Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Robert Aliaj “Alternativa jone lokale ne industrine e kinemase”

Publikuar me : 10.09.2011 Ne : Kulture - 60 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Foto nga filmi "Pasqyra" 1975 i Andrei Tarkovsky-t


Elsa Demo

Të gjithë e pranojnë pa ia pohuar opinionit publik se prodhimi kinematografik vendas me buxhetet e shtetit ndodhet në pikë kritike dhe të gjithë e shohin se si po lulëzojnë festivalet e filmit me prodhime nga bota ku kontributi shqiptar mungon. Me kohë edhe këto ngjarje do të disiplinojnë qëllimet kundrejt publikut apo kundrejt vetë kinemasë.

Vitin e kaluar u themelua “Tirana 48 Hour Film Project” që finalizohet me një paradë prodhimesh filmike 4-7 minuta, që realizohen nga ekipe të rinjsh brenda 48 orësh.

Festivali është satelit lokal i një projekti me qendër në SHBA.

Edicioni i parë pothuajse u braktis nga mbështetja financiare e institucioneve të shtetit dhe mendohej se aq e pati. Në mars, “Çifti i përkryer” i realizuar nga ekipi i të rinjve “Albartist” dhe i shpallur më i miri në Tirana-48 Hour Film Project 2010, përfaqësoi Tiranën për në “Best 48 hour Film of the Year 2010”, në këtë konkurs ndërkombëtar në Los Anxhelos. Ishte një shenjë që festivali do të kthehej me edicionin e dytë.

Ashtu po ndodh. Më 21-23 tetor 2011 grupe të rinjsh nga gjithë hapësirat shqiptare hyjnë në konkurrim për të bërë një film të mirë të shkurtër brenda 48 orësh. Secilit ekip i caktohet zhanri, karakteri, dhe linja e dialogut të filmit që duhet të realizojnë.

Nga ky konkurrim vlerësohen regjia më e mirë, aktori dhe aktorja më e mirë, skenari, muzika dhe filmi më i mirë i vitit.

Robert Aliaj producent i 48HFP për Tiranën dhe drejtor artistik i festivalit flet shkurt për situatën e deritanishme.

 

Festivali 48 orësh për herë të dytë? Sikur patët probleme të pakapërcyeshme, çfarë ndodhi?

Ne jetojmë në një vend me probleme të pakapërcyeshme permanente, e megjithatë ja dalim falë pasionit, por edhe këmbënguljes së pjesëmarrësve. Mua asnjëherë nuk më shkoi ndërmend të anuloj edicionin e dytë të “Tirana 48 Hour Film Project”, për arsye të vështirësive dhe pengesave e stërkëmbëshave të gjithëfarëllojshme, disa herë me karakter financiar, mungesë vullneti politik, mungesë të një strategjie ose politike kulturore e shumë të tjera.

“Tirana 48 Hour Film Project” mund ta perceptojmë si një kontribut në kulturën shqiptare. “48 Hour Film Project” me dimensionin e tij internacional dhe falë eksperiencës së mrekullueshme që ka krijuar në të gjitha kryeqytetet që organizohet, është futur tashmë në axhendën e aktiviteteve më të rëndësishme të vitit në qytetet respektive. Një gjë e tillë nuk ndodhi me ne vitin e kaluar, kur Bashkia e Tiranës e pati këtë shans dhe nuk i dha rëndësinë e duhur, me gjithë varfërinë ekstreme të jetës kulturore të kryeqytetit.

 

Si janë parashikimet për edicionin e dytë, interesi i pjesëmarrësve, po dhe klima në vend për projekte si ky që nxit të rinjtë?

Siç thash më sipër, klima në vend nuk favorizon asnjë dëshirë për të qenë kreativ, megjithatë kjo nuk duhet të bëhet faktor negativ për të marrë pjesë. Nuk është mungesa e galerive të artit që do të më pengojë të pikturoj. Do ishte qesharake.

