Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Roberto Saviano Shqiptare, kujdes, kujdes, kujdes me plehrat!

Publikuar me : 01.03.2011 Ne : Kuriozitete - 135 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

INTERVISTE - Rrefimi i autorit te Gomorras Mafia dhe politika ne Itali e Shqiperi Raporti Berisha-Berluskoni dhe dokumentet e ish-Sigurimit shqiptar. Lidhjet shqiptare me Kamorren nisen qe pas prishjes me Kinen. Kamorra bleu arme, Shqiperia lejoi korridore te kontrabandes se cigareve. Saviano, ne nje rrefim per gazetaren Rudina Xhunga Sot ish-komunistet e shnderruar ne demokrate japin licensat per investime... Nese lejoni ardhjen e plehrave, cdo minierё do tju shndёrrohet nё njё vendshkarkimi mbeturinash toksike, cdo fabrikё e braktisur do tju shndёrrohet nё njё magazinё plehrash..



Kujdes, Kujdes, Kujdes! Se paku tri here e permend Saviano ne kete interviste me Rudina Xhungen, apelin per shqiptaret. Ky paralajmerim lidhet me hapjen e rruges shqiptare te plehrave. Çdo minierё do tju shndёrrohet nё njё vendshkarkimi mbeturinash, cdo fabrikё e braktisur do tju shndёrrohet nё njё magazinё plehrash - paralajmeron ai qe mbahet si nje nga njohesit me te mire te aktivitetit te mafias italiane dhe rajonale.
Per Roberto Savianon, Roberto Benigni kendon ne skenen e shfaqjes milionashikuese Eja me mua. Dhe falenderon fatin qe eshte bashkekohes i ketij djali me fuqi epike.... Ky djale ёshtё si njё poezi! Eshtё njё pasuri e kombit! Kur shkruhet mbi tё keqen, dhe i shkohet deri nё fund, ёshtё si prej fёmijёsh, pёrrallat, janё gjёja mё e rёndёsishme e jetёs sonё. Edhe kur rritemi, shkruajmё pёrralla. Asgjё nuk ёshtё mё shkencore sesa fantazia. Nёse mbyllim dyert e ёndrrave, kemi vdekur ndёrkaq! Nuk ёshtё se pёrrallat u thonё fёmijёve qё ekzistojnё dragonjtё! Jo, fёmijёt e dinё vetё qё ekzistojnё dragonjtё! Pёrrallat u thonё fёmijёve se dragonjtё mund tё mposhten. Ajo ёshtё gjёja e mrekullueshme! Kjo eshte ajo cfare ben Saviano. Ne e dimё qё ekziston Kamorra, qё ekziston e keqja, por kёto libra na tregojne sesi kamorra mposhtet. Kjo ёshtё dicka e jashtёzakonshme.
Saviano eshte sot personazhi me popullor ne Itali. Eshte krijuar nga nevoja e italianeve per te besuar. E gjitha nisi 4 vjet me pare me librin Gomorra. Miliona kopje te shitura, perkthyer ne dhjetera gjuhe. Nje fenomen nderkombetar. Ne Shqiperi libri erdhi ne 2008. Sot, Saviano pyetjes se botueses Arlinda Dudaj, per bashkepunimin e ardhshem, ne shqip, i pergjigjet Jam duke punuar per nje liber te dyte, i cili do te kete shume Shqiperi brenda, pasi gjate kesaj kohe jam perpjekur te merrem me mafian shqiptare, te mbledh dokumente per te. Mes shume veshtiresish, pasi ne Shqiperi eshte e rrezikshme te flasesh per mafian shqiptare, eshte e veshtire dhe te shkakton dhimbje, pasi ndihesh keq te flasesh vetem per te keqijat e nje vendi kaq te bukur. Por une besoj se te tregosh te vertetat e nje toke, do te thote ta duash ate toke. Pra, te flasesh per mafian shqiptare do te thote ta duash Shqiperine dhe shqiptaret. Shqiperia eshte nje nga ato vende, ku libri Gomorra eshte shitur shume . Jam i bindur qe pasioni i lexuesit shqiptar, per shkrimet e mia vjen pikerisht nga kjo, nga fakti qe nuk e ndjejne historine e librit, si histori te larget nga realiteti i tyre, por si nje rrefim per ta, si nje rrefim qe e ndihmon qytetarin shqiptar per te kuptuar me mire kohen, vendin dhe te tashmen e vet.


Ritakohemi dy vjet, pas intervistes se pare. Çfare reagime keni patur nga shqiptaret? Keni nje tjeter lidhje me shqiptaret tani...
Po, po, njё lidhje shumё te ngushtё. Madje me pelqen tё shoh qe shqiptarёt, duke parё televizionin italian, komentojne sa herё qё pёrmend Shqipёrinё, nё njё revistё televizive apo nё njё emision. Eshtё interesante, sepse unё jam i bindur se tё kuptosh mafien italiane do tё thotё tё kuptosh mafien shqiptare. Dhe ky kontinuitet kulturor midis Italisё dhe Shqipёrisё mund tё krijojё njё rezistencё kulturore. Ashtu sic ekziston njё kulturё antimafie italiane ekziston edhe njё kulturё antimafie shqiptare.
Tё rrёfesh mbi mafien do tё thotё tё mos i nёnshtrohesh mafies. Ti bёsh ballё mafies do tё thotё tё tregosh se je njё vend i shёndetshёm. Ndёrsa kur, pёrkundrazi, ndodh tё jesh mosbesues kundrejt argumentit tё mafies, ke frikё se kjo mund tё te ndotё imazhin, kjo eshte si te heshtesh para njё krimi dhe nuk eshte aspak rezistencё ndaj mafies.

Nderkaq cfare po ndodh me Berluskonin..

Gjykatёsit e Milanos po hetojnё mbi njё ngjarje qё ka tё bёjё me Berluskonin, domethёnё shpёrdorim detyre dhe shtytje pёr prostitucion tё tё miturve.
Pas ngjarjes sё Berluskonit ёshtё njё histori qё nuk ka tё bёjё me punёt private tё Berluskonit. Sipas meje, kjo duhet thёnё qartё. Askush nuk e vё nё dyshim qё nё njё demokraci secili ka shijet qё dёshiron, dёfren ashtu si dёshiron, bёn dashuri sa tё dojё, me kё tё dojё. Por historia e Berluskonit ka te beje me historine e pёrzgjedhjes sё klasёs udhёheqёse. Kush kalon nёpёrmjet pёrzgjedhjes seksuale tё Berluskonit, bёhet deputet, ministёr, pra ka njё rol. Nё tё njёjtёn mёnyrё, kush kalon nёpёrmjet pёrzgjedhjes seksuale tё Berluskonit, ka njё rol nё botёn artistike, televizive, dhe e gjithё kjo ushqen shantazhe qё e kushtёzojnё politikёn italiane, sepse Berluskoni ёshtё nёn shantazh nёse shohim kёto hetime. Eshte dhe dicka tjetёr. Kёto femra janё tё paguara. Kёshtu qё, nё njё farё mёnyre pёrjetojnё edhe njё farё nxjerrjeje tё njё deponimi me dhunё, qё nuk ka tё bёjё mё me kёnaqёsinё e tё dёfryerit apo tё tё ndenjurit bashkё, sic kёrkon tё na e hedhё Berluskoni. Sot Italia ndodhet nё njё kaos tё stёrmadh pёr shkak tё kёsaj ngjarjeje, sepse Berluskoni kёrkon tё na bёjё tё mendojmё se kushdo qё vendos tё bёjё dashuri, tё ketё njё te dashur, njё tё fejuar apo cfarёdo, mund tё hetohet. Ska tё bёjё asfare me gjithё kёtё. Eshtё njё sistem pёrzgjedhjeje dhe shantazhi, qё del nga ai hetim dhe nuk ёshtё njё rastёsi qё me kёtё hetim nuk po merren gjykatёs tё zakonshёm, por gjykatёs tё antimafies. Ilda Boccassini, shefja e antimafies nё Milano, nё veri tё Italisё, po heton mbi njё krim nё sistem, jo mbi krim seksual apo, si tё thuash, qё ska lidhje me njё sistem pushteti.

Diplomen tuaj Honoris Causa ia keni kushtuar Ilda Boccassini-t...
Po, ia kam kushtuar diplomёn time tё tretё nё drejtёsi Ilda Boccassini-t dhe dy gjykatёsve tё tjerё tё grupit tё Milanos pёr tё treguar se nuk mund tё mendohet nё njё demokraci qe kryeministri tё flasё pёr ndёshkim tё gjykatёsve. Kjo ёshtё njё gjuhё prej totalitarizmi, prej totalitarizmi tё kuq, ndёr tё tjera, nёse mё duhet tё gjej vёrtet njё kontinuitet, mё shumё sesa totalitarizёm fashist apo nazist. Kёshtu qё e bёra kёtё kushtim pёr tё lёshuar njё mesazh Kujdes! Kur flitet pёr Drejtesine, nuk mund tё mendohet qё nё njё vend demokratik njё kryeministёr tё thotё se njerezit e Drejtesise duhen ndёshkuar. Eshtё njё fjalё e rrezikshme.


Disa prej gazetave me te rendesishme ne Shqiperi kane pyetje per ju... Gazeta Shekulli pyet per plehrat dhe vendimin e qeverise per to ne Shqiperi, miratuar disa jave me pare..

Po, jam nё dijeni tё kёsaj dhe ёshtё njё problem. Nuk e di sesa ndikim ka nё kёtё kriminaliteti i organizuar dhe se sa dinakёria politike. Atje ku ka shumё terrene te lira, ka shumё biznes pёr mbeturinat. Dhe kёshtu qё kёshilla qё do ti jepja publikut shqiptar, ёshtё Kujdes! Çdo minierё do tju shndёrrohet nё njё vendshkarkimi mbeturinash, cdo fabrikё e braktisur do tju shndёrrohet nё njё magazinё plehrash.
Italia po sheh, (dhe jo vetёm Italia mafioze), po sheh nё territorin shqiptar njё mundesi pёr mbeturinat. Sa mё shumё dёshirё do kete pёr tё bёrё kete nga ana e shqiptarёve, aq mё eksponencial ёshtё rreziku gjeografik, biologjik, natyror pёr Shqipёrinё.
Kёshtu qё ky operacion, nёse nuk kontrollohet, pas pesё vjetёsh ne do tё takohemi pёrsёri dhe do tё themi se si vallё periferitё e qyteteve shqiptare, fshatrat shqiptare janё plot me mbeturina toksike, mbeturina italiane, mbeturina ballkanike. Pra, bёni shumё kujdes! Bёni kujdes me kёtё qё po ndodh!


Te bejme kujdes nga Italia?

Po sigurisht! Çёshtja e mbeturinave nё Itali ёshtё natyrisht para syve tё tё gjithёve pёr shkak tё skandalit napoletan, qё tregon paaftёsinё e njё vendi pёr tё arritur tё organizojё njё cikёl tё mbeturinave. Ai kaos sjell tonelata parash. Skandali i mbeturinave nё Napoli ka prodhuar aq para pёr Kampanian sa janё tё barabarta me dy buxhete vjetore tё shtetit...
Prandaj them, kujdes! Ky ёshtё hapi i parё pёr te bёrё qё tё ndodhё nё Shqipёri jo thjesht ate qё po ndodh nё Napoli, por pёr ta mbushur pjesёn qё nuk shihet, fshatrat, guroret, minierat e braktisura, pёr ti mbushur tё gjitha kёto me plehra dhe pёr ti sjellё fitime atij qё ndёrmjetёson nё kёto transporte.

Po vazhdoni te hetoni per mafien shqiptare?

Mafia shqiptare nuk ka mё asgjё tё largёt. Mafia shqiptare flet italisht, ndjek logjikat italiane, ёshtё tёrёsisht e brendshme nё organizatёn italiane...
Kur Prokuroria e Kozencёs tregon se Ndrangheta dhe mafia shqiptare janё strukturuar tashmё nё njё organizatё tё vetme, ky lajm qe duhet tё hapё gazetat tuaja, revistat televizive. Por sekziston. Vetem shkruhet sikur lajmi ka tё bёjё me pesё gangstere tё izoluar. Jo, jo, jo, nuk mund tё mendohet keshtu...

Mafia dhe politika shqiptare. ....

Mё kujtohet Lelo Amato. Lelo Amatoja ishte njё drejtues i kartelit tё Sekondiljanos, nё Napoli. Dy herё ka qenё i pёrzier me shqiptarёt. Ai konsiderohet njё perandor i vogёl, nё Spanjё dhe nё Shqipёri. Sot ёshtё nё burg nё Itali. Ai u pёrzie dy herё me shqiptarёt. Herёn e parё trafikonte hashash madje me djalin e njё ambasadori, unё e pёrmend te Gomorra, me djalin e njё ambasadori shqiptar nё Itali. Ky djalё e ndihmonte tё trafikonte, - po flasim pёr fundin e viteve 90, - tё trafikonte hashash midis Italisё dhe Shqipёrisё. Dhe ai nё Shqipёri shkonte vazhdimisht, duke blerё toka, duke blerё magazina, duke administruar kamionё. Politika shqiptare ka kontakte nuk mund tё mos flasё me mafien. Nuk mund tё mendohet! Nuk mund tё mendohet!
Pushtetin shqiptar unё e studioj qё kёtej. Pushteti i mafieve shqiptare ёshtё eksponencial. Nuk ёshtё se nga intervista e fundit, kam parё ndonjё ndryshim tek kjo. Kam parё prokurorё guximtarё tё izoluar, gazetarё tё guximshёm tё izoluar, por nje det me korrupsion...

Pra, ju po e ndiqni ate qe po ndodh ne Shqiperi.. Kriza, protestat, te vraret?

Po. Kam pare shumё dhe kam krijuar shumё pёrshtypje. Mendoj se ёshtё njё moment i vёshtirё qё do tё cojё nё njё ripёrtёritje. Dhe jam i bindur demokracia shqiptare nuk do tё mundё dot kurrё tё mbёrrijё nё pjekuri, nёse nuk pёrballon dhe nuk ndalon problemin mafioz. E dini? Me siguri duhet tё ketё ndonjё kёrkues qё po i studion dokumentet e Sigurimit, por i ftoj vёzhguesit shqiptarё ti studiojnё ato dokumente. Vёrtetojnё zyrtarisht marrёdhёniet midis Kamorrёs dhe shtetit shqiptar, para rёnies sё regjimit komunist. Pёrkon, tё paktёn nga kёto dokumente, me fundin e marrёdhёnieve midis Kinёs dhe Shqipёrisё. Shqipёria pёrjetoi njё krizё shumё tё ndёrlikuar dhe udhёheqёs tё shtetit shqiptar tё regjimit komunist takuan drejtues tё Kamorrёs napoletane, nё vecanti Paskuale Galason dhe Mikele Xaxan, tё cilёt e pranuan kёrkesёn e Shqipёrisё pёr tё shitur armё, arme qё Kamorra ua shiti palestinezёve, irlandezёve, e tё gjitha karteleve kriminale qё donin. Armё shqiptare tё shitura nga Kamorra. Nё kёmbim Shqipёria i ofroi mbёshtetje nё rrugёt ujore pёr kontrabandёn e cigareve, mikpritje tё tё fshehurve, pra anёtarёve tё Kamorrёs.
Meqё po flasim pёr regjimin komunist nuk mund tu ofronte tregun e lirё, sepse nuk ekzistonte tregu. Por kur regjimi ra, ata i kishin ndёrkaq tё gjitha pikat e referimit atje, sepse ata gjeneralё, ata ambasadorё, ata funksionarё komunistё pastaj u bёnё demokratё, dhe ata japin sot lejet pёr tё hapur fabrikat, mundёsinё pёr tё investuar nё banka etj.
Unё kam frikё se ka shumё shqiptarё qё e shikojnё vendin e tyre nё mёnyrё driteshkurtёr.

Ne Shqiperi diplomate te huaj, madje edhe italiane, flasin per stabilitet...

Diplomatet natyrisht flasin per stabilitet, sepse kane nevojё pёr njё aleancё me qeverinё shqiptare. Politika e jashtme italiane e viteve tё fundit ёshtё katastrofike marrёdhёnie me Libinё, marrёdhёnie me Bjellorusinё, marrёdhёnie me Putinin, domethёnё gjithcka qё ёshtё larg demokracive, i pёlqen Berluskonit. Mund tё duket si njё batutё, por atij i leverdis, sepse ёshtё unaza e dobёt e Europёs. Gjermania vёshtirё se do ta priste Gedafin me nderimet me tё cilat pritet nё Itali. Berluskoni e di kёtё, dhe kёshtu qё i shfrytёzon marrёdhёniet e kёqija tё kёtyre shteteve me shtetet e tjera europiane pёr tё pasur marrёdhёnie tё privilegjuara ai vetё. Shqipёria bёn pjesё nё kёtё dinamikё. Por mendoj se i kanё orёt tё numёruara, qё tё dyja qeveritё.
Njerёzit nuk e pranojnё mё, po e kuptojnё gjithnjё mё shumё se cfarё ёshtё bёrё. Qeverive ju mbeten besnikёt. Besnikёt janё tё pamposhtur. Çfarёdolloj gjёje tё bёjё shefi, ata do ta ndjekin pas deri nё fund. Por ata nuk ngrenё peshё. Nё Shqipёri ka njё ajёr tё ri.

Njerezit ne Shqiperi shpesh besojne se gjithe politika eshte pis, te gjithe jane njesoj...

E kuptoj. Eshtё e natyrshme ta mendosh kёtё. E kam menduar edhe unё nё shumё faza tё jetёs sime. Por te mendosh keshtu , ёshtё njё mёnyrё pёr ti dhёnё hapёsirё, politikёs mё tё keqe. Tё thuash se gjithcka ёshtё njёsoj, tё mos kuptosh ndryshimet, ёshtё njё gjest antidemokratik. Ka shume politikanё tё paaftё, por jo te gjithe. Tё arrish tё thuash se gjithcka ёshtё njё neveri, ёshtё njё mёnyrё pёr tё legjitimuar cilindo. Sepse nё atё pikё justifikon mё dinakun, mё tё pamёshirshmin, atё qё ka mё pak rregulla, atё qё ka mё pak skrupuj.
Duke parё revoltёn nё shesh, nё kёto ditё nё Shqipёri, mua mu duk se ndieva njё zemёr tё gjallё, tё ngjashme me atё qё ndodhi kur ra regjimi komunist. Domethёnё, njё atmosferё tё ngjashme. Me duket se tani duhet kaluar, duhet arkivuar ajo qё ishte periudha e tranzicionit nga komunizmi nё demokraci, dhe duhet mbёrritur mё nё fund nё demokraci. Boll me tranzicionin!

Do doja ne fund te bisedes, ti drejtoheni te rinjve shqiptare..

Demokracia e re ёshtё njё privilegj sepse mund ta ridizenjosh njё vend dhe te rinjte shqiptare e kane kete fat. Nёse lind njё ёndёrr e madhe per rilindjen nё Shqipёri, bota nuk mund ta shpёrfillё dot ate...


*Marre me shkurtime nga Emisioni Shqip i Rudina Xhunges
Pas botimit te Gomorra, udhetim ne perandorine ekonomike dhe ne endrren ekonomike te Kamorres, Roberto Saviano, eshte kercenuar me vdekje nga mafia. Ne mbrojtje te Savianos, e ne solidaritet kunder Kamorres, intelektuale te njohur nga mbare bota nisen nje apel. Iniciatoret e apelit ishin gjashte mbajtes te cmimit Nobel; Dario Fo, Mikail Gorbacov, Gynter Gras, Rita Levi-Montalcini dhe Desmond Tutu. Apeli vinte theks ne faktin se problemi i kriminalitetit te organizuar nuk eshte nje problem qe i perket vetem policise apo shtetit, por gjithe qytetareve, pra eshte nje problem i demokracise. Saviano, u vu nen mbrojtje nga shteti dhe vijon te jetoje me kete status.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Mishmashi i arsimit shqiptar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 25 here.
Agim Fjolla Në Londrën e para pavarësisë shqiptare lindi një debat publik pas vjedhjes së një prej galerive private të artit që zotëronte një koleksion të veçantë veprash nga rilindja italiane. Roja i turnit të natës i ishte dorëzuar gjumit dhe këtë dobësi të moshës e kishte përdorur hajduti i cili vodhi plot pesë piktura. Kjo ngjarje shërbeu si nisje e një debati ku përzihej detyrimi moral me detyrimin ligjor ku njëra palë e hidhte rojën në anën e fajtorëve...Lexo te gjithe artikullin »


» Puna e mjekut flet me shume
» Ambasada ne Itali na ka mbyllur deren
» Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda
» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit