Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Robert Bosch Marreveshja politike? Sa me vone, aq me keq per vendin

Publikuar me : 08.09.2010 Ne : Politike - 125 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Intervista / Rrefimi i ambasadorit te OSBE-se, pas mbarimit te mandatit ne Shqiperi. Nevoja e marreveshjes politike, pikat e raportit te neserm ne Vjene, roli i te huajve ne ndermjetesimin e krizes, ligjet qe (nuk) duhet te beje Kuvendi, pikat e dobeta te imunitetit te gjyqtareve, sulmet dhe puna e Prokurorit te Pergjithshem dhe leksioni qe erdhi nga Gerdeci


Nje marreveshje perfundimtare e pranueshme per te gjitha palet do ta forconte se tepermi pozicionin e vendit ne arenen nderkombetare. Robert Bosch, ambasadori i sapolarguar i OSBE-se ne Tirane, ne prononcimin e fundit per mediat shqiptare, ne nje interviste per gazeten Albanian Daily News, u beri serish thirrje paleve politike ne Shqiperi qe te arrijne nje marreveshje te shpejte dhe te pranueshme, qe kursi i vendit drejt BE-se te mos ndalet.


Neser z. Bosch do te raportoje ne zyren e OSBE-se ne Vjene dhe u shpreh se ne raportin e tij do te beje nje permbledhje te ngjarjeve kryesore politike dhe programatike te vitit te kaluar, ku padyshim do te mbizoteroje situata politike dhe klimes pas zgjedhjeve te vitit 2009 dhe shtetit te se drejtes.


Po largoheni nga Shqiperia ne nje moment kur qeveria dhe opozita mbeten te vendosura ne qendrimet e tyre dhe kur zgjidhja per transparencen e zgjedhjeve te kaluara duket e larget, pavaresisht thirrjeve te perseritura te komunitetit nderkombetar, perfshire OSBE-ne dhe juve personalisht. A prisni te kete se shpejti nje zgjidhje? N.q.s., po, nga do te vije? A do te nderhyje OSBE-ja per te ndermjetesuar nje marreveshje?


Une jam nje optimist i lindur edhe per kete situate, keshtu qe nuk shoh absolutisht asnje arsye se pse nuk mund te gjendet shume shpejt nje zgjidhje. Kjo, sigurisht, varet, si zakonisht, nga nje gje e vetme - vullneti politik. Ne fakt, ka qene vertet zhgenjyese qe deri tani nuk ka pasur vullnet te mjaftueshem per ti dhene fund ketij ngerci. Aktoret vendas e dine qe te gjithe se ka kaq shume objektiva kombetare strategjike qe duhen arritur, saqe nuk mund ta vazhdojne edhe aq gjate kete ngerc.


Sa i perket Prezences, ne do te ndihmojme, nese na kerkohet, por, kesaj radhe, do te me pelqente te shihja klasen politike te marre persiper autoresine e veprimeve te saj, pa ndonje perfshirje te jashtme, ne perputhje me ate cka ka thene edhe BE-ja. Do te habitesha shume nese Prezences i kerkohet se shpejti te ndermjetesoje per ndonje marreveshje.


Kjo nuk do te thote se po te na kerkohej dicka e tille, ne do te refuzonim. Megjithate, nje argument bindes eshte se, po te perfshihemi, sic kemi bere me pare, nuk do ta ndihmonim shume klasen politike vendase per te marre persiper autoresine e veprimeve te saj.


Shqiperia eshte anetare me te drejta te plota ne NATO dhe me aspirata shume te forta e te njohura per tu bere anetare e BE-se. Nje marreveshje perfundimtare e pranueshme per te gjitha palet do ta forconte se tepermi pozicionin e vendit ne arenen nderkombetare.


Te enjten, ju do te mbani raportin e radhes para Keshillit te Perhershem te OSBE-se mbi situaten politike ne Shqiperi dhe mbi veprimtarite e OSBE-se. Ku perqendrohet kryesisht raporti?


Raporti im do te beje nje permbledhje te ngjarjeve kryesore politike dhe programatike te vitit te kaluar. Kesaj radhe i kemi lene ndoshta pak me shume hapesire shqyrtimit te situates politike dhe, sigurisht, klimes politike qe lidhet me situaten pas zgjedhjeve te vitit 2009 dhe shtetit te se drejtes, te cilat jane pasqyruar ne menyre te plote.


