Publikuar me : 25.10.2011 Ne :
Kronike - 47 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave (RISHM) pas hetimeve në Bulqizë pak ditë pas shpërthimit që i mori jetën një minatori për plagosi 8 të tjerë, vendosi masën e gjobës prej 500 mijë lekësh të reja ndaj firmës koncesionare “ACR” dhe 150 mijë lekë gjobë për inxhinierin dhe drejtorin.
Burime nga RISHM-i bëjnë të ditur se kjo masë administrative është marrë për neglizhencë të rregullave të sigurimit teknik në minierën e Bulqizës. RISHM i kërkoi ACR-së që të kryejë investime në minierë duke vënë sisteme të reja ajrimi në galeri.