Publikuar me : 22.01.2012 Ne :
Sport - 58 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Xhek Preçetaj
Nuk ka falje nga ana e Rodri Gigsit për vëllanë e tij, mesfushorin e njohur të ekipit anglez të Mançester Junaitedit. Rajan Gigs mbetet një kampion i vërtetë në fushë, por një subjekt jo shumë i pëlqyer jashtë saj.
“Vëllai im është një futbollist i madh, por mbetet një vemje”, shprehet Rodri. “Gruaja ime Natasha ishte jeta ime për mua. Rajan duhet të më qëndronte pranë, por jo në këtë mënyrë. Natasha më ka shkruar një letër dhe më ka treguar gjithçka. Është e drejtë që të dihet që vetëm për seks më ka shkatërruar jetën”. Siç mund të kuptohet edhe nga fjalët e vëllait, historia bën fjalë për një lidhje sekrete midis futbollistit Rajan Gigs me nusen e të vëllait. Një histori e cila zgjati për rreth 8 vjet rresht. Një skandal ky për yllin e Mançester Junaitedit, i cili ndryshe nga sportistët e tjerë që mund të tradhëtojnë gruan e tyre me modele, apo femra të tjera, Rajan e tradhtoi gruan e tij me kunatën. Kjo lidhje e gjatë për 8 vjet, ishte edhe një bombë e vërtetë për familjen e Rajanit, një familje e konsideruar tepër e bashkuar dhe e fortë. Pas këtij skandali, gruaja e futbollistit e fali atë për tradhëtinë. Ndërkohë Rodri me Natashën u ndanë. Vetë Rajan Gigs nuk i ka kërkuar ende falje të vëllait për veprimet e tij e si rrjedhojë ky i fundit nuk ka asnjë arsye që ta falë.