Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Rishfaqja e Nanos dhe semundja e Berishes

Publikuar me : 16.12.2011 Ne : Kuriozitete - 26 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli


Ilir Yzeiri


Nuk më kujtohet mirë nëse intervista e Nanos, në të cilën ai shfaqi dëshirën dhe ambicien për t’u përzgjedhur si një nga kandidatët e mundshëm për president të vendit u dha atë ditë që Berisha gati u rrëzua si pasojë e një lipotomie apo si pasojë e mosfurnizimit të trurit me gjak, apo këto dy ngjarje nuk u shtollën në të njëjtën ditë. Megjithatë, të dy këto lajme ishin pak a shumë në të njëjtën kohë. Pra, shqiptarët njëherë u «tronditën» nga ambicia e Nanos dhe njëherë tjetër «u trandën» nga sëmundja e Berishës.

Sidoqoftë, Perëndia me të madh të vet na ruajti për të gjithë ne pa dallim, të majtë a të djathtë, një shfaqje të denjë për fiset e Amerikës latine, atje ku të parët e një gjindjeje të caktuar e trajtojnë popullin si një turmë, si një leckë të shqyer, me të cilën ata mund të fshijnë jargët e trasha të nepsit për pushtet e para. Sido që të jetë kjo simbolikë, pra ambicia e Nanos dhe sëmundja e Berishës bëjnë pjesë në paradigmën e politikës shqiptare, sipas së cilës ne jemi të dënuar që të urojmë shpëtimin nga perëndia prej të dyve, që njërit t’i ruajë mendjen dhe tjetrit t’i çojë gjak në tru dhe ne të gjithëve Perëndia të na japë kurajë e durim se mesa shihet kemi ende shumë për të parë e dëgjuar.

Përtej kësaj hyrjeje pak sarkastike, lajmi se Nano do të kandidojë për president dhe se Berisha është sëmurë është një lajm i trishtë për ne shqiptarët. Kjo do të thotë se demokracia jonë jo vetëm që nuk funksionon, por ajo është peng i një dysheje nga më të shëmtuarat në politikën shqiptare. Dyshja Nano-Berisha është një nga më të pështirat në historinë e tranzicionit shqiptar. Kur rri e mendoj se kam qenë bashkëkohës i këtyre dy politikanëve ndihem vërtet i poshtëruar. Më kujtohet shprehja e një gazetari rus që në këto ditë rilindjeje për demokracinë ruse tha pak a shumë se e ndiej veten të fyer që jam pjesë e një populli idiot e dembel, të atrofizuar nga trutë siç është populli rus. Unë nuk i heq asnjë presje këtij konstatimi dhe ashtu si gazetari rus edhe unë e ndiej vetën të poshtëruar me popullin tim që nuk reagon, por është gati t’i mbajë në kurriz mot e jetë si Nanon ashtu edhe Berishën.

Në një vend normal demokratik, me mbarimin e mandatit, një lider politik europian i kthehet profesionit të tij dhe po të kemi parasysh vetëm Prodin, fjala vjen, do të vërejmë se ai pas mbarimit të mandateve të larta që ka pasur, kthehet në Bolonjë në qytetin e tij dhe merret ose me veprimtari akademike ose me ofertat që ka nga institucione të ndryshme ndërkombëtare. Mirëpo, ka edhe një model tjetër politikanësh. Është modeli i Shirakut në Francë apo i Kolit në Gjermani. Këta dy politikanë të mëdhenj të Francës e Gjermanisë, pjesën e mbetur të jetës po e kalojnë ose e kanë kaluar nëpër gjykata.

Ndaj tyre janë ngritur akuza për korrupsion dhe Shiraku i sëmurë është bërë shënjestër e shtypit për ecejaket në gjykatë. Ndërsa këtu te ne në vend që Fatos Nano të ishte duke dhënën mësim në ndonjë universitet shqiptar apo të huaj, në vend që të shkruante libra për ekonominë apo të ndonjë zhanri tjetër, në vend që të endej gjykatave për njëmijë e një akuza që i janë bërë, rri e shijon jetën luksoze sa në Vjenë sa në qytete të tjera të Europës duke e shpërdoruar atë në mënyrë skandaloze me bixhoz dhe sikur të mos mjaftonte kjo shpall se do të kandidojë përsëri për president. “O tempora o mores” do të thoshin latinët. Në anën tjetër, Sali Berisha na siguron ne të gjithëve se jo vetëm nuk jam i sëmurë, por jam aq i shëndoshë sa do të më kini këtu për shumë e shumë kohë, thotë ai me buzëqeshjen më të shëmtuar që mund të tregojë një njeri. Dhe unë i jap të drejtë kolegut rus kur thotë se më vjen turp që jam pjesë e një populli idiot dhe të tredhur.

