Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Romet Do te "arratisemi" ne BE. Dule Nuk dine penalitetet e liberalizimit

Publikuar me : 11.12.2010 Ne : Kulture - 85 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE - Perfaqesuesit e komunitetit rom ne Shqiperi paralajmeruan dje nje eksod masiv drejt BE-se ne momentin e liberalizimit te vizave. Kete veprim ata e shpjeguan me penalizimin qe i eshte bere ketij komuniteti duke mos i informuar sic duhet per ceshtjen e liberalizimit te vizave. Anetari i ketij komuniteti, Pellumb Furtuna, ne mbledhjen me teme Minoritet dhe regjistrimi i pergjithshem i popullsise 2010, shprehu shqetesimin per mungesen e informimit per nje sere procesesh te shtreses shoqerore qe ai perfaqeson. Duke ngritur shqetesimin per problemet qe ka komuniteti rom, Furtuna kerkoi ndihmen e komuniteteve te tjera qe te harrojne ate vuajtjen per 20 vjet qe nuk arritem te integrohen.
Pastaj, eshte nje e keqe edhe kjo e liberalizimit te vizave qe do ti penalizoje te gjithe romet, se romet nuk jane te informuar, se nuk kane arsim dhe ata ku jetojne nuk kane televizor per te pare dhe te gjithe mund te turren, sic jane turrur ata te Rumanise dhe te Bullgarise, dhe do te kthehen nga andej dhe do te penalizohet per pese vjet. Atehere, cfare ishte ky liberalizim?, - paralajmeroi Furtuna.


Ne vijim te kesaj logjike, perfaqesuesi i komunitetit rom theksoi se eshte nje e keqe e tjeter me e madhe tjeter, qe jane te penalizuar qe skane ku te vizitohen, pasi, sic tha ai, nuk kane kontribute dhe me para nuk mundet qe ta marrin kete sherbim. Nese flasim per arsimim, eshte 84perqind analfabetizmi midis komunitetit rom. Le te dalim tek punesimi, punesimi eshte pothuajse 0perqind, pavaresisht se disa jetojne me shitje materialesh qe mbledhin. Shume femije rome, nga 5 mije femije qe jane trafikuar, pjesa me e madhe jane komunitetit rom. Nese dalim tek strehimi, jo vetem qe nuk kane marre statusin e te pastrehut, por edhe ato baraka qe kishin jane prishur pa paralajmerime dhe jane hedhur ne rruge, - solli shifrat perpara perfaqesuesve te komuniteteve, Pellumb Furtuna. Sipas tij, romet kane dicka te hidhur nga keto te qeverise, pasi sic behen strategjite dhe perfundojne neper sirtare.


Ndonese vemendja ishte e perqendruar tek regjistrimi i popullsise, kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule, njeheresh deputeti i Kuvendit te Shqiperise, shprehur shqetesimin per ate qe mund ndodhe me komunitetin rom pas liberalizimit te vizave. Qytetaret e komunitetit rom jane te painformuar per penalitetet qe ka ceshtja e liberalizimit te vizave, kane marre nje pasaporte biometrike dhe tani do te marrin rruget e Europes pa e ditur se po kaluan 90-diteshin nuk do te kene me te drejten e hyrjes ne hapesiren Shengen per 5 vjet dhe ne po bejme reklama televizive duke ndryshuar kollaret dhe nuk jemi afruar atje ku eshte problemi. Nuk eshte intelektuali i Tiranes ai qe negocion ne kafet luksoze se sa dite do te rri apo nuk do te rri ne hapesiren Shengen, - theksoi Dule. Sipas tij, nuk eshte vajtur tek problemet e verteta qe do tu kerkoje ky proces. Prandaj, nenvizoi ai, dhe me regjistrimin e popullsise duhet qe te punohet me shmangien e situatave dhe pasojave negative me keto grupime.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Homazh Pandi Zguros

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 94 here.
Me shfaqjen e dokumentarit “Pandi Zguro, një zë i papërsëritshëm” kujtohet dhe nderohet në 1-vjetorin e vdekjes këngëtari i Ansamblit të Ushtrisë. Nesër, ora 11.00, në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, i bëhet homazh Pandi Zguros (1944-2011), aktivitetit të tij si artist dhe ushtarak. Ministria e Mbrojtjes e dekoron nënkolonelin Pandi Zguro “Artist i Merituar” me medaljen “Për shërbime të shquara” (pas vdekjes). Marrin pjesë: Avni Mula, Milto Vaka dhe Ligor...Lexo te gjithe artikullin »


» Ah, parate, parate
» Dama Plake ne Tirane
» Finalja e Orkestres me muzike baroke
» Ne dy skenat kombetare
» Diktator jo si te tjeret
» Mbremja Gala nga Shkolla e Baletit
» Instrumenti etnik i shqiptareve
» Takim me njeriun qe di ta degjoje tjetrin
» Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit
» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit