Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Roberto Saviano: Ju rrefej mafien shqiptare

Publikuar me : 16.12.2008 Ne : Kronike - 702 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Roberto Saviano eshte heroi kombetar i Italise, shkruan Umberto Eko. Enzo Biagi, pas intervistes me te, shkroi: "Kam takuar Roberto Savianon. Djalin qe jo vetem denoncoi perbindeshin, por edhe e shpjegoi ate, si askush tjeter para tij".
Salman Ruzhdi, pas kercenimeve ndaj Savianos, u shpreh: "Mafia paraqet nje problem shume me serioz se ai me te cilin jam perballuar une. Saviano eshte ne nje rrezik te tmerrshem nga ‘Kamorra‘". Ndersa gjashte nobeliste, mes tyre Orhan Pamuk, Gunter Gras, Gorbaçiov, Dario Fo, firmosen peticionin "Shpetoni Savianon".
Ne apelin e tyre shkruhej: "Nuk mund te tolerohet qe çfare eshte pershkruar ne kete liber, te ndodhe ne Evropen e vitit 2008, siç nuk mund te tolerohet çmimi per te paguar per ke denoncon keto ngjarje, duke e detyruar te heqe dore nga jeta dhe liria e tij". Ne tetor 2008, Roberto Saviano botoi nje leter ne gazeten italiane "La Repubblica", nje leter qe beri xhiron e botes ne pak ore. Ai thote: "Cili eshte krimi im? Pse duhet te jetoj si te isha lebroz? Une thjesht dua te tregoj nje histori, historine e popullit tim, te tokes sime, historine e poshterimit te tyre. Jam i burgosur i vetes sime, i librit tim, i suksesit tim. Ne djall suksesi, une dua nje jete! Dua nje shtepi. Dua te bie ne dashuri, te pi nje birre ne publik. Dua te marr diell, te shetis ne shi, ta takoj nenen time pa friken se e tremb. Dua te kem afer miqte e mi, te qesh, te zihem me ta pa qene e nevojshme te flitet vetem per mua, gjithmone per mua, sikur te jem nje i semure per vdekje dhe ata te detyruar te me vizitojne per meshire.
Dreqi ta haje, jam vetem 29 vjeç!"
"Gomorra" eshte libri yt i pare, suksesi yt. Tani je i famshem, por vetmitar. Nese do te mundeshit te ktheheshit pas, do ta shkruanit perseri kete liber?
Po, do ta shkruaja, sepse s‘jam penduar kurre per ate qe kam shkruar, por ne te njejten kohe nuk eshte nje liber qe me pelqen. Nuk e kam shume per zemer librin tim, sepse me futi ne kete situate. Por do ta rishkruaja. Ështe nje ndjesi pak kontradiktore, por keshtu eshte.
Une, kur erdha ketu, pashe policet, dhe pata frike. Po ti, ke frike?
Jo, nuk kam frike, sepse jam mesuar te jetoj keshtu qe prej dy vjetesh dhe kam ndjesine sikur i mbaj gjerat nen kontroll. Ka çaste vemendjeje shume te madhe, ka dhe çaste qetesie. Si ne çastet e vemendjes dhe ato te qetesise, jetoj i shoqeruar nga shpura, nga pese karabiniere. Nuk e di pse s‘kam pasur kurre frike. Veç, kam ndjere bezdi qe jetoj i blinduar.
As pese policet nuk paten frike, pavaresisht kercenimeve te dhjetorit?
Heren e fundit qe u zbulua nje plan eliminimi, pati nje çast qe u ndjeme shume te vetmuar. Nuk e di nese kjo ishte frike.
Çfare plani ishte?
Plani u zbulua nga nje i penduar, qe u perpoq te bente pakt. Ai i deklaroi policise se duhej te na hiqte qafe brenda dhjetorit, mua dhe njerezit e mi.
Por shoqeruesit nuk u ndryshuan...
Jo, nuk iku asnje. Nje gjest trimerie.
Kjo do te thote qe njerezit te besojne?
Po, historite qe kam shkruar kane mberritur te shume njerez. Rrezikshmeria e vertete e librit tim nuk qendron te fakti qe e kam shkruar kete liber, apo te historite qe kam treguar, por te fakti qe libri im eshte lexuar. Po te kisha shitur 80 mije kopje, qe gjithsesi jane shume per nje liber, s‘do te kisha probleme. Kur libri u be i njohur dhe e lexuan miliona njerez, u be nje problem i madh. Ne ate pike u shnderrua ne nje fenomen qe perfshiu televizionet, gazetat, median, kinematografine, persona, shoqata. Te gjithe dine gjithçka. Nderkohe qe me pare e dinin vetem nje grup gjykatesish, militantesh. Kjo gje ngjalli frike. Ata, prej te cileve frikesohen vertet organizatat kriminale, jane lexuesit, pa dyshim.
Flasim pak per librin "Gomorra". Sapo ka ardhur ne shqip nga shtepia botuese "Dudaj". Ështe nje liber per "Kamorran". Çfare eshte "Kamorra"? Ku qendron ndryshimi mes "Kamorres", "Cosa Nostra"-s dhe "Ndranghetes"?
Sot, dy organizatat me te medha kriminale ne Evrope, jane pikerisht "Ndrangheta" ne Kalabri dhe "Kamorra" ne Napoli. "Cosa Nostra" eshte nje organizate e rrezikshme, por s‘eshte me aq e rrezikshme sa dikur, krahasuar me keto te dyja. "Kamorra" ka nje strukture horizontale, jo piramidale si e "Cosa Nostra"-s. Ështe nje organizate e bere per konfederata. Jane familje, gjithsecila autonome, me bizneset e veta, por qe bashkohen ne federata, ne te njejtin nivel me familjet e tjera. Ështe organizata me mizore qe ka vrare me shume se 4 mije vete 30 vitet e fundit. Ka vrare me shume se çdo organizate tjeter terroriste evropiane, me shume se IRA, ETA, Brigadat e Kuqe, me shume se terrorizmi islamik ne Evrope. Ështe nje organizate qe ben kryesisht biznese ne fushen ligjore: çimento, transport, nenkontraktime te çdo lloji. Pastaj, bizneset e paligjshme jane kokaina dhe trafiku i armeve. Ështe nje organizate qe ka lidhje te forta nderkombetare. Edhe "Ndrangheta" ka gjithashtu lidhje te forta nderkombetare, dhe mbi te gjitha, investon ne Evropen Perendimore. Nga hetimet e Prokurorise se Napolit, eshte zbuluar se "Kamorra" ka blere tituj shteterore ne vendet e Lindjes, ka investuar ne ferma dhe hotele, ka ngritur turizmin ne keto vende dhe ka qene e para qe ka investuar ne Rumanine e pas Çausheskut. Nje nga boset e Napolit, Pietro Liçiardi, u arrestua ne ish-Çekosllovaki. Kjo do te thote shume. Do te thote qe organizatat kriminale kane ekonomi te shtrire ne shume vende.
Vetem ne vendet ish-komuniste? Apo dhe ne Nju Jork, Londer, Paris?
Prania e tyre atje pritet me veshtiresi. Nje hetim i vitit te kaluar, i nisur nga Prokuroria ne Rome, fliste per nje investim te familjes Ruso ne rikonstruktimin e Kullave Binjake ne Nju Jork. Londra eshte nje vend me i privilegjuar, sepse ne Angli nuk ekziston krimi i organizatave mafioze dhe eshte me e lehte qe te mos kapesh. Librit tim ne Angli i eshte hequr diçka, sepse duke qene se nuk mund ta percaktoje nje qytetar anglez qe ishte cilesuar si mafioz nga prokurorite italiane, ne Angli, libri im u botua pa emrin e qytetarit anglez mafioz. Te quash mafioz nje qytetar anglez eshte njesoj sikur ta fyesh. Shume e çuditshme, por kjo ndodh ne Evrope.
"Kamorra" eshte shteti apo antishteti?
Kur flitej per organizatat kriminale, u fol per shume kohe per antishtetin. Ne te vertete, ata nuk konsiderohen aspak si antishtet. Ne nje interviste bere nje te penduari, Karmine Skiavone, ka thene: "Ne nuk ndihemi aspak antishtet. Perkundrazi, ne jemi shteti". Sipermarres qe donin te arrinin objektiva dhe i arrinin ato me çdo kusht. Kjo interviste me beri shume pershtypje, sepse organizatat e sotme mafioze s‘kane asnje deshire te zevendesojne shtetin. Duan nje organizate qe te paguaje pensionet, te shtroje rruget, te rregulloje marredheniet mes individeve dhe ja ku ato jane gati ta bejne. Organizatat kriminale e quajne veten nje pjese e shtetit. Nje pjese e shtetit qe ne emer te biznesit mund t‘i shkele disa rregulla. Ne disa raste mund te vrase, mund te imponoje nje rregull te tregut me qellim qe te fitoje ndermarrja e tij. Asnje mafioz nuk synon te demtoje vendin ku ndodhet. Perkundrazi, mendon se i ben mire dhe pjeserisht i ben, sepse qarkullon shume para. Problemi eshte se parate qe qarkullon nuk e zhvillojne territorin, por pasurojne dike. Ky eshte ndryshimi i madh, por s‘mund te flasim per antishtet.
Atehere, kush qeveris ne Itali, Berluskoni, "Kamorra", kush?
Te gjithe bashke. Kur sheh Italine, ose disa shtete evropiane, s‘duhet menduar qe shteti eshte diçka unike dhe kompakte, qe ndjek nje drejtim. Shteti perbehet nga rryma te ndryshme. Shteti italian ka njerezit e tij me shume vlere qe punojne me perkushtim te madh, e ne te njejten kohe, njerez te korruptuar qe vijne direkt nga interesat e organizatave kriminale. Keta shpirtra bashkejetojne, shpesh ne zona gri dhe jo bardhe e zi. Organizatat kriminale jane me te dukshme ne vendet e origjines, sepse duket e gjithe puna kriminale. Sa me shume largohesh, aq me shume zbehet ngjyra dhe aq me e veshtire behet per te kuptuar se ku ndodhet kapitali kriminal dhe ku ai ligjor.
Me ke bashkepunon "Kamorra", perveç shtetit?
Me sipermarrjet dhe sipermarresit, sidomos ne Italine e Veriut dhe ne shkalle nderkombetare. Ne liber tregoj per nje klan, "La Torre Di Mondragone", qe investon shume ne fushen e gatimit dhe restorantet e tyre ftohen ne panairet me te rendesishme te kuzhines ne bote. Kjo ndodh me shume organizata kriminale. Ne sheshin e Spanjes, ne Rome, ndodhet nje restorant qe i perket familjes Ndrangheti. Ne po te njejten rruge eshte nje diskoteke, qe sipas disa prokuroreve, thuhet se i perket organizatave kriminale te zones sime. Dhe po flasim per kryeqytetin italian.
Por njerezit jane ambientuar te thone qe "Kamorra" s‘te ben keq, apo qe "Kamorra" s‘ekziston...
Po, jane mesuar. Njerezit bezdisen kur derdhet shume gjak, sidomos kur derdhet gjak i pafajshem, njerez qe s‘kane lidhje. Atehere ka reagime. Perndryshe, gjithçka eshte fiziologjike.
U vrane pese djem para pak ditesh...
Nuk u vrane, u plagosen. U qelluan nga kembet si ndeshkim. Edhe kjo eshte e zakonshme. Ne nje territor ku eshte bere nje lufte per te cilen une po flas, nje lufte shume e pergjakshme, mes dy grupeve, Di Lauro dhe "te larguarve". Di Lauro ishte nje familje qe tregtonte droge. Faturonte 500 mije euro ne dite. Nje pjese e tyre u shkeputen dhe u quajten "te larguarit". Mes tyre quheshin "spanjolle". Pse quheshin spanjolle? Sepse benin biznes ne Barcelone. Kjo tregon rendesine e ketyre grupeve. Nuk behet fjale per grupe lagjesh, por per organizata serioze, te medha, nderkombetare.
Kjo eshte "Kamorra". Po kamorristet çfare jane? Jane njerez qe lindin te tille, apo behen?
Jo, kamorrist behesh. Sigurisht, nese lind ne nje realitet te tille, te shtyn shpesh drejt disa zgjedhjeve te caktuara. Ne shume raste, kjo zgjedhje nuk behet nga varferia. Vendi nga vij une eshte shume i pasur. Asnje bos nuk eshte bir i njerezve te varfer. Jane te gjithe bij pronaresh tokash, blegtoresh, pronare sipermarrjesh ndertimi. Askush nuk eshte i varfer. Te hysh ne nje organizate kriminale eshte nje zgjedhje borgjeze, per t‘u bere nje menaxher, njeri me rendesi. Por edhe mjerimi ne disa zona te Napolit te shtyn te hysh ne disa organizata kriminale, qe te paguajne 500 euro ne jave. Ështe nje pagese qe nuk duket dhe aq e madhe, por nje djaloshi 14-vjeçar, i ndryshon jeten. Ne nje organizate kriminale futesh per shume arsye. Nje prej tyre, eshte prestigji personal. Femrat te shohin ndryshe, ndihesh ndryshe. Pastaj vendos per vdekjen dhe jeten e te gjitheve. Edhe pse eshte nje pune e tmerrshme, sepse rri 18 ore duke punuar per ta, fle pak, nuk ben pushim. Nese nuk paraqitesh ne orar, per çdo ore qe shkon me vonese te heqin parate. Shpeshhere nuk te paguajne pushimet, rrogen e 13-te e merr vetem nese je i zoti. Nuk eshte pune e lehte dhe e rehatshme, por fiton nje veterregullim. Mbi te gjitha, te jep mundesine qe te rritesh. Nese punon ne nje ofiçine, pas tre vjetesh mund te jesh perseri aty. Nese punon per "Kamorren" dhe je i zoti, pas tre vjetesh drejton, ke nje post me pergjegjesi. Nese punon per "Kamorren" e di qe rritesh, kurse nese punon ne ofiçine e di qe mbetesh njesoj. Pastaj ka dhe diçka tjeter. Kur je pjese e "Kamorres", vertet e di qe rritesh, por edhe qe vdes. Kjo s‘eshte diçka qe nuk e dine, apo e nenvleresojne. Te gjithe kamorristet e dine qe mund te vdesin. Vdekja s‘eshte rrezik i zanatit, por pjese e tij, diçka qe te shtyn te jesh kamorrist. Fakti qe do te jetosh pak, por do te besh jete te shkelqyer. Askush nuk mendon t‘ia hedhe paq. Ne telefonatat qe ata bejne flasin pikerisht per kete: "Para se te vdes, dua...", "Kur te vdes, duhet...". Perdorin gjithmone keto shprehje. Vdekja eshte e perhershme ne mendimet e tyre, jane te sigurt qe do te vriten, sepse keshtu funksionon. Vdekja eshte nje prej karakteristikave te nje pune te rendesishme.
E trajtojne sikur te ishte nje medalje...
Ështe. Ne nje leter qe nje prift me dha dhe qe une e botova ne kete liber, nje femije ne nje burg per te mitur i shkruan priftit duke i thene: "Une kur te rritem dua te behem bos, dua te kem femra, te kem shtepi, makina. Dua qe kur te hyj ne nje dyqan, njerezit te me respektojne. Respekt do te thote te t‘i japin gjerat falas, gjera qe ua japin vetem boseve". E mbyll letren duke thene: "Dua te vdes, por ashtu siç vdes nje burre i vertete, me rendesi. Dua te me vrasin". Nese nuk te vrasin, nuk ke asnje vlere.
Ti ishe mes tyre, ishe nje 14-vjeçar qe jetoje ne kryeqytetin e "Kamorres". Si ka mundesi qe bere zgjedhjen tende te ndryshme?
Mendoj se me ka mbrojtur shume familja. Jam mbeshtetur shume te mamaja ime, kam marre nje edukim borgjez, qe me ka mbajtur larg disa zgjedhjeve te caktuara. Por e kam pare dhe e kam ndjere gjithmone pranine e tyre dhe gjithmone me ka terhequr, nuk e mohoj. Me ka terhequr pushteti i ketyre personazheve. Ne liber nuk mundohem ta mohoj magjepsjen e tyre, por ta zberthej. Nuk dua te bej Majkell Korleonen, te pershkruaj nje njeri epik, plot me vuajtje dhe nder. Dua te tregoj magjepsjen e tyre, por dhe anen tjeter, qe s‘ka asgje, qe eshte e rreme. Magjepsjen e tyre te rreme. Ata vishen si divat e kinemase, flasin sikur te kene para nje telekamere, levizin me kujdes. Sigurisht qe kete e kam treguar te gjithen, por kam treguar edhe menyren si jetojne, qe per vite te tera nuk dalin nga shtepia, ose vetem ne lagjet e tyre te ndyra. Qe te gjitha parate qe fitojne nuk dine as si t‘i shpenzojne. Disa blejne 200 pale kepuce dhe te gjitha njesoj, sepse e bejne porosine me telefon, e nuk dine çfare ju duhet vertet. Ështe dhe vetmia e tyre prej njerezish madheshtore. Pastaj vjen burgu, tradhtite. Jam perpjekur t‘i tregoj te gjitha keto per te zberthyer magjepsjen.
Dikur ti vendose te thuash: Po, une e di dhe do te flas. Ndodhi brenda nje dite, apo gradualisht, marrja e ketij vendimi?
Them se ka qene nje dite, dita kur vrane sindikalistin Federiko del Prete, qe ishte nje njeri i mire, por qe nga agjencite italiane te shtypit u cilesua si mafioz vetem se vdiq ne shtepine e Casal di Principe. Nese vdes aty, s‘mund te mos jesh kamorrist. Por ai nuk ishte. Perkundrazi, ishte nje njeri shume i guximshem. Aty me lindi mendimi qe duhej te beja diçka. Ështe nje shprehje e bukur e Zhan Pol Sartrit qe e cilesonte Flobertin fajtor per regresionin e Komunes se Parisit, sepse s‘kishte shkruar asnje rresht qe te ndalonte rrezimin e saj. Me dukej sikur beja faj nese s‘do te perdorja ate qe dija dhe ate qe dija te beja me mire, pra te shkruaja. Ndoshta me kot, por duhej te shkruaja, te pakten ta provoja. U zemerova shume edhe nga gjakderdhja ne Sekondiliano, pasi pati shume viktima te pafajshme. U vra Atilio Romano, nje djale qe punonte ne nje dyqan. U vra sepse ky dyqan telefonie ishte prone e nje te afermi te nje bosi mafioz. Armiqte e ketij te afermi hyne ne dyqan dhe e qelluan, jo se donin te vrisnin ate, por qe t‘i dergonin nje mesazh pronarit te dyqanit. Pastaj vrane Dario Skerilon ne Kazavatore, nje djale i ri. Ishte e tmerrshme. Ai ishte me nje motor te ngjashem me personin qe duhej eliminuar. I qellojne ne shpine, ai rrezohet, e shikojne qe s‘ishte ai, dhe nuk i dhane goditjen perfundimtare, qe eshte diçka mizore. E lane te vdiste nga humbja e gjakut. Pastaj me tronditi shume dhe vdekja e Xhelsomina Verdes, nje vajze e fejuar me nje "te implikuar", Xhenaro Noturno. U kap, u torturua dhe u dogj e gjalle.
Nje vajze?
Po. Sepse nuk kishte treguar vendin ku fshihej i fejuari i saj. Keto histori me preken shume dhe fillova te shkruaj librin pa u menduar gjate.
Leonardo Shasha dikur ka shkruar per Siciline dhe ajo ka mbetur po njesoj. Ti beson se...
Nese s‘ia ka dale mbane Shasha, si mund t‘ia dal une? Jo, mendoj se diçka ka ndodhur, nje mrekulli qe me shume ka pamjen e nje pike ne oqean, sesa te nje furtune. Por ajo pike eshte ndergjegjja e shume njerezve. Tani, njerezit tregojne kujdes ndaj lajmit per te tilla gjera. Me pare, lajmet per organizatat kriminale, sidomos "Kamorren", kalonin pa u vene re, njerez qe vriten mes tyre. Tani jane me te kujdesshem. Duan te mesojne, te kuptojne, te vezhgojne, kuptojne historite, bizneset. Kjo eshte e rendesishme.
Por te kane denuar dhe ty. Je nje i burgosur i "Kamorres".
Ne njefare menyre, po. Por une jam i burgosur dhe i shume gjerave te tjera. Nuk eshte vetem "Kamorra" ajo qe me do te keqen. Pjesa me e madhe e opinionit publik ne krahinen time me urren, me konsiderojne nje kloun, spekulues. Mjafton te shohesh shkrimet neper mure kunder meje, por eshte normale. Me quajne nje njeri qe ka spekuluar, ka fyer dhe qe s‘ka bere kushedi se çfare. Prandaj jam mbyllur ne burg dhe nga kjo pjese e shoqerise civile, mizore dhe cinike.
Shoqeri qe ka frike?
Ështe bashkepunetore. Bashkepunetore ne kuptimin qe beson se i gjithe ky eshte nje operacion i madh, qe ka si synim te sulmoje drejtuesit e atyre vendeve. Ështe nje borgjezi, nje klase drejtuese shpesh meridionale, fatmiresisht jo e gjitha, por nje pjese e madhe e saj, qe krim quajne vetem njerez qe shtien me arme. Nese flet per biznese, thua genjeshter. Ata nuk duan te flitet per biznes. Mund te flasesh per te vdekur te vrare, per kauboj ne rruge, por jo per biznes, se ai s‘eshte ne doren e tyre. Keshtu mendojne njerezit qe kujtojne se i dine te gjitha.
Dikur, duke folur per Falkonen, nje italian me tha: "Falkone ishte nje protagonist"...
Ështe diçka klasike. Falkone ka vdekur, ndryshe do te vazhdonin ende ta fyenin. Kushdo qe ngrihet ne kembe ne Jug te Italise eshte i urryer dhe i perçmuar per shume arsye. Njera eshte se ne kete realitet, askush nuk ngre koke. Edhe per nje pune te rendomte, duhet te marresh rekomandim apo mbrojtje. Gjithçka qe mund te duket nje brejtje ndergjegjeje apo nje gjest dinjitoz, merret si tradhti apo palaçollek. Te gjithe miqte e mi te dikurshem me konsiderojne nje palaço dhe asnjeri nuk me quan njeri per te qene. Nuk me habit ky lloj mosbesimi. Xhovani Falkones i gjeten njehere nje çante me tritol te shkembinjte ne vilen ku ishte me pushime. Te gjithe thoshin qe e kishte vene vete. Ç‘mund te presesh?
Kur erdhi Karla Ponte?
Po.
Te flasim pak per Shqiperine. Keni shkruar aq shume per Shqiperine, sa mbeta pa fjale. Flisnit per mafien shqiptare. Sipas jush, eshte kaq e fuqishme?
Ekziston shume fuqishem dhe per mendimin tim eshte nje nga mafiet e panjohura me mizore ne bote. Ështe me pak e njohur se ben me pak gjera. Organet gjyqesore, policia financiare, karabinieret, antidroga, antimafia kane shume dokumente per pranine e mafies shqiptare ne Itali. Duhet bere nje dallim i madh mes mafies shqiptare kosovare, mafies shqiptare te Shqiperise dhe mafies shqiptare te Maqedonise.
Nuk bashkepunojne?
Bashkepunojne, por s‘eshte e njejta gje. Dhe kane lidhje shume te forta me organizata kriminale shqiptare ne Nju Jork. Mafia shqiptare qe njoh me mire eshte ajo qe kishte lidhje ne territorin tim. Klani i Kazalezeve, nje klan shume i fuqishem, ka qene klani i pare i nje organizate mafioze italiane, qe i ka hapur dyert nje te huaji. Te huajt e pare qe hyne ne organizate kane qene shqiptaret, sepse kane nje strukture sociale dhe familjare shume te ngjashme me ate italiane. Zbatojne ne njefare menyre kanunin, qe jep shume siguri, sepse rregullat jane te qarta, te shkruara. Te gjithe mund t‘i mesojne dhe t‘i respektojne. Respektohen shume "kapot e maleve", qe zbatojne me perpikeri Kanunin. Mbi te gjitha, jane organizata qe kane ardhur ne vitet ‘90. Ka qene nje bos shqiptar qe i dhane nje zone te tere, quhej...
Çfare eshte ky?
Nje bos, te cilit Kazalezet i dhane nje territor te tere. Nuk kishte ndodhur kurre ne historine e kriminalitetit italian qe nje i huaj te drejtonte aktivitetin kriminal te nje territori.
Çfare ishte ky njeri? Me çfare merrej?
Me gjithçka. Zhvatje, droge, por mbi te gjitha çimento. Firmat e ndertimit qe ndertojne dhe rikonstruktojne. Mafia shqiptare ne kete territor, jo vetem eshte shume e fuqishme, por para disa muajsh pati dhe te vdekur. Dy shqiptare te implikuar u vrane sepse nuk kishin paguar ate qe duhej te paguanin per perqindjen e trafikut te droges qe drejtonin.
Kete mendoj gjithmone kur degjoj per shqiptaret qe vriten. Shqiptaret ketu jane shperndares droge qe marrin shume pak para, hiçgje. S‘eshte keshtu?
Mendoj se ka qene keshtu, por sot, mafia shqiptare dhe shperndaresit shqiptare te droges kane bere karriere. Sot, djemte qe shperndajne droge ne rruge, jane me shume afrikane, nigeriane, rumune. Te gjitha ato organizata qe jane te dobeta. Mafia shqiptare ka familje te fuqishme qe lejojne keqberesit italiane dhe shqiptare te jetojne te qete ne Shqiperi. Shqiptaret qe kryejne krime ne Itali dhe jetojne qetesisht ne Shqiperi, ketu jane kriminele, sepse familjet arrijne te korruptojne gjykatesit shqiptare, te pakten nje pjese te tyre. Mafiozet shqiptare dhe kamorristet jane e njejta gje. Bejne dhe martesa mes tyre.
Martohen me njeri-tjetrin?
Nje bos i mafies ne Domiciana, ne zonen bregdetare, u martua me nje shqiptare.
Shqiptare nga fshati. Ështe diçka shume e papritur, sepse boset e mafies, femrat nga Lindja i mbajne si dashnore, por nuk martohen kurre me to, sepse martesa eshte gjithmone nje marreveshje ekonomike. Sot, kjo gje po ndryshon. Kjo ka qene e kaluara. Ne te shkuaren, femrat nga Lindja, polake, rumune edhe shqiptare, konsideroheshin si dashnore te perkryera qe toleroheshin dhe nga grate. Nese nje bos kishte nje dashnore italiane, perbente problem. Kurse nje dashnore nga Lindja tolerohej.
Si ka mundesi qe dini kaq shume gjera per mafien shqiptare?
I kam pare gjithmone. Per shembull, bullgaret i kam pare me pak, edhe pse jane nje mafie me e pranishme ne Itali.
Çfare ben mafia shqiptare?
Mafia shqiptare ka filluar me prostitucion. Ai ka qene nje nga elementet e pare. Punonin prostitutat shqiptare, por edhe ato sllave. Polaket, rumunet, nga Republika Çeke. Pastaj eci perpara. Nga trafiku i droges tani ka kaluar te çimento. Keshtu dhe ata u futen ne biznesin e madh.
Kur ka filluar kjo lidhje?
Qe ne fund te viteve ‘80. Ne fund te viteve ‘80, eshte pare prania e shqiptareve ne Itali, por ka nisur qe ne vitet ‘70 me kontrabanden. Shqiperia dhe Mali i Zi jane vende ne dore te organizatave kriminale.
Behet fjale per nje periudhe kur ne Shqiperi kishte diktature.
Po.
Edhe ne ate kohe ka pasur mafie?
Sigurisht. Si ne Shqiperi, ashtu dhe ne Republiken e ish-Jugosllavise, kane qene personazhe te blere nga organizatat kriminale.
Kush?
Drejtues komuniste qe paguheshin nga organizatat kriminale. Firma e pare qe investoi ne Rumanine e pas Çausheskut, quhej "Albanova Eserel". Albanova eshte emri i vjeter i Kazal Del Prinçipe, kryeqytetit te "Kamorres". Kjo firme kishte marreveshje te bera para rrezimit te murit me te gjithe drejtuesit komuniste qe nuk merrnin me paga nga shteti, por ua jepnin ata. Edhe policia bregdetare shqiptare dhe e Malit te Zi paguheshin nga Sakra Korona Unita, per kontrabande cigaresh. Kur u rrezua komunizmi, te paret qe shkelen ne keto vende ishin organizatat kriminale, qe me pas ndihmuan dhe sipermarresit e ndershem te huaj te shkonin aty. Nese nje napolitan ose milanez shkon ne Shqiperi te investoje, ka njemije probleme me burokracine. Nese shkon nepermjet organizates kriminale italiane, gjithçka eshte e zgjidhur. Ata dine me ke te flasin per te marre autorizime, rroga te qeta. Kjo eshte magjia e organizatave kriminale, qe funksionojne si motor ekonomik.
Kuptoj çfare bejne shqiptaret ne Itali. Po mafiozet e "Kamorres", çfare bejne ne Shqiperi?
Investojne ne çfaredolloj ndermarrjeje. Per shembull, ne metalurgji, ne ndertimin e makinave, qe nuk jane me ne Itali, rroba, kepuce dhe investojne ne hoteleri. Ne ish- vendet komuniste nuk ka tradite te turizmit, ka humbur. Ata vijne dhe bejne turizem.
Behet fjale po per ata njerez te viteve ‘80, apo per njerez te tjere?
Ka dhe njerez te tjere. Tani kriminelet e rinj po investojne shume ne Evropen Lindore.
A keni dokumente per te shkruar nje liber te ri per mafien shqiptare?
E shoh me kureshtje te madhe mafien shqiptare, sepse ka nje enderr te madhe te mafiozet e medhenj shqiptare. Ta bejne Kosoven Kolumbine e re te Evropes. Te mbjellin kokaine transgjenike, qe te rritet ne temperatura te ndryshme nga ato te Amerikes se Jugut. Te mbjellin kokainen transgjenike ne Kosove dhe te lejojne mafien shqiptare te kete monopolin e kokaines. Sot nuk mund te behet, sepse kokaina transgjenike, qe tashme ekziston ne Kosove, eshte shume e kushtueshme. Prandaj nuk ka leverdi. Ështe me e leverdisshme ta importosh nga Amerika e Jugut se ta prodhosh. Por pas njezet vjetesh, Kosova do te jete padyshim Kolumbia e re.
Do te jete vertet?
Te gjithe vezhguesit nderkombetare mendojne se do te ndodhe keshtu.
Po politikanet çfare bejne nderkohe? A kane nevoje politikanet per mafien? Apo eshte mafia ajo qe ka nevoje per politiken?
Une mendoj se eshte politika ajo qe ka nevoje per mafien. Ne te shkuaren, nuk ka qene keshtu, kurse sot eshte. Pse? Sepse organizatat mafioze jane sipermarrje. Ështe njesoj sikur nje vend te hiqte dore nga BMW-ja, "Microsoft"-i. Faturimi ne Itali i tri mafieve, sipas Prokurorise Kombetare Antimafie, eshte 100 miliarde euro ne vit. Sipermarrja me e madhe italiane. Si mund te heqesh dore nga nje shifer e tille?
Ata jane te armatosur. Ti ke vetem fjalet. Por ata kane frike nga ti. Mund te kihet frike nga fjalet?
Vetem nese degjohen. Une ekzistoj per sa kohe me degjojne. Kur te reshtin se me degjuari, nuk do te ekzistoj me.
Atehere, uroj qe te shkruani dhe qe t‘ju degjojne.
Faleminderit.


Roberto Saviano ka lindur ne Napoli, me 22 shtator 1979

Gazetar, bashkepunetor i "La Repubblica", "L‘Espresso", "Times", "El Pais", "Washington Post"

Shkrimtar, autor i librit "Gomorra" 2006

Ne dy vjet, "Gomorra" eshte perkthyer dhe botuar ne 42 shtete

2006-2008, libri me i shitur ne Gjermani, Angli, Holande, Spanje, France, Suedi dhe Finlande

"New York Times" e ka cilesuar si nje nga librat me te rendesishem te 2007-es

"The Economist" e ka perfshire ne 100 librat e vitit

Libri "Gomorra" eshte bere film, me bashkeskenarist Roberto Savianon

Me 24 shtator 2008, filmi "Gomorra" u zgjodh te perfaqesoje Italine ne garen per çmimin "Oskar", si filmin me te mire te huaj

"Gomorra" fitoi pese çmime "Oskar" ne Akademine e Filmit Evropian, si filmi me i mire, regjia me e mire, aktori me i mire, skenari me i mire dhe fotografia me e mire

Filmi "Gomorra" fitoi çmimin "Grand Prix" ne Festivalin e Kanes

"Kamorra" e ka denuar me vdekje autorin e "Gomorra"-s

Roberto Saviano jeton i shoqeruar nga policia prej 13 tetorit 2006

14 tetor 2008, kercenimi i fundit i "Kamorras": "Saviano i gjalle deri ne Krishtlindje"

 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 82 here.
Greqia ndalon autobuset nga ShqiperiaAutobusi i aksidentit në Himarë Pas aksidentit tragjik në Himarë, autoritetet greke kanë ndaluar hyrjen e autobusëve nga Shqipëria që nuk plotësojnë kushtet e sigurisë. Në pikat kufitare që lidh vendin tonë me Greqinë, ministria e Transportit e këtij vendi nuk ka lejuar hyrjen e autobusëve me udhëtarë të disa kompanive turistike. Bëhet fjalë për ndalimin e autobusëve të 18 kompanive nga Shqipërisë. /F.S/ Lexo te gjithe artikullin »


» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja
» Zvicerania Fure pyetet tre ore ne prokurori per “mashtrimet”
» Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor
» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke
» Arrestohet shqiptari, ishte me i kerkuari nga FBI
» Vidhet kisha ne Voskopoje
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit