Publikuar me : 13.02.2012 Ne :
Sport - 37 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Xhek Preçetaj
Sfida e 185-të midis Mançester Junaitid dhe Liverpul, duhet të ishte sfida e paqes midis Suarez dhe Evra. Por gjesti i sulmuesit Suarez, ka risjelle edhe një herë polemikat raciste të pak muajve më parë. Më konkretisht sulmuesi uruguaian, ka refuzuar ti jap dorën francezit në fillimin e sfidës. Një gjest ky që irritoj lojtarët e “Djajve të kuq”. Në një ndeshje futbolli sipas ritualit, pas hyrjes në fushë futbollistët vendosen në rresht dhe pas mbarimit të një kënge e cila është ose himni kombëtar ose himni i kompeticionit, lojtarët miq në rresht fillojnë ti japin dorën lojtarëve kundërshtare. Në këtë moment Suarez refuzon që ti japë dorën francezit i cili ishte i pari në rresht për “Djajt e kuq”, pasi kishte shiritin e kapitenit. Evra tenton që t’ia rimarrë dorën por Suarez refuzon dhe një herë.
Ndërkohë Rio Ferdinand refuzon ti jap më pas dorën Suarezit. Ky gjest, vjen si rrjedhojë e historisë së racizmit midis dy lojtarëve. Në Nëntor, Suarez ju desh të vuante dënimin prej 8 javëve ndëshkim për shkak të fyerjeve raciste ne fushë ndaj Evras. Pas sfidës Suarez u shpreh: “Kam folur me trajnerin tim dhe kam kuptuar se kam gabuar. Kam zhgënjyer Dalglish, klubin dhe gjithçka që përfaqëson. Ndihem fajtor. Kam bërë një gabim dhe më vjen keq. Duhet që ti kisha dhënë dorën Evras dhe për këtë duhet të kërkoj falje”, shprehet uruguaiani. Por reagimi i trajnerit të Mançester Junaitid, është shumë i ashpër: “Luis Suarez është një fatkeqësi për Liverpulin.
Nuk duhet lën kurrë të luajn më për ekipin. Mundet të kishte shkaktuar një grindje në fushë. Kur pashë që refuzoj ti jepte dorën Evras, nuk mundesha ta besoja. Jam vërtet shumë i zhgënjyer nga ky djalosh. Ajo që ka bërë ishte e tmerrshme”. Por në krahun tjetër trajneri i Liverpul Dalglish del në mbrojtje të lojtarit të tij: “Mendoj se nuk është e drejtë që ti atribuohet xhudo faj Suarezit, për atë çka ndodhi sot. Nuk e di se përse nuk i ka shtrënguar dorën Evras sot, nuk isha aty dhe nuk e kam parë episodin, megjithatë më është treguar diçka tjetër”. Megjithatë Suarez dje pësoj një humbje të dyfisht, pasi edhe rezultati final ishte në favor të Mançester Junaitid. Pasi “Djajt e kuq” fituan 2-1 me dy gola të Uejn Runej.