Interesi i të rinjve për “TIRANA 48 Hour Film Project” duket në rritje. Dështimi i tij do të ishte dështim i vetë shoqërisë sonë. Gjithshka mund të ndodhë, në fund të fundit unë do të jap maksimumin e energjive të mia, sepse jam i ndërgjegjshëm për vështirësitë. Në jetën time kurrë nuk kryqëzova duart, as ndihmë nuk pretendova. Artist nuk bëhesh, je ose nuk je. Pikë.

 

Me çfarë përvojash artistike vini nga vjet?

Edicioni i parë i “Tirana 48 Hour Film Project” më befasoi dhe i kaloi parashikimet e në aspektet artistike, teknike, organizative etj.. E pata menduar më tepër si një ngjarje underground. Kjo gjë më rezultoi e gabuar, sepse festivali nuk mbeti në dimensionet e një festivali alternativ, duke marrë përmasat e një festivali të mirëfilltë, mbi të gjitha me një kontribut në krijimin e filmave të rinj.

Buxheti i lartë për prodhimin e një filmi të jep liri krijimi dhe veprimi. Por të bësh të njëjtin film për 50.000 lekë, ky është përkushtim dhe sfidë. Të detyron të jesh më i shkathët dhe të ëndërrosh më shpesh kapelet në kokë. Mendoj se kjo të bën regjisor të mirë.

Vjet kishim një ekip të vogël për organizimin e festivalit, por përkushtimi ishte i madh. U mobilizuan 280 kineastë, aktorë, regjisorë etj.. U krijuan rreth 30 grupe filmike, u prodhuan 18 filma të rinj të shkurtër, dhe si përfundim Shqipëria me Tiranën e saj u përfaqësua me dy filma në Miami International Film Festival, nga ku, 14 më të mirët, vazhduan rrugën për në seksionin e filmave të shkurtër në Festivalin e Kanës.

 

Është e vërtetë që festivali më shumë se për kineastë të rinj ngjall interes për aventurierët e gjuhës së imazhit?

Se pari, fjala është për angazhimin e regjisorëve të rinj, por edhe për prodhimin dhe promovimin e filmave shqiptarë. Në asnjë rast nuk është përmendur se cilësia e imazhit është vendimtare në festivalin tone. Teknologjia ka vendin e vet, por në asnjë rast ajo nuk përbën rol vendimtar. Ne kërkojmë të zbulojmë dhe të promovojmë të talentuarit. Zhvillimi i këtij festivali i jep një shtytje më tej në përgjithësi zhvillimit të industrisë së filmit në vendin tonë. Koha shumë e shkurtër prej 48 orësh e realizimit të një filmi vë në provë dhe i fokuson krejtësisht kineastët, duke nxitur thellësisht krijimtarinë dhe punën në grup, si dhe aksionin.

Theksi vihet gjithashtu në formimin e “grupeve komunitet” me krijues lokalë – duke lehtësuar krijimin e lidhjeve të reja dhe interaksionin midis krijuesve të rinj nga e gjithë Shqipëria, shprehjen e afirmimin e potencialit dhe vlerave të tyre krijuese, duke bërë që grumbullimi i forcave krijuese të japë frytet e saj vetëm gjatë një fundjave.

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Homazh Pandi Zguros

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 94 here.
Me shfaqjen e dokumentarit “Pandi Zguro, një zë i papërsëritshëm” kujtohet dhe nderohet në 1-vjetorin e vdekjes këngëtari i Ansamblit të Ushtrisë. Nesër, ora 11.00, në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, i bëhet homazh Pandi Zguros (1944-2011), aktivitetit të tij si artist dhe ushtarak. Ministria e Mbrojtjes e dekoron nënkolonelin Pandi Zguro “Artist i Merituar” me medaljen “Për shërbime të shquara” (pas vdekjes). Marrin pjesë: Avni Mula, Milto Vaka dhe Ligor...Lexo te gjithe artikullin »


» Ah, parate, parate
» Dama Plake ne Tirane
» Finalja e Orkestres me muzike baroke
» Ne dy skenat kombetare
» Diktator jo si te tjeret
» Mbremja Gala nga Shkolla e Baletit
» Instrumenti etnik i shqiptareve
» Takim me njeriun qe di ta degjoje tjetrin
» Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit
» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit