Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Roboti “durrsak” gjen anijen turke te mbytur ne Adriatik

Publikuar me : 03.11.2011 Ne : Kronike - 39 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Mark Brunga

Një robot nënujor i prodhuar në Durrës disa muaj më parë ka përcaktuar dje vendndodhjen e anijes turke të mbytur pak ditë më parë në detin Adriatik pas përplasjes me tragetin e linjës Durrës-Bari. Në këtë ngjarje të rëndë humbën jetën tetë marinarët turq të anijes dhe trupat e tyre nuk janë gjendur ende.

Mbytja e anijes ka ndodhur në ujëra ndërkombëtare dhe për këtë arsye kërkimet janë kryer kryesisht nga anije turke. Dje, një prej anijeve turke ka vënë në përdorim robotin e prodhuar në Durrës dhe ai ka arritur të përcaktojë pozicionin e mbytjes së anijes “Reina 1”. Sipas të dhënave nga specialistët e kapitanerisë së portit, anija është gjendur dhe është filmuar nga kamerat e robotit nënujor në thellësinë 92 metra dhe në largësi rreth 28 milje detare nga bregdeti i Durrësit. Anija është gjetur në këto koordinata gjeografike: gjerësia gjeografike 42 gradë e 16 minuta në veri më 19 gradë e 01 minutë në perëndim.

Deti ka qenë i trazuar dhe një nga tre spirancat e anijes ndihmese, gjatë kërkimeve, ka ngecur në anijen e mbytur. Rreth orës 18.00 të darkës janë detyruar që të presin spirancën me një gur fresibel. Pamjet e para të nënujshme kanë paraqitur një anije të deformuar nga përplasja dhe të anuar nga krahu lindor i bregdetit. Roboti në drejtimin e projektuesit dhe konstruktorit të tij, Thoma dhe Erald Berberit ka arritur që të përcaktojë deri disa obllo (xhama të trashë të dritareve të anijes) që ishin thyer dhe nga ka vërshuar edhe uji gjatë katastrofës së anijes “Reina 1”.

Roboti është kthyer më pas në Durrës për t’ia lënë vendin kërkuesve më të specializuar siç është një ekip holandez i zhytjeve në thellësi, i cili do të merret me kërkimin e trupave të mbytur nëpër kabinat e anijes së mbytur.

Burime nga operacioni i kërkimit pohuan se roboti është marrë për të bërë fotografime nënujore duke shpresuar se trupat e të mbyturve mund të jenë edhe në shtresat e anijes. Fotografitë e realizuara me robotin nënujor do të përdoren edhe për të përcaktuar detaje nga përplasja e disa ditëve më parë

 

Si u ndërtua roboti “Erald”

Robot nënujor ose më saktë R.O.V (Remotely Operated Vehicle) është një projekt dhe ndërtim tërësisht shqiptar. Ai është projektuar nga Erald Berberi dhe Thoma Berberi. Roboti është prodhuar për herë të parë në qytetin e Durrësit. Projektuesi Erald Berberi, gjatë prezantimit ka thënë se “Projekti dhe ndërtimi i tij është tërësisht shqiptar”. Ndërkohë ai bën me dije se ky lloj roboti do të ketë një përdorim të gjere si për të realizuar xhirime nën ujore në det, ashtu edhe për të kryer xhirime nënujore në anijet e mbytura.

Po kështu mund të realizohen edhe filma dokumentarë shkencorë të jetës nënujore të bimëve dhe specieve të ndryshme që ka zona e Durrësit ose dhe më gjerë në të gjithë bregdetin e vendit tonë.

Për prodhimin e këtij objekti nënujor ka punuar një ekip i përbërë prej katër personash dhe realizimi ka dashur dy vjet. Pesha e përgjithshme e robotit është rreth 34,6 kg dhe mund të operojë në punime nënujore deri në thellësinë deri 150 m. Ai është i pajisur me telekamera, ndriçim dhe ka katër elektromotorë me bateri si dhe ka një telekomandë përmes së cilës komandohet nga sipërfaqja.

 

 

Aksidenti, 8 marinarë turq u mbytën në Adriatik

Tetë shtetas turq kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit të 20 tetorit rreth 20 milje larg brigjeve shqiptare teksa anija e tyre është përplasur me tragetin e linjës Durrës- Bari. Nga dhjetë marinarë që ndodheshin në anijen turke, vetëm dy prej tyre kanë mundur që të shpëtojnë. Madje edhe trupat nuk janë gjendur ende të gjithë. Ngjarja ka sjellë panik edhe tek 196 pasagjerët e tragetit, të cilët fatmirësisht nuk kanë asnjë dëmtim.

Nëntë mjete të Flotës Detare Shqiptare, policisë kufitare si dhe të Guardia di Financës u nisën në drejtim në anijes, por pa mundur qët ë shpëtonin jetën e marinarëve. “Ishin momente shumë të tmerrshme kur brenda pak minutash kanë humbur jetën e tetë shokë të mi, tetë anëtarë të ekuipazhit. Arrita t’i flas njërit. Ai për një çast mu përgjigj por nuk e pashë më, u zhduk nën ujë”,- janë fjalët e pakta që mundi të thotë kapiteni i anijes turke, Ahmet Sojturk ps ngjarjes.

Të njëjtën gjë ka treguar edhe zv. kapiteni i anijes, Ahmet Ball. “Po udhëtonim nga Rusia drejt Malit të Zi, dhe kur kishin mbetur vetëm gjashtë orë për të arritur ne destinacion ndodhi hataja. Anija u fundos shume shpejt dhe nuk pashë të mbijetuar të tjerë. Kam thërritur nëse kishte njeri nga anëtarët e tjerë të ekuipazhit, por askush nuk u përgjigj. Ishte e vështirë të rrije në ujë pasi ishte shumë ftohtë. Kur pothuajse kishim humbur çdo shpresë erdhën na shpëtuan. Kur ne u përplasëm kishim sinjal alarmi të ndezur. Pashë që brenda anijes ishin pesë nga shokët e mi. Kur anija po fundosej ishte presioni i ajrit që më nxori jashtë. Kjo më ndihmoi të shpëtoja, gjithçka ndodhi shumë shpejt”,- tregoi zv. kapiteni i anijes.

 

 

Anija ishte në det prej 10 ditësh

Anija “Reina 1” me flamur maltez dhe pronar turk është nisur më 10 tetor nga porti rus i Novorosijskut me 3100 tonë alumin, sipas Nënsekretariatit të Flotës Detare Turke, cituar në orën 12:37 nga agjencia zyrtare e lajmeve e Turqisë “Anadolu Agency”. Anija është regjistruar me flamur maltez në Valleta nga shoqëria klasifikuese “Bureau Veritas”. Pronar dhe menaxher i anijes është kompania turke “Grupshipping & Trading” me seli në Stamboll. Tonazhi i anijes së mallrave është 3400 tonë. Gjatësia është 78 meta, gjerësia 12 metra, zhytja 5,9 metra. Është ndërtuar në kantierin detar polak Gdinja në vitin 1991.

 

Historia e porteve

2011 Tetor 20, 08:00:18 UTC                          Bar

2011 Tetor 10, 20:30:56 UTC                          Novorosisyk

2011 Tetor 6, 20:00:23 UTC                            Diliskelesi

2011 Shtator 26, 06:00:37 UTC                      Trieste

2011 Shtator 13, 22:00:02 UTC                      Alexandropolis

2011 Shtator 10, 12:00:50 UTC                      Neakarvali

2011 Shtator 3, 12:00:19 UTC                         Novorossiysk

2011 Gusht 27, 12:00:45 UTC                         Istanbul

2011 Gusht 21, 12:00:53 UTC                         Koper

2011 Gusht 18, 12:00:32 UTC                         Bar

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 82 here.
Greqia ndalon autobuset nga ShqiperiaAutobusi i aksidentit në Himarë Pas aksidentit tragjik në Himarë, autoritetet greke kanë ndaluar hyrjen e autobusëve nga Shqipëria që nuk plotësojnë kushtet e sigurisë. Në pikat kufitare që lidh vendin tonë me Greqinë, ministria e Transportit e këtij vendi nuk ka lejuar hyrjen e autobusëve me udhëtarë të disa kompanive turistike. Bëhet fjalë për ndalimin e autobusëve të 18 kompanive nga Shqipërisë. /F.S/ Lexo te gjithe artikullin »


» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja
» Zvicerania Fure pyetet tre ore ne prokurori per “mashtrimet”
» Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor
» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke
» Arrestohet shqiptari, ishte me i kerkuari nga FBI
» Vidhet kisha ne Voskopoje
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit