Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Rregullorja, klubet me license ekonomike

Publikuar me : 22.01.2012 Ne : Sport - 42 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Rregullorja e Re e Licencimit, e miratuar në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv, ndonëse ende nuk ka dalë si botim, i detyron klubet shqiptare të futbollit të marrin masat për t’i plotësuat kriteret e licencimit sapo të përfundojë sezoni. Madje është përcaktuar edhe afati i fundit, që është muaji maj, që klubet e futbollit të regjistrohen në kampionatin e ardhshëm.

Edhe pse nuk ka dalë akoma botimi zyrtar, Rregullorja e Re e Licencimit do t’u dorëzohët shumë shpejt klubeve, që ato të kenë kohën e mjaftueshme për t’i plotësuar të gjitha kriteret që kërkohen në këtë rregullore. Më 31 maj, Komisioni i Licencimeve do t’i dërgojë Komitetit Ekzekutiv të gjithë materialin me klubet që i plotësojnë ose jo kushtet. Ndryshe nga vitet e tjera, klubet që nuk i marrin në kohë masat për plotësimin e të gjitha kritereve rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjen në kampionat.

Klubet dhe stadiumet, licencohen veçmas

Sikurse klubet, të njëjtin afat për licencim kanë edhe stadiumet, por në ndryshim nga rregullat e mëparshme, licencimi i impianteve të futbollit është i ndarë nga licencimi i klubeve. Kjo do të thotë se klubi i një qyteti mund të licencohet nëse i plotëson kriteret, ndërsa stadiumi i po këtij qyteti jo.Dhe për të marrë pjesë në kampionat ky klub mjafton të gjejë një stadium tjetër të licencuar. Pra, klubet nuk kanë si kriter për regjistrim licencimin e stadiumit të qytetit përkatës.

Bilancet ekonomike, kriter thelbësor

Qëllimi i vërtetë i Federatës Shqiptare të Futbollit me vënien e kushtit për shndërrimin e klubeve në sh.a. ishte formalizimi i tyre. Tashmë me një status juridik të përcaktuar qartë, klubet e futbollit duhet të dorëzojnë bilancet ekonimike çdo vit, ndryshe nuk licencohen. Dhe këto bilance duhet të jenë pozitive, ndryshe sh.a-ja falimenton për pak vjet. Ky kriter, pra paraqitja e tabelave financiare, është thelbësor për licencimin e klubeve të superiores në kampionat.

Sigurisht që ka shumë kritere të tjera, të cilat klubet kanë qenë të detyruara t’i plotësonin, të paktën në letër, edhe në sezonet e mëparshme, por kriteri financiar është shumë i rëndësishëm për reformimin e futbollit në Shqipëri. FSHF kërkon që me këto masa të shmagë anomalitë në prag të sezonit të ri futbollistik, sikurse ndodhi verën e kaluar me shtyrjen e kampionatit, teksa disa klube kryesore si Flamurtari dhe Tirana nuk e kishin përfunduar procesin e shndërrimit të statusit juridik.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesore

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 60 here.
Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesoreKombetarja Edmond Sufaj Skuadra kombëtare e femrave të Shqipërisë, do të marrë pjesë në ndeshjet eliminatore në kompeticionet europiane dhe botërore. Pas paraqitjeve mbresëlënëse në tre takimet e fundit miqësore, pritet zyrtarizimi i pjesëmarrjes së saj në ndeshjet eliminatore në fund të vitit. “Në fund të vitit presim që të marrim konfirmimin zyrtar nga FIFA dhe UEFA për pjesëmarrjen e kombëtares së femrave në ndeshjet zyrtare”, tha sekretari i përgjithshëm i...Lexo te gjithe artikullin »


» Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid
» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit