Me rastin e largimit te ambasadorit te BE, zotit Helmuth Lohan, do te deshironim nga institucionet drejtuese te Bashkimit Europian, qe ambasadori i ri qe do te emerohet ne Shqiperi te mos heshte ndaj shkeljes se te drejtes se prones private dhe transferimit te paligjshem te saj sipas interesave klanore te pushtetareve. Perfaqesuesi i BE me kohe duhet te kishte vene ne dukje se Qeverise nuk i lijohet te shkeli nenin 181 te Kushtetutes.
Kete nen dhe parim te se drejtes, populli e ka zbatuar me kohe ne gjithe zonat verilindore dhe tani ne Qarkun e Vlores, ku anarkia e prones eshte me e theksuar, parimin dhe drejtesine po e vendos dhe po e zbaton vete populli i Dukatit. Qeveria duhet te reflektoje Secili ne pronat e tij te trasheguara, kjo eshte crrenjosja e komunizmit dhe fillimi i demokracise.
Personalisht, ardhja e z. Helmuth Lohan ne 2006, si ambasador i BE, me gezoi per faktin se ishte gjerman dhe nga eksperienca e jetes se tij me vendin e tij te ndare ne dy sistemet, ai e dinte shume mire se ceshte ne thelb semundja e komunizmit, si crrenjoset komunizmi dhe rrezikun e korrupsionit postkomunist.
Ne 2006, u gezuam edhe per faktin se zoti Lohan vec karrieres diplomatike kishte formim ekonomisti, por une dhe te gjithe pronaret e shpronesuar mbetem thellesisht te zhgenjyer.
Ai e dinte shume mire se anetaresimi i Shqiperise ne BE do te mbetet vetem mundesi teorike, por jo praktike pa kthyer fizikisht pronen tek i zoti. Megjithate, kur erdhi puna qe z. Lohan te thoshte mendimin e tij, ai u shpreh se zgjidhja behet me kompensim te pronareve dhe jo me kthimin fizik te prones tek i zoti, qe do te thote se ata qe kane grabitur dhe perfituar padrejtesisht duhet te quhen pronare!
Keshtu, jo vetem qe nuk respektohen pikat e Deklarates se Kopenhagenit dhe te Konventes se te Drejtave te Njeriut, por servilizem me te madh ndaj politikes anti-pronar te kryeministrit S. Berisha nuk ka.
Si mund te shpjegohet fakti se misioni Euralius ne ciklin 4-vjecar, qendroi i heshtur para argumenteve te Shoqates sone ndaj situates antiligjore dhe antikushtetuese, ku ligjet per pronat bien ndesh me nenin 181 te kushtetutes dhe me te drejten e prones?
Nderkohe qe pronaret mbahen peng ne procesin e kthimit fizik te pronave dhe kryeministri Berisha ben veshin e shurdher ndaj ankesave te shoqates se pronareve, mediat kane informuar se rreth 700 prona ne bregdet jane blere nga serbet, po ashtu qeveria Berisha nxitohet per te bere shitje, privatizime dhe legalizimet e pushtimeve dhe ndertimeve pa leje. Si mundet Qeveria te shese toka e prona pa perfunduar me pare kthimin fizik te pronave tek te shpronesuarit?
Shqiptaret po pushtojne pronat e njeri-tjetrit dhe po vriten ndermjet tyre, nderkohe qe deputetet pasurohen dhe prokuroria hesht. Qe demokracia ne Shqiperi te filloje te marre drejtimin Euroatlantik, deshirojme qe ambasadori i ri i BE qe do te emerohet ne Shqiperi, te mos heshte ndaj shkeljes se te drejtes se prones private dhe transferimit te paligjshem te pronave, sipas interesave klanore te pushtetareve.
* Kryetar i Shoqates se te Shpronesuarve Pronesi me Drejtesi