Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Roje civile shajne e dhunojne deputetin e PS, policia nuk nderhyn (VIDEO)

Publikuar me : 09.12.2011 Ne : Kronike - 38 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli




www.youtube.com/watch?v=_5S9MPeiStw


 

Lindita Çela

Protesta e disa të rinjve të Forumit Eurosocialist me rastin e Ditës së Rinisë është mbyllur me skena sharjesh dhe dhune nga disa persona të veshur civilë ndërsa policia rrinte e vështronte pa ndërhyrë. Madje sharjet e dhuna janë drejtuar edhe ndaj deputetit të PS-së, Sajmir Tahiri, i cili ka tentuar të qetësojë situatën.

***

Lajmi që do të zhvillohej një protestë nga ana e Forumit Eurosocialist me rastin e Ditës së Rinisë ka bërë që në hyrje të rrugës pedonale të vendoset një kordon me efektiva të Policisë Bashkiake dhe asaj të Rendit. Me të ardhur protestuesit, policët u kanë bërë të qartë që në fillim se nuk do të mund të hynin. Për pasojë protesta ka nisur në rrugën përpara hyrjes së atij që bashkia e ka pagëzuar si “fshat turistik”. Por sapo janë hapur pankartat kanë ndërhyrë disa persona të veshur civilë, të cilët kanë nisur të shpërndajnë protestuesit. Dy të rinj, që aty u identifikuan si punonjës së Bashkisë, kërcënonin e shanin vazhdimisht deputetin Samir Tahiri. Edhe pse aty ndodheshin dhjetëra forca të policie, ato kanë ndërhyrë vetëm të mblidhnin pankartat e tubuesve. Pas ngjarjes as policia dhe as deputeti tahiri nuk pranuan të komentojnë ngjarjen, ndërsa dy civilët që larguan protestuesit nuk u zbuluan se çfarë ishin.

Të rinjtë socialiste deklaruan se Bashkia e Tiranës është kthyer ne një institucion aferash familjare, e një prej tyre është dhe “fshati turistik” i rrugës pedonale. Në fakt këtë projekt e ka ideuar “Orange Advertising”, një firmë biznesi që ka lidhje me kunatin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Isufin. Madje njeriu që ka përzgjedhur bizneset që do të marrin pjesë në këtë ngjarje është Estela Dhami, e fejuara e kunatit të kryetarit Basha. Ajo i sugjeron biznesmenëve që nëse dun të marrin një kioskë duhet të flasin me Erion Isufin dhe për Odetën, pronaren e “Orange Advertising”, e cila ka bërë edhe fushatën e Bashës.

 

Çfarë ndodhte dje në fshatin turistik

Aroma e qofte të pjekura ndihet që larg dhe shtëllunga të mëdha tymi dalin pikërisht aty ky është hyrja e Teatrit Kombëtar dhe Ministrisë së Brendshme. Për së largu përngjan se sheshi, në zemër të kryeqytetit, është kthyer në pazar ku çdo kush mund të shesë e blejë gjithçka që i duhet për të kremtuar festat e fundit vitit. Gjindja që turret për aty ta përforcon më shumë këtë ndjesi. Por brenda rrugës pedonale ndihet vetëm era e ushqimit.

Janë plotë 28 kioska, apo shtëpiza prej druri me një sipërfaqe 2×2,5 metra katrore. Ato janë vendosur në të dyja anët e rrugës, e në secilin prej tyre ka asortimente kryesisht, qofte, birra, zbukurime të pemës së Vitit të Ri, madje edhe të brendshme.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 82 here.
Greqia ndalon autobuset nga ShqiperiaAutobusi i aksidentit në Himarë Pas aksidentit tragjik në Himarë, autoritetet greke kanë ndaluar hyrjen e autobusëve nga Shqipëria që nuk plotësojnë kushtet e sigurisë. Në pikat kufitare që lidh vendin tonë me Greqinë, ministria e Transportit e këtij vendi nuk ka lejuar hyrjen e autobusëve me udhëtarë të disa kompanive turistike. Bëhet fjalë për ndalimin e autobusëve të 18 kompanive nga Shqipërisë. /F.S/ Lexo te gjithe artikullin »


» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja
» Zvicerania Fure pyetet tre ore ne prokurori per “mashtrimet”
» Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor
» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke
» Arrestohet shqiptari, ishte me i kerkuari nga FBI
» Vidhet kisha ne Voskopoje
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit