POGRADEC/ Jani Mokrari ka perfunduar ne pranga pasi ka marre dhunshem femijet qe i ishin caktuar nenes
Burime nga policia shprehen se 37-vjecari ka thyer edhe urdhrin e mbrojtjes per te mos iu afruar familjes
POGRADEC - Kishte marre urdher nga gjykata qe mos tu afrohej femijeve te tij, te cilet i ishin lene ne kujdestari bashkeshortes, por e ka thyer kete urdher. Si rrjedhoje, te merkuren, Jani Mokrari eshte paraqitur ne shkollen 9-vjecare ku mesonin vajza dhe djali i tij dhe i ka marre me vete, pavaresisht kundershtimit te dy femijeve. Burime zyrtare te policise bejne te ditur se "femijet jane marre ne menyre te dhunshme". Si rrjedhoje, Mokrari ka perfunduar ne pranga.
Mesohet se 37-vjecari Jani Mokrari, lindur ne fshatin Slatine dhe banues ne Pogradec, ka shkuar te merkuren ne shkollen ku mesonin dy femijet e tij. Per shkak se ai ishte divorcuar pak kohe me pare, togat e zeza pas shqyrtimit te kerkesave kishin vendosur qe te dy femijet do ti liheshin ne kujdestari nenes se tyre, Suzana Leka.
Mesohet se shkak per dhenien e nje vendimi te tille per babane ishte bere fakti qe ky i fundit ushtronte dhune qofte mbi bashkeshorten e tij, dhe po ashtu mbi femijet.
Per kete arsye pervec dhenies ne kujdestari te femijeve nenes, gjykata kishte dhene dhe nje urdher mbrojtjeje, sipas se cilit Jani Mokrari nuk mund ti afrohej familjes se tij.
Por nje gje e tille duket se nuk eshte pranuar plotesisht prej 37-vjecarit. Mesditen e se merkures, kur djali dhe vajza po linin mesimin dhe do te drejtoheshin per ne shtepine ku jetonin me nenen, perpara u ka dale babai i tyre i cili u ka kerkuar ti merrte me vete.
Por, te trembur femijet nuk kane pranuar te shkojne me te, megjithate nje kundershtim i tille nuk eshte marre parasysh nga babai, i cili i ka marre me vete per ne banesen e tij.
Pas mesimit te nje ngjarjeje te tille, nena e femijeve, Suzana, e cila ka pare qe ata nuk jane kthyer ne shtepi, i eshte drejtuar policise duke bere denoncimin per rrembimin e femijeve. Punonjes te policise se Pogradecit jane drejtuar per ne banesen e 37-vjecarit Mokrari dhe kane marre djalin dhe vajzen, te cilet i kane percjelle me pas prane nenes se tyre.
Nderkohe, ne oret e mbremjes, eshte vendosur arrestimi i 37-vjecarit, ndaj te cilit jane ngritur akuzat e "marrjes pa te drejte te femijeve", si dhe "thyerjes se urdhrit te gjykates", kjo per shkak se nga ana e togave te zeza per nenen dhe dy femijet ishte vendosur urdhri i mbrojtjes, ne kete rast i pazbatuar nga babai. Mesohet se ky i fundit ka pohuar se gjithcka e ka kryer vetem per faktin qe e kishte marre malli te rrinte me femijet e tij.