|
Ristani therret policet kunder deputeteve
Publikuar me : 18.05.2011 Ne :
Politike - 218 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
TIRANE- Tentativa e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te ndryshuar ne tavoline rezultatin per bashkine e Tiranes e ka shnderruar kete institucion ne nje fushe-beteje, ku kater rreshtime te ndryshme zhvillonin nje lufte nervash. Rreshtimi i pare ishte kreu i KQZ-se Arben Ristani dhe shpura e truprojave te tij.
Perreth Ristanit ndodheshin rreth 50 deputete te Partise Socialiste, te cilet kishin vendosur te ndiqnin mbledhjen. Ne ambientet e jashtme ndodheshin rreth 200 forca policie, te cilat nuk lejonin askend ti afrohej institucionit. Ne perforcim te tyre ndodhej nje ushtrie e dyte e perbere nga dhjetera forca speciale, por e fshehur ne fushen e blerte te Qemal Stafes. Rrethimi i katert ishin qindra simpatizante te PS-se, te cilet iu pergjigjen thirrjeve te deputeteve per te mbrojtur rezultatin.
Por kulmi ka arritur rreth ores 18.00 kur kreu i KQZ-se Arben Ristani i ka kerkuar policise qe te nderhyje per te nxjerre jashte deputetet e Partise Socialiste. Dy oficere policie kane hyre brenda salles se mbledhjeve duke i komunikuar deputeteve vendimin e Ristanit. Nderkohe dhjetera policie jane pozicionuar tek dera e institucionit, gati per te hyre. Ata kane marre pergjigjjen e thate te socialisteve se askush nuk ka nder mend qe te largohet nga salla dhe ne keto kushte policia eshte terhequr.
Situata e tensionuar ka vazhduar deri ne oren 20 e 20 minuta kur deputetet e PS-se dolen nga KQZ duke deklaruar se do te shkojne serish diten e sotme kur te zhvillohet mbledhja.
***
Tensionimi i situates nisi kur kryetari i KQZ-se, Arben Ristani ndryshoi qellimin e mbledhjes nga perpilimi i tabeles perfundimtare te njesise bashkiake numer 5 ne Tirane, ne vleresimin e fleteve te kontestuara nga Partia Demokratike. Me te mesuar kete fakt deputetet e PS-se u nisen nga selia drejt KQZ-se. Mberritja e deputeteve ne KQZ u shoqerua me kerkesen e menjehershme te Arben Ristanit per te shtuar numrin e policeve. Brenda pak castesh KQZ u rrethua nga forca te shumta policie, te cilat nuk lejonin afrimin e njerezve te paautorizuar.
Çdo kush qe do te hynte ne KQZ duhet te kalonte te pakten dy kontrolle policesh.
Rrethimi u shtri edhe ne rrugen perpara KQZ-se. Nje postbllok i policise rrugore detyronte makinat qe te ktheheshin pas. Kjo solli shtimin e numrit te njerezve perpara KQZ-se. Edhe pse shiu nuk ka pushuar ne asnje cast, qindra simpatizante te PS-se kane qendruar stoik perpara KQZ-se. Per te parandaluar ndonje perplasje te mundshme policia ka derguar edhe forcat speciale.
Disa furgone me efektive te FNSH-se se Tiranes dhe qyteteve te tjera, i jane afruar KQZ-se permes stadiumit Qemal Stafa. Ata kane hyre nga dera anesore e stadiumit dhe kane ndaluar ne pjesen prane institucionit te zgjedhjeve, gati per te nderhyre.
Rreth ores 14.30 kreu i KQZ-se, Arben Ristani u largua nga institucioni duke njoftuar se shtyhet mbledhja per nje afat te papercaktuar. Por as kjo nuk mjaftoi qe perfaqesuesit e PS-se te largoheshin. Rreth ores 17.30 Ristani vendosi anulimin e mbledhjes duke e shtyre per mengjesin e sotem, por pa i dhene nje zgjidhje situates se krijuar.
KQZ Jemi fyer nga deputetet e PS
I vetmi reagim zyrtar i KQZ-se per situaten e djeshme ishte ai i zedhenesit Arti Lushi, i cili deklaroi se administrata ndihej e kercenuar. Deputetet e PS filluan te drejtonin fjale fyese ndaj KQZ. Behet fjale per nje situate te ndere dhe e pajustifikueshme. KQZ iu kerkon forcave garuese te veprojne ne perputhje me ligjin. Mbledhja do filloje sapo situata te qetesohet, tha Lushi. Por mbledhja u shty per diten e sotme.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine :
Politike - Lexuar : 89 here.
Ilir Meta - Sali Berisha
Menjëherë pas përfundimit të takimit me kreun e LSI-së, kryeministri Berisha u shpreh se të dy palët kanë rënë dakord për zgjedhjen e një presidenti sa më konsensual. Për këtë, Berisha ka ftuar kryetarin e PS-së, Rama, të mandatojë dy bashkëpunëtorë për të nisur negociatat.
“Ishte një takim me përputhshmëri të plotë mendimesh me udhëheqjen politike të LSI-së, që është aleatja kryesore e PD-së në koalicion. U ra plotësisht dakord...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim
» Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se
» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|