Në fakt gjërat duket sikur po ndryshojnë dhe Putini në Rusi nuk është më aq trim sa ç’ishte vite më parë. Pse?

 

Hillary for ever

Kështu e titullonte kohë më parë analizën e vet një gazetare franceze në “Lë Monde”. Ajo thoshte anë atë shkrim se zonja Klinton është sot politikania me popullore në Amerikë. Aq popullore sa po të kandidonte ajo në vend të zotit Obama fitorja e saj do të ishte gati 60 perqind. Zonja Klinton në këto vite të mandatit të saj në krye të Departamentit të Shtetit ka qenë e vendosur dhe me një gjuhë të prerë në mbrojtje të demokracive. Ishte ajo që përkundër qëndrimit jo të qartë të presidentit Obama për “pranverën arabe”, tha frazën lapidare se ne nuk mund të përkrahim një qeveri që nuk e do populli. Përballë demokracisë nuk ka asnjë interes për ne. Ajo dhe shteti i saj zuri menjëherë vend në koalicionin kundër Libisë së Gedafit. Zonja Klinton ka qenë e prerë dhe pa ekuivok edhe ndaj Rusisë.

Në qoftë se e kujtoni, Putin fajësoi me emër zonjën Klinton për deklaratën e famshme që bëri ajo se në qoftë se populli do zgjedhjet në Rusi ato duhet të përsëriten. Të mos harrojmë se është hera e parë që Amerika përmes Sekretares së Jashtme shprehet qartë dhe prerë për mbrojtjen e demokracisë. Pas kësaj edhe Europa po i kërkon Rusisë që të përsëritë zgjedhjet. Po Shqipëria ku gjendet në këtë mes? Është i trishtueshëm fati i një vendi të vogël dhe unë, ashtu si çdo shqiptar, e di se ne nuk përbëjmë problem për Amerikën, por unë e di gjithashtu se mesazhi i zonjës Klinton me rastin e festës së Pavarësisë ishte inkurajues. Unë e di gjithashtu që ne jemi lënë të qeverisemi nga diplomatë të huaj. Dhe në këtë pikë, ambasadori i OSBE-së me naivitetin, arrogancën, papjekurinë dhe me qëndrimin gati antishqiptar që mban është një rast emblematik që tregon se Europa është e ndarë në dysh në rastin e Shqipërisë.

Opozita shqiptare, nëse kërkon vërtet që të shpëtojë këtë vend nga dyshja që po i vërtitet në kokë tash njëzetë e ca vjet, duhet të bëjë vetëm një gjë. Të gjejë mundësinë që të informojë drejtpërdrejt zonjë Klinton për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Vetëm kështu mund të kemi një shpresë se Shqipëria mund të shpëtojë, vetëm kështu Berisha do të trembet dhe nuk do të guxojë të rrijë asnjë minutë në pushtet përballë revoltave të vitit 2013. Pse të vitit 2013? Sepse në atë vit, Berisha do t’i vjedhë zgjedhjet dhe opozita do të jetë në rrugë. Në atë vit, ne të gjithë do të presim një mesazh nga Amerika. Dhe që ai mesazh të jetë në favor të demokracisë shqiptare dhe të Shqipërisë, opozita e sotme duhet të punojë qysh tani, duke informuar vetëm një njeri… Hillary Klinton-in. Vetëm ajo mund ta shpëtojë Shqipërinë ashtu siç bëri dy herë burri i saj, njëherë kur shporri nga pushteti Berishën dhe herën tjetër kur urdhëroi që të bombardohej Beogradi.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Mishmashi i arsimit shqiptar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 25 here.
Agim Fjolla Në Londrën e para pavarësisë shqiptare lindi një debat publik pas vjedhjes së një prej galerive private të artit që zotëronte një koleksion të veçantë veprash nga rilindja italiane. Roja i turnit të natës i ishte dorëzuar gjumit dhe këtë dobësi të moshës e kishte përdorur hajduti i cili vodhi plot pesë piktura. Kjo ngjarje shërbeu si nisje e një debati ku përzihej detyrimi moral me detyrimin ligjor ku njëra palë e hidhte rojën në anën e fajtorëve...Lexo te gjithe artikullin »


» Puna e mjekut flet me shume
» Ambasada ne Itali na ka mbyllur deren
» Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda
» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit