Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Rrethimi i tokes ne Karaburun, reagon prefekti

Publikuar me : 08.09.2010 Ne : Kronike - 155 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Prefekti i Vlores, Hasan Halili, ka reaguar dje per protesten e banoreve te Dukatit, duke deklaruar se ceshtja e pronave duhet te gjeje zgjidhje, sic duhet te gjejne zgjidhje problemet e cdo qytetari brenda kuadrit ligjor.


Duke u shprehur se jam me cdo qytetar qe proteston brenda ligjit per ate cka i perket me ligj, ai ka shprehur qendrimin e vet edhe ne lidhje me ceshtjen e banoreve te Dukatit, te cilet pak dite me pare bene rrethime ne Karaburun. Gjate nje prononcimi per mediat, Halili u shpreh ne mbeshtetje te banoreve qe protestojne per pronat e tyre, por kunder menyres se gjetur qe, sipas tij, eshte e paligjshme.


Duke u ndalur te protesta e meparshme ne Karaburun, ku banoret vendosen kufijte dhe rrethuan zonen, ai deklaroi se banoret duhet te gjejne rruget ligjore, duke mos u perplasur me institucionet apo bllokuar rruget. Sipas tij, institucionet duhet te veprojne per kete problem shume delikat, nderkohe qe edhe vendori ka ndermarre kontaktet e nevojshme me institucionet.


Pretendimet e tyre jane ne mbeshtetje me ligjin, qofte per ligjin 7501, qofte per kullotat. Por rrethimi qe kane bere nuk eshte i ligjshem. Ata kane dashur te sensibilizojne qeverine dhe AKKP-ne, por kane humbur besueshmerine te agjencia. Per kete mund edhe ta hedhin ate ne gjyq,- u shpreh prefekti Hasani.


Aksioni, kontroll i dokumentacionit te mjeteve


FIER -
Policia rrugore ne Fier ka nisur nje aksion kontrolli per dokumentacionet e mjeteve qe levizin ne kete qark.


Sipas shefit te ketij komisariati, Artan Osmani, tre ditet e fundit eshte ushtruar kontroll ne mjetet qe nuk kane dokumente te rregullta ose mjete me targa te huaja qe u ka mbaruar afati per te qarkulluar ne vendin tone.


Shume prej ketyre mjeteve do ti nenshtrohen komisionit administrativ ku jane dhene edhe masa per bllokimin e tyre. Mesohet se vetem ne dy dite jane bllokuar 30 mjete te tipeve te ndryshme qe u ka kaluar qendrim-afati ne Shqiperi.


Eshte nje pune e perditshme e kesaj policie, - shprehet kreu i rrugores Osmani. - Jane bllokuar te gjitha ato makina qe nuk kane dokumentacionin e duhur, siguracionin, lejen e drejtimit etj.


Ketij kontrolli do ti nenshtrohet cdo qytetar qe leviz ne rruge, perfshire ketu edhe police apo punonjes te drejtesise. Kontroll eshte ushtruar edhe per drejtuesit e motocikletave, te cilet pergjithesisht levizin pa dokumetacionin e duhur dhe pa kasken mbrojtese.


Vetem ne rrethin e Fierit si rezultat i levizjeve te ketyre motocikletave, qe kane shkelur rregullat e qarkullimit kane ndodhur aksidente serioze per jeten ku kane gjetur vdekjen 5 prej tyre. Vetem per kete jave jane bllokuar 40 te tille, kryesisht ne zonat rurale.


Pjese e ketij kontrolli te dites se djeshme kane qene edhe mjete te tonazhit te rende qe qarkullojne ne rruget e Fierit me ngarkesa qe ndotin ambientin. Jane gjobitur ato mjete qe nuk kane pasur mbulesa.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 82 here.
Greqia ndalon autobuset nga ShqiperiaAutobusi i aksidentit në Himarë Pas aksidentit tragjik në Himarë, autoritetet greke kanë ndaluar hyrjen e autobusëve nga Shqipëria që nuk plotësojnë kushtet e sigurisë. Në pikat kufitare që lidh vendin tonë me Greqinë, ministria e Transportit e këtij vendi nuk ka lejuar hyrjen e autobusëve me udhëtarë të disa kompanive turistike. Bëhet fjalë për ndalimin e autobusëve të 18 kompanive nga Shqipërisë. /F.S/ Lexo te gjithe artikullin »


» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja
» Zvicerania Fure pyetet tre ore ne prokurori per “mashtrimet”
» Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor
» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke
» Arrestohet shqiptari, ishte me i kerkuari nga FBI
» Vidhet kisha ne Voskopoje
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit