Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Rregullat e reja per punesimet ne administrate

Publikuar me : 01.11.2011 Ne : Politike - 32 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Luis Tanushi

Punësimet në administratën publike janë konsideruar si “thembra e Akilit” e të gjitha qeverive shqiptare. Ndërrimi i pushtetit është shoqëruar gjithmonë me një reformë në administratë ndërsa fushatat elektorale janë shoqëruar me nxjerrjen e administratës në mitingje. Për këtë arsye, ekspertët e BE-së kanë hartuar një draft të posaçëm vetëm për punësimet dhe shkarkimet në administratë.

Rekomandimi kryesor është ndryshimi i ligjit për Shërbimin Civil, i cili kërkon 3/5 e votave, ç’ka e bën tepër të vështirë pa arritjen e konsensusit pozitë-opozitë. Drafti kërkon edhe ruajtjen e Komisionit të Shërbimit Civil, KSHC, por sugjerohet rritja e kompetencave të këtij institucioni, madje mund të ngrihet një ministri për administratën publike. Ekspertët ndërkombëtarë rekomandojnë uljen e numrit të kontratave të përkohshme, të cilat, sipas tyre, kanë ndikuar në politizimin e administratës publike. Drafti rekomandon që të gjithë nëpunësit duhet të fitojnë statusin e nëpunësit për të gjithë jetën. Punësimi me kontrata të përkohshme do të bëhet vetëm në raste te veçanta dhe për poste drejtuese të larta, siç janë titullarët e disa institucioneve ku mandati është i përcaktuar.

Theks të veçantë i është kushtuar sqarimit të funksioneve politike dhe nëpunësve civilë. Të emëruarit politikë, si këshilltarët politikë dhe stafi tjetër politik do të jenë të emëruar me kontrata në bazë të Kodit të Punës dhe kohëzgjatja e marrëdhënies së punësimit do të jetë e lidhur me mandatin e eprorit përkatës politik. Pra, të gjithë këshilltarët politikë që punojnë nëpër ministri apo dikastere të tjera, do të punojnë për një mandat 4 vjeçar që është edhe mandati i eprorit të tij. Emërimi i nëpunësve të rinj do të kryhet mbi bazën e konkurseve ndërsa vlerësimi nuk do të kryhet më nga grupet Ad-Hoc, por nga ekspertë të cilët do të përbëjnë Trupën e Drejtuesve të Lartë të Shërbimit Civil.

Kandidatët, të cilët do të aplikojnë për tu bërë pjesë e administratës shtetërore, do të duhet më parë t’i nënshtrohen një konkursi kombëtar vjetor ku kandidatët e suksesshëm do të jenë të përshtatshëm për tu emëruar si nëpunës civilë. Për dy tre vjet ata mund të jenë zëvendësues ose nëse kanë fat mund të fillojnë direkt punë në administratë. Vlerësimi i kandidatëve do të përmbajë testimin me shkrim dhe një intervistë, ku përparësi do të ketë provimi me shkrim. Pas fitimit të vendit të punës, nëpunësit e rinj do të jenë në një periudhë prove. Nga prova përjashtohen ata të cilët janë aktualisht punonjës të administratës publike, por kërkojnë që të lëvizin për një vend më të mirë apo në një dikaster tjetër.

Drafti i Bashkimit Europian kërkon që të ndërpresë edhe praktikat e deritanishme të aplikuara nga shumë institucioneve të cilat i shkarkojnë punonjësit thjesht dhe vetëm me motivacionin “për shkak të rikonstrukturimit”. Tashmë shteti do të jetë i detyruar që të tu gjejë vend të ri pune të gjithë nëpunësit që do të dalin të tepërt për shkak të ristrukturimit ose të shkrirjes së institucionit. “Nëpunësit civilë që deklarohen të tepër duhet të riemërohen në një tjetër pozicion të së njëjtës kategori në shërbimin civil, brenda një muaji. Kalimi në listën e pritjes për një periudhë më të gjatë duhet të jetë një përjashtim”, thuhet në draft dokumentin mbi ligjin për Shërbimin Civil të përgatitur me konsulentët e programit SIGMA të BE-së.

 

Problemet e vërejtura nga ekspertët e BE-së

Ekspertët e Bashkimit Europian i kërkojnë qeverisë reformimin shërbimit civil me qëllim arritjen e standardeve dhe shmangien e politizimit të administratës. Sipas ekspertëve rekrutimet në administratën publike nuk janë mbështetur mbi meritën, kryesisht për shkak të përdorimit të kontratave të përkohshme dhe mungesës së transparencës dhe të llogaridhënies në emërimet. Kritika të forta jepen për politizimin dhe paqëndrueshmërinë e administratës. Sipas tyre, në jo pak raste ka pasur qarkullim të nëpunësve për motive politike. Një tjetër problem i konstatuar është edhe menaxhimi dhe kontrolli i dobët mbi zbatimin e ligjit të shërbimit civil. Kritikat për politizimin e administratës publike nuk janë të reja për qeverisë shqiptare. Raporti i progresit të vendit tonë për vitin 2009.

 

Komisioni i Ligjeve diskuton ligjin

Më datë 7 nëntor pritet diskutimi i draftit në Komisionin e Ligjeve me ekspertët e programit SIGMA të Bashkimit Europian. Në një letër me nr protokolli 4047, drejtuar kryetarit Ilir Rusmali, kërkohet zhvillimi i konsultimeve paraprake. “Nisma po punohet me ndihmën e ekspertëve të programit mbështetje në përmirësimin e sistemit të qeverisjes së menaxhimit, SIGMA, të cilët do të vijnë në Shqipëri për të prezantuat draftin e tyre fillestar dhe për të nisur një raund diskutimesh rreth tij”, tha Rusmali. Socialistët, edhe pse në parim janë dakord me idenë e zhvillimit të një seance konsultative, shprehën rezerva. “Kjo konsultë kam përshtypjen se dashur, pa dashur na bën palë paraprakisht me një projektligj shumë të rëndësishëm që e kemi bërë më parë bashkërisht dhe se asnjëherë nuk është zbatuar. Pavarësisht dëshirës suaj të mirë për të qenë në konsultë, unë do ta quaja si marrëveshje”, u shpreh Bashkim Fino.

 

Kush mbetet jashtë statusit të nëpunësit

Statusi i nëpunësit civil lë jashtë disa kategori siç janë gjyqësori, prokurorët apo forcat e armatosura. Ato do të vazhdojnë të rregullohen me ligje të veçanta për shkak të detyrës së tyre specifike. Gjithsesi ligji i ri i cili pritet që të miratohet duhet të jetë i zbatueshëm për nëpunësit civilë, të cilët punojnë në këto institucione të veçanta. Kështu, nëpunësit jo gjykatës të gjyqësorit dhe të punësuarit në zyrat e Prokurorisë, stafi civil në forcat e armatosura, shërbimet diplomatike, policinë e shtetit, strukturat e mbrojtjes nga zjarri, policinë e burgjeve, nëpunësit përmbarues, do të punësohen dhe do të gëzojnë të drejtat dhe detyrimet që përcakton ligji i ri për Shërbimin Civil. Pra do të jenë të detyruar që t’i nënshtrohen konkursit kombëtar dhe testeve të tjera sipas detyrës për të cilën konkurrojnë.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 89 here.
Presidenti i ri, Berisha  Do negociohet dhe me Ramen dhe DulenIlir Meta - Sali Berisha Menjëherë pas përfundimit të takimit me kreun e LSI-së, kryeministri Berisha u shpreh se të dy palët kanë rënë dakord për zgjedhjen e një presidenti sa më konsensual. Për këtë, Berisha  ka ftuar kryetarin e PS-së, Rama, të mandatojë dy bashkëpunëtorë për të nisur negociatat. “Ishte një takim me përputhshmëri të plotë mendimesh me udhëheqjen politike të LSI-së, që është aleatja kryesore e PD-së në koalicion. U ra plotësisht dakord...Lexo te gjithe artikullin »


» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim
» Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se
» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit