Publikuar me : 20.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 39 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Poemë me shumë pjesë nga Arben Duka
Në Viçidol un’ kam lindun,
sot e 70 vjet më parë,
sigurisht që jam i bindur,
se kur linda, nuk kam qarë!
Nuk kam qarë si foshnjat qajnë,
n’atë mal, n’atë zgarbonjë,
të gjithë në mendje e mbajnë,
se kam klithur si shqiponjë!
Nuk më lidhën dot në djep,
me shpërgënj e me mbërtheca,
sa erdha në këtë jetë,
u ngrita në këmbë dhe eca!
Gjuhën e kisha mësuar,
në barkun e nënës seme,
që aty isha ushtruar,
kisha zgjidhur mjaft probleme!
Unë kisha lindur i rritur,
zot i bjeshkës i vërtetë,
thoshin njerëzit të mahnitur,
ky sokol do bahet mbret!
T’parën ditë me këmbë eca,
edhe përshëndeta shkabën,
t’dytën ditë dola me keca,
nga dora se ndaja krrabën!
Të tretën ditë bëra mbledhje,
sigurisht në atë stan,
me urgjencë kërkova zgjedhje,
u bana kryeçoban!
Në mal puthesha me erën,
mbi ujqit mbaja nishan,
kështu e nisa karrierën,
komandant mbi çdo çoban!
VIJON