Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Rraklli Köstnerin eshte i duhuri per Shqiperine

Publikuar me : 11.11.2011 Ne : Sport - 50 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Lorenz Günter Köstnerin


Nëse ka një person në Shqipëri që e njeh më mirë se kushdo tjetër Lorenz Günter Köstnerin, ai është Altin Rraklli. Ish-sulmuesi kuqezi, i cili ka qenë për disa sezone radhazi nën urdhrat e këtij trajneri tek Unterhaching në Bunsdesligë, thotë se Köstner është trajneri i duhur për Shqipërinë, por mohon që të ketë “sponsorizuar” për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

- Altin, ju jeni ndërmjetës në marrëveshjen e Dukës me trajnerin gjerman Köstner?

- Kush e tha këtë? Sot kam lexuar në shtypin sportiv që unë kam ndërmjetësuar për të arritur marrëveshjen, por kjo s’është e vërtetë. E kam shumë mik këtë trajner, por nuk e kam sjellë unë në Shqipëri.

- Kjo do të ishte, përderisa ju e njihni personalisht, pasi ka qenë trajneri juaj…?

Köstner ka qenë pranë marrëveshjes me FSHF-në disa vite më parë, kur u zgjodh Ari Han. Pra, është një njohje e vjetër e Dukës, i cili, me sa duket, ka hyrë përsëri në bisedime dhe palët kanë rënë dakord.

- Ju thoni që e keni mik dhe e njihni mirë. Si është si trajner?

Shumë i mirë. Madje mund të them që është trajneri më i mirë qëm ka pasur gjatë karrierës sime në Gjermani. E mori skuadrën Unterhaching në një moment shumë të vështirë, mblodhi lojtarë që nuk po luanin te skuadrat e tyre dhe pati shumë sukses.

- Cila është cilësia që e dallon nga të tjerët?

- Është trajner shumë korrekt dhe i disiplinuar. Pikërisht këtë kërkon edhe nga futbollistët, disiplinë dhe korrektësi.

- Vetëm kaq? Po nga ana teknike?

I jashtëzakonshëm për situatat e vështira. Mund t’ju përmend vetëm një detaj: e mori Volfsburgun para disa sezonesh në një moment shumë të vështirë, teksa ishte në zonën e rënies nga kategoria, por në fund të sezonit kjo skuadër për pak mori pjesë në Kupat e Europës. Pësoi vetëm një humbje në ndeshjen e parë e më pas mori 8 fitore radhazi. Përveç këtij momenti, kujtoj se në vitin 2000 Unterhaching i ka hequr titullin Bajernit të Leverkusenit në ndeshjen e fundit, duke fituar në transfertë.

- Besoni se do të ketë sukses në krye të Shqipërisë?

- Siç e thashë, është trajner që di ta nxjerrë skuadrën nga situata. Shqipëria është në një moment të vështirë, por ai ka nuhatje të jashtëzakonshme për të gjetur lojtarët e duhur. Pastaj, siç e thashë më lart, kërkon korrektësi dhe disiplinë. Këto i duhen një skuadre kombëtare si Shqipëria.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesore

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 60 here.
Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesoreKombetarja Edmond Sufaj Skuadra kombëtare e femrave të Shqipërisë, do të marrë pjesë në ndeshjet eliminatore në kompeticionet europiane dhe botërore. Pas paraqitjeve mbresëlënëse në tre takimet e fundit miqësore, pritet zyrtarizimi i pjesëmarrjes së saj në ndeshjet eliminatore në fund të vitit. “Në fund të vitit presim që të marrim konfirmimin zyrtar nga FIFA dhe UEFA për pjesëmarrjen e kombëtares së femrave në ndeshjet zyrtare”, tha sekretari i përgjithshëm i...Lexo te gjithe artikullin »


» Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid
» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit