Publikuar me : 21.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 31 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Poemë me shumë pjesë nga Arben Duka
Në Viçidol un’ kam lindun,
sot e 70 vjet më parë,
sigurisht që jam i bindur,
se kur linda, nuk kam qarë!
Nuk kam qarë si foshnjat qajnë,
n’atë mal, n’atë zgarbonjë,
të gjithë në mendje e mbajnë,
se kam klithur si shqiponjë!
Nuk më lidhën dot në djep,
me shpërgënj e me mbërtheca,
sa erdha në këtë jetë,
u ngrita në këmbë dhe eca!
Gjuhën e kisha mësuar,
në barkun e nënës seme,
që aty isha ushtruar,
kisha zgjidhur mjaft probleme!
Unë kisha lindur i rritur,
zot i bjeshkës i vërtetë,
thoshin njerëzit të mahnitur,
ky sokol do bahet mbret!
T’parën ditë me këmbë eca,
edhe përshëndeta shkabën,
t’dytën ditë dola me keca,
nga dora se ndaja krrabën!
Të tretën ditë bëra mbledhje,
sigurisht në atë stan,
me urgjencë kërkova zgjedhje,
u bana kryeçoban!
Në mal puthesha me erën,
mbi ujqit mbaja nishan,
kështu e nisa karrierën,
komandant mbi çdo çoban!
Pjesa e dytë
U rrit Saliu në bjeshkë,
u bë si Muji kreshnik,
në moment ndizej si eshkë,
dhe arinjtë e kishin frikë!
U bë div në ato male,
mbi arinjtë kalëronte,
s’bëri shkollë 7-vjeçare,
se nuk kishte ç’të mësonte!
Pse nuk vjen i thosh shoqnia,
pse mësusit s’i je bindun?!
- Se ato që thotë zotnia,
i kam ditun që pa lindun!
Dhe kështu u rrit Saliu,
dhe kreshnik dhe mendje-hollë,
mësusi më s’pipëtiu,
dhe më s’e kërkoi në shkollë!
Nam’i Salës mori dhenë,
s’mbeti vetëm në veri,
që të gjithë të lumtur qenë,
qe zbuluar një gjeni!
Për Salinë dëgjoi Enveri,
Është gjeni, – të gjithë i thanë
Ndaj dha urdhër Timonieri:
“Të vijë urgjent në Tiranë!”
Atë ditë Sali Berisha,
i la shëndenë malësisë,
i la pas pyjet me bisha,
u bë djali i Partisë!
I hapi dyert e mira,
kish vënë dorë Perëndia,
me të ngrëna, me të pira,
i kishte nga qeveria!
Vijon nesër