Sa u perket zgjedhjeve, pavaresisht gjithckaje tjeter qe po ndodh, do te nevojitet nje vullnet me i madh politik per tu siguruar se zgjedhjet e ardhshme per qeverine vendore do ti plotesojne plotesisht standardet nderkombetare.


Bazuar ne rekomandimet e raportit te fundit te OSBE/ODIHR-it, duhet te filloje sa me shpejt qe te jete e mundur e te perfundoje nje proces konsensual reforme, pas zhvillimit te nje procesi te pershtatshem konsultimi, nje proces me nje qasje gjitheperfshirese.


Roli ndermjetesues i OSBE-se here eshte mirepritur e kerkuar e here kritikuar prej politikaneve shqiptare. Shembulli me i fundit eshte ai i disa muajve me pare, kur ju folet per nje kompromis te mundshem midis paleve. Ne qofte se do te ktheheshit mbrapa, a do te kishit zgjedhur te qendronit me i terhequr, apo do te ishit perfshire edhe me aktivisht?


Une kam reaguar dhe vazhdoj ende te reagoj duke ruajtur nje qasje me objektive. Shqiperia eshte nje vend sovran me udheheqes politike, te cilet jane me se te afte ti zgjidhin vete gjerat pa nderhyrje nga jashte. Ne ate kohe, BE-ja kerkoi qe partite politike ta zgjidhnin vete problemin pa ndihme nga jashte, sic pritet nga nje vend qe aspiron te behet pjese e BE-se. Ideja se ciles iu referova atehere nuk ishte nje ide imja, ishte sigurisht nje ide qe po diskutohej.


Mua mu duk nje nisme e mire dhe shpresova se do te zbatohej, pa iu futur publikisht ne me shume hollesira... Thene kjo, kur ke jetuar dhe punuar ne nje vend me njerez kaq te mire e miqesore, si ne rastin tim keto tre vjetet e fundit, nuk mund te besh gje tjeter vecse te duash qe gjerat te shkojne mire.


Çfaredolloj komenti publik qe mund te kem bere atehere apo kurdo qofte, e kam bere gjithmone me qellim qe te nxisja nje debat kombetar te hapur publik, kjo eshte e gjitha. Motivet e mia kane qene gjithmone plotesisht te sinqerta e dashamirese.


Por fakti eshte se eshte pothuajse e sigurt se cdo nivel ndermjetesimi, i udhehequr qofte nga OSBE-ja, qofte nga kushdo tjeter, ne fund ka nje pale qe pretendon se ndermjetesuesi ishte ne njefare menyre i njeanshem, gje qe nuk e ben ndermjetesimin aspak te lehte, per ta thene ne menyre te zbutur.


Ju keni theksuar ne disa raste se Parlamenti eshte vendi kryesor per debate politike. Si e shihni cilesine e ketij Parlamenti? Çfare ka bere OSBE-ja per ta permiresuar ate?


Kuvendi shqiptar eshte zhvilluar pa dyshim shume gjate njezet vjeteve te fundit. Ai ka vazhduar sigurisht te zhvillohet e te punoje shume ne interes te popullit. Qe nga viti 2005, kemi pare shume zhvillime te rendesishme, te cilat i kane cuar gjerat perpara ne nje drejtim shume pozitiv.


Pjesa me e madhe e punes se hollesishme ne Kuvend, per shembull ne komisionet parlamentare, po ecen me hapa te shpejte dhe ne shume raste eshte tejet mbreselenese, si per shembull ne komisionet parlamentare te ekonomise dhe sigurise kombetare.


Megjithate, ngerci politik e ka penguar miratimin e nje sere ligjesh shume te rendesishme per te ardhmen europiane te Shqiperise dhe ne do te donim te shihnim nje parlament qe punon me te gjithe kapacitetin e tij.


Sa i perket punes se deputeteve, besoj se seancat plenare te Kuvendit perbejne perfaqesimin e dukshem te institucionit dhe kur publiku sheh se disa nga te zgjedhurit e nje viti me pare sillen, si ta them, si te lodhur apo te ngarkuar emocionalisht, kjo nuk ndihmon shume per rritjen e prestigjit te institucionit te Kuvendit.


Deputetet e te gjitha ngjyrave politike kane nje pergjegjesi te rendesishme per te ngritur nivelin e debatit politik. Ne pjesen me te madhe te rasteve, kjo ndodh vertet dhe ne nuk duhet ta harrojme, por shpesh gjuha e perdorur ne debate le shume vend per permiresime.


Ne shumicen e parlamenteve te Europes Perendimore, njerezit nuk e ofendojne tjetrin ne menyre te drejtperdrejte, por flasin me me shume elegance dhe e verteta del ne nje menyre shume me te pranueshme, duke i dhene nje model me terheqes sjelljeje atyre qe i kane zgjedhur.


Mbeshtetja jone per Kuvendin eshte perqendruar tek modernizimi i infrastruktures se rrjetit te teknologjise se informacionit, forcimi i punes me komisionet parlamentare, si dhe tek puna e vete komisioneve dhe e strukturave drejtuese.


Ne bashkepunim me misionet e tjera te OSBE-se ne rajon, Prezenca ka organizuar nje takim me Sekretaret e Pergjithshem te Kuvendeve per te diskutuar rreth te ashtuquajturit E-parliament, pra ndertimit te nje komunikimi te drejtperdrejte midis parlamentit dhe qytetareve duke perdorur internetin.


Gjithashtu, ne e kemi mbeshtetur Kuvendin per pergatitjen e nje strategjie komunikimi. Se fundmi, i siguruam Komisionit per Sigurine Kombetare edhe nje ekspert qe ka punuar me Sherbimin Informativ te Mbreterise se Bashkuar, i cili do te beje disa rekomandime para finalizimit te projektligjit per mbikeqyrjen parlamentare te sherbimeve informative.


Si do ta pershkruanit punen tuaj gjate ketyre tre vjeteve? Cilat kane qene ceshtjet/idete me te veshtira per tiu percjelle homologeve shqiptare?


Tre vitet e mia ketu me kane rrembyer plotesisht dhe e kam shijuar cdo minute - te perpjetat, por edhe te tatepjetat aty-ketu. Perpjekjet per te kuptuar kompleksitetet dhe te vecantat e politikes shqiptare kane qene nje shkolle per mua.


Me ne fund kam arritur ne perfundimin se politika ketu eshte deri diku si nje mirazh ne shkretetire ne kuptimin qe ne momentin qe nje apo disa nderkombetare mendojne se ajo po i afrohet asaj qe mund te perkufizohet si realiteti, papritur te zhduket nga syte.


Ky eshte ndoshta edhe shkaku qe politika ketu te rremben kaq shume. Nuk mund te them se kam pasur ndonje veshtiresi ne bisedat e mia me homologet e mi shqiptare. Gjate gjithe kohes, dera e tyre ka qene e hapur dhe u jam shume mirenjohes per miresjelljen qe kane treguar ndaj meje gjate qendrimit tim ketu.


Sa i perket ceshtjeve te ndryshme, kuptohet qe ka ende nevoje per nje reforme madhore ne fushen e shtetit te se drejtes. Prezenca ka vazhduar te jete nje avokate e qendrueshme e reformes ne keto fusha.


Shqiperia ka aplikuar per te marre kryesimin e radhes se OSBE-se ne vitin 2014. A do ti mbeshtese Prezenca perpjekjet e autoriteteve shqiptare? A eshte nevoja qe Prezenca te zvogelohet apo edhe te mbyllet ne menyre qe kjo gje te ndodhe?


Eshte e qarte se u takon shteteve anetare te OSBE-se te marrin vendim per kete ceshtje, jo Prezences. Ne qofte se Shqiperise i jepet kryesia e radhes se OSBE-se, ne, pa diskutim, do te donim ti ofronim gjithe ndihmen e mundshme ne pergatitjet per vitin 2014 dhe pergjate gjithe ketij viti, ne menyre qe kryesimi shqiptar te jete me i suksesshmi dhe ai qe do te mbahej mend me shume.


Ju jeni shprehur hapur per nje gjyqesor te pavarur dhe per emerimet e reja, qe duhet te bazohen tek kriteret profesionale. A kane qene te drejta emerimet e fundit te Presidentit ne gjykatat e nivelit me te larte? Si i konsideroni sulmet e fundit te PD-se ndaj Presidentit Topi lidhur me kete ceshtje? A i keni mbeshtetur nismat per heqjen e imunitetit te gjyqtareve?


Po, ne kemi rekomanduar qe te kete me shume transparence ne procesin e perzgjedhjes ne gjykatat e nivelit me te larte - madje edhe ne procesin e ngritjes ne detyre te gjyqtareve ne gjykaten e Apelit. Pa nje transparence te tille, eshte e veshtire te vleresohet nese emerimet kane qene te drejta apo jo.


Sa i perket sulmeve ndaj te emeruarve nga Presidenti, kemi vene re se ka mendime te ndryshme, pikerisht, lidhur me shkallen e autoritetit qe duhet te kete Kuvendi ne shqyrtimin e ketyre kandidateve. Megjithate, ka pasur te pakten nje rast kur nje kandidat u hodh poshte pa pasur plotesisht mundesine qe te shpjegohej, gje qe ne e konsiderojme per te ardhur keq.


Heqja e imunitetit te gjyqtareve eshte nje teme e veshtire dhe nje ceshtje rreth se ciles ka argumente te forta nga te dyja palet. Nga njera ane, imuniteti i gjyqesorit mund te sherbeje si nje instrument per te mbrojtur pavaresine e gjyqesorit nga nderhyrjet e pushtetit ekzekutiv.


Me kete imunitet, nga ana tjeter, mund edhe te abuzohet per qellime korruptive. Ne kemi konstatuar se Keshilli i Larte i Drejtesise ka filluar se fundmi ta heqe imunitetin ne disa ceshtje qe jane ne proces e siper, ne vend qe te heqe nga puna gjyqtaret, dhe kjo eshte nje levizje e shendoshe, pasi i lejon prokurorise ta perfundoje punen e saj para marrjes se nje vendimi te formes se prere mbi fatin e gjyqtarit.


Ne e mbeshtesim plotesisht ate cka ka thene publikisht Keshilli i Europes per kete ceshtje vitin qe shkoi, domethene per heqjen e pjesshme te imunitetit. Sa i perket Presidentit, une e kam thene here pas here se e mbeshtesim Zyren e Presidentit si mbrojtesen kyce te shtetit te se drejtes ne kete vend, por sigurisht qe kjo zyre ka gjithmone vend per tu bere me e forte.


Si do ta konsideronit punen e Prokurorise se Pergjithshme gjate ketyre viteve?


Eshte e qarte se Prokuroria e Pergjithshme ka pasur nje pune shume te veshtire. Dihet se qe te dy Prokuroret e Pergjithshem te meparshem jane hequr nga puna pas procedurave te kritikuara nga Gjykata Kushtetuese, keshtu qe kjo Prokurorja aktuale e Pergjithshme ka ardhur ne detyre duke qene e ndergjegjshme se te tilla sulme nuk jane te pamundura as kunder saj.


Kemi pare disa hapa te guximshem te ndermarre nga Prokuroria e Pergjithshme ne ndermarrjen e disa ndjekjeve shume te njohura penale. Megjithate, do te doja ta shihja kete institucion edhe me te konsoliduar per te bere te mundur nje qasje edhe me energjike ndaj hetimit te ceshtjeve qe lidhen me krimin e organizuar, korrupsionin dhe proceset zgjedhore.


Prezenca e OSBE-se, se bashku me organizata te tjera nderkombetare, ka ndermarre dhe mbeshtetur nisma qe kane pasur per qellim rritjen e pjesemarrjes se grave ne jeten publike. Si e konsideroni situaten aktuale? A jeni i kenaqur me pjesemarrjen e grave ne qeveri, parlament dhe ne udheheqjen e partive politike?


Duhet te pranohet se ka pasur progres dhe se kjo eshte merite e qasjes vizionare te Kuvendit ne miratimin e kuotave gjinore prej 30perqind per zgjedhjet parlamentare. Rezultati perfundimtar ishte qe Shqiperia pothuajse e trefishoi numrin e grave deputete. Pra, kuptohet qe kjo eshte nje arritje e madhe.


E megjithate, ne e dime se gjuha qe u ra dakord te perdorej ne Kodin Zgjedhor la hapesira qe shume gra te vendoseshin ne fund te listave te kandidateve, shume larg termeteve politike ne rang zone zgjedhore, nderkohe qe ato shume mire mund te vendoseshin ne krye te listave.


Ne kendveshtrimin e zgjedhjeve vendore te vitit 2011, besoj se eshte e rendesishme te kuptojme se Kodi u ndryshua ne menyre qe shume gra te talentuara ne kete vend te kene me ne fund mundesine te zgjidhen ashtu sic e meritojne. Duhet te shohim nje mase shume me te madhe grash te zgjedhura si anetare te keshillave vendore te bashkive dhe komunave dhe, pse jo, edhe si kryetare te tyre.


Sa i perket mbeshtetjes qe ne i kemi dhene ketij procesi, kemi ndihmuar qeverine te vere ne zbatim kuadrin ligjor per barazine gjinore dhe Strategjine Kombetare per Barazi Gjinore dhe kunder Dhunes ne Familje.


Gjithashtu, ne lidhje me zgjedhjet, Prezenca po realizon nje projekt trevjecar qe quhet Rritja e Pjesemarrjes se Grave ne Jeten Publike dhe Politike, i cili ka cuar ne organizimin e disa forumeve mbi aftesite drejtuese dhe avokuese te grave ne gjithe vendin, me qellim nxjerrjen me ne pah te grave te zgjedhura ne nivel vendor, drejtueseve te shoqerise civile dhe zyrtareve te administrates publike.


Nje nga projektet me te prekshme te Prezences eshte modernizimi i sistemit te adresave dhe gjendjes civile te Shqiperise. A jeni i kenaqur me cilesine e regjistrit elektronik, qe u perdor edhe ne zgjedhjet e vitit 2009 per prodhimin e listave te zgjedhesve? A mund te na jepni nje date se kur do te kete nje adrese te sakte cdo shtepi ne kete vend?


Zbatimi i Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile ne Shqiperi ka qene dhe do te vazhdoje te jete i rendesishem per perpilimin e listave te zgjedhesve.


Sic eshte theksuar edhe ne raportin e OSBE/ODIHR-it, ne kete fushe eshte bere nje perparim i dukshem. E pra, po, jam i kenaqur me rezultatet e modernizimit jo vetem sa i perket listave te zgjedhesve, por edhe prodhimit te pasaportave dhe kartave biometrike te identitetit dhe permiresimit te sherbimeve ne pergjithesi.


Megjithate, eshte po aq e rendesishme qe te kuptojme se ruajtja e Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile dhe cilesise se te dhenave eshte nje proces qe nuk mbyllet kurre. Kjo eshte ajo qe shoh si sfiden kryesore ne te ardhmen, si per qeverine, ashtu edhe per qytetaret, pasi qe te dyja palet kane pergjegjesi per garantimin e regjistrimit korrekt te ndryshimeve qe ndodhin me gjendjen civile te qytetareve.


Sa i perket sistemit te adresave, apo me mire akoma Regjistrit Kombetar te Adresave, mund te them se po ecet shume mire me zbatimin e ketij projekti. Shpresojme qe nga fundi i muajit shtator, rreth 215 njesi te qeverise vendore te kene harta dixhitale me emrat e rrugeve dhe numrat e ndertesave, duke mbuluar keshtu afersisht 80perqind te popullsise se regjistruar.


Synimi eshte qe nga fundi i muajit nentor, te perfundoje Regjistri Kombetar i Adresave dhe te lidhet me Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile. Ne fund, kjo lidhje duhet ti siguroje cdo personi te regjistruar nje adrese. Perdorimi i adresave eshte i rendesishem per qeverine, bizneset dhe publikun ne pergjithesi per te marre e per te dhene sherbime cilesore.


Ne kemi qene te gjithe deshmitare te asaj cka ndodhi ne Gerdec, si rezultat edhe i municioneve te teperta e te vjetruara. Se fundmi, OSBE-ja e ka ndihmuar Ministrine e Mbrojtjes per heqjen e nje sasie te madhe municionesh dhe kimikatesh toksike. A do te mbaroje ketu asistenca juaj?


Ajo cka ndodhi ne Gerdec ishte tragjike dhe eshte dicka qe nuk duhet te lejohet me kurre te ndodhe. Heqja e municioneve te teperta eshte shume e rendesishme per qeverine dhe per sigurine e qytetareve shqiptare.


Deri tani, Prezenca ka ofruar me shume sukses asistence ne te gjitha fushat qe i eshte kerkuar dhe ne jemi me se te gatshem per te ndihmuar me shume ne te ardhmen, ne menyre qe se bashku ta shpetojme vendin nga keto materiale te rrezikshme.


Marreveshja politike


Aktoret vendas e dine qe te gjithe se ka kaq shume objektiva kombetare strategjike qe duhen arritur, saqe nuk mund ta vazhdojne edhe aq gjate kete ngerc. Sa i perket Prezences, ne do te ndihmojme, nese na kerkohet, por, kesaj radhe, do te me pelqente te shihja klasen politike te marre persiper autoresine e veprimeve te saj, pa ndonje perfshirje te jashtme, ne perputhje me ate cka ka thene edhe BE-ja.


Raportimi ne OSBE


Raporti im do te beje nje permbledhje te ngjarjeve kryesore politike dhe programatike te vitit te kaluar. Kesaj radhe i kemi lene ndoshta pak me shume hapesire shqyrtimit te situates politike dhe, sigurisht, klimes politike qe lidhet me situaten pas zgjedhjeve te vitit 2009 dhe shtetit te se drejtes, te cilat jane pasqyruar ne menyre te plote.


Ndermjetesimi politik


Shqiperia eshte nje vend sovran me udheheqes politike, te cilet jane me se te afte ti zgjidhin vete gjerat pa nderhyrje nga jashte. Ne ate kohe, BE-ja kerkoi qe partite politike ta zgjidhnin vete problemin pa ndihme nga jashte, sic pritet nga nje vend qe aspiron te behet pjese e BE-se. Ideja se ciles iu referova atehere nuk ishte nje ide imja, ishte sigurisht nje ide qe po diskutohej.


Ligjet e Kuvendit


Gjithashtu, ne e kemi mbeshtetur Kuvendin per pergatitjen e nje strategjie komunikimi. Se fundmi, i siguruam Komisionit per Sigurine Kombetare edhe nje ekspert qe ka punuar me Sherbimin Informativ te Mbreterise se Bashkuar, i cili do te beje disa rekomandime para finalizimit te projektligjit per mbikeqyrjen parlamentare te sherbimeve informative.


Imuniteti i gjyqtareve


Heqja e imunitetit te gjyqtareve eshte nje teme e veshtire dhe nje ceshtje rreth se ciles ka argumente te forta nga te dyja palet. Nga njera ane, imuniteti i gjyqesorit mund te sherbeje si nje instrument per te mbrojtur pavaresine e gjyqesorit nga nderhyrjet e pushtetit ekzekutiv. Me kete imunitet, nga ana tjeter, mund edhe te abuzohet per qellime korruptive.

Prokurori i Pergjithshem


Prokurorja aktuale e Pergjithshme ka ardhur ne detyre duke qene e ndergjegjshme se te tilla sulme nuk jane te pamundura as kunder saj. Kemi pare disa hapa te guximshem te ndermarre nga Prokuroria e Pergjithshme ne ndermarrjen e disa ndjekjeve shume te njohura penale. Megjithate, do te doja ta shihja kete institucion edhe me te konsoliduar.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 89 here.
Presidenti i ri, Berisha  Do negociohet dhe me Ramen dhe DulenIlir Meta - Sali Berisha Menjëherë pas përfundimit të takimit me kreun e LSI-së, kryeministri Berisha u shpreh se të dy palët kanë rënë dakord për zgjedhjen e një presidenti sa më konsensual. Për këtë, Berisha  ka ftuar kryetarin e PS-së, Rama, të mandatojë dy bashkëpunëtorë për të nisur negociatat. “Ishte një takim me përputhshmëri të plotë mendimesh me udhëheqjen politike të LSI-së, që është aleatja kryesore e PD-së në koalicion. U ra plotësisht dakord...Lexo te gjithe artikullin »


» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim
» Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se
» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit