmarresit, ky nuk eshte udhetimi i pare drejt tryezes se bisedimeve.
Ne kemi qene ketu me pare dhe e dime sa e veshtire do te jete rruga perpara nesh. Me siguri qe do te kete pengesa dhe hapa prapa. Ata qe e kundershtojne ceshtjen e paqes do te perpiqen me cdo menyre per ta sabotuar procesin sic e kemi pare kete jave, tha zonja Klinton.
Ajo u beri thirrje dy udheheqesve qe te ecin perpara me mirebesim dhe te mos lekunden ne perkushtimin e tyre per te arritur suksesin ne emer te popujve te tyre. Zonja Klinton perseriti se ceshtjet kryesore mes dy paleve mund te zgjidhen brenda nje viti dhe tha se ideja e zgjidhjes me dy shtete eshte e vetmja rruge drejt nje paqeje te qendrueshme.
Ajo iu drejtua dy udheheqesve me fjalet se ata kane shansin per ti dhene fund konflitit dhe armiqesise nje here e mire.
Zonja Klinton tha se ne fund te fundit do te jene populli izraelit dhe ai palestinez qe do te vendosin te ardhmen e tyre dhe u beri atyre thirrje per durim.