Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Rrezikoi te vdiste ne fushe

Publikuar me : 11.02.2012 Ne : Sport - 77 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Xhek Preçetaj

Çdokush e di për gjendjen e keqe shëndetësore që ka kaluar “Fenomeni” mbrëmjen e 12 korrikut në finalen e Kupës së Botës. Një orë përpara ndeshjes Ronaldo u dërgua në spital për shkak të disa problemeve shëndetësorë. Probleme të cilat në atë kohë u shpjeguan si krizë epileptike për shkak të stresit të tepërt. Një mbrëmje jo e mirë për Ronaldon, kjo edhe për faktin që pak pas daljes nga spitali, do të zbriste në fushë në një gjendje jo të mirë dhe Brazili i tij do të humbiste me rezultatin 3-0. Por pa i kushtuar rëndësi rezultatit, mjekët italianë të asokohe analizuan të gjithë dokumentacionin e spitalit francez në lidhje me Ronaldon dhe dolën në një përfundim: “Një diagnozë krejtësisht e gabuar, që mund t’i kishte kushtuar jetën futbollistit”.

Një rrëfim në detaje i mjekut të asokohe të Interit, Bruno Karu. “Në momentin më të parë që morëm lajmin për gjendjen jo të mirë të lojtarit, presidenti i ekipit na dërgoi mua dhe doktor Volpin për të parë gjendjen e tij. Kur mbërritëm, morëm vesh që diagnoza ishte një krizë epileptike për shkak të stresit të tepërt të akumuluar në ditët e fundit. Këtë diagnozë e kishte dhënë edhe Roberto Karlosi, shoku i ekipit me të cilin kishte ndenjur në dhomë. Por t’i përshkruajmë gjërat me kronologji çfarë ndodhi atë ditë. Ronaldo ka qëndruar në dhomën e hotelit dhe ka qenë duke parë garat e makinave. Pak më pas ai është ndier keq dhe ka ulur kokën në mënyrë të çuditshme. Në këto momente, ai është shtrirë edhe në tokë pa ndenja dhe me konvulsione. Pas pak Roberto Karlos ka parë gjendjen e lojtarit dhe ka alarmuar doktorët duke bërë edhe një “diagnozë” të shpejtë dhe duke e u shprehur se ka pësuar një krizë epileptike. Në moment, Ronaldo është dërguar në spital dhe mjekët francezë pasi kanë bërë një kontroll të plotë të lojtarit, kanë dhënë diagnozën e deklaruar edhe nga mbrojtësi, atë të krizës epileptike për shkak të stresit të tepërt”, vijon tregimin Bruno Karu. “Por në momentin që mbërritëm në spital, kërkuam dhe morëm në dorë të gjithë dokumentacionin e përgatitur nga mjekët. Në këto momente pamë një anomali tjetër të cilën doktorët nuk e kishin vënë re. Kjo edhe ndodh pasi shpeshherë doktorët nuk i japin shumë rëndësi elektrokardiogramës. Pamë që pasi Ronaldo kishte kaluar krizën, kishte rrahje anomale të zemrës, saktësisht 18 rrahje në minutë. Kjo nënkupton që në momentin kur Ronaldo është ndier keq, nuk ka pasur fare aktivitet elektrik dhe mekanik të zemrës. Kjo tregon se ai ka pasur një problem me zemrën, dhe jo me trurin. Por ajo çka vijon më pas, është edhe më e rëndë. Ronaldos i injektohet një qetësues perfekt për trajtimin e epilepsisë, megjithëse nuk kishte nevojë për të. Medikamenti quhet “Gardenal”, i njëjti qetësues që ka përdorur edhe Merlin Monro për të vrarë veten. Ky qetësues është tepër i fortë për trupin e njeriut. Dhe kjo ka shkaktuar edhe lojën e keqe në fushë nga ana e Ronaldos. Gjithashtu, ajo ka shpejguar edhe faktin e çuditshëm se përse Ronaldo ditën e nesërme kur ka zbritur nga avjoni është dukur si një person i turbullt dhe i pirë. Ishte efekti i rëndë i medikamentit i cili ka shkaktuar këtë gjendje tek lojtari”. Bruno Karu, një nga kardilogët më të famshëm në të gjithë botën, ka treguar për herë të parë atë çka ka ndodhur me të vërtet në momentet para se të fillonte finalja e Kampionatit Botëror, një finale që i dhurojë titullin e parë në historinë e saj Francës. Por përtej rezultatit, ajo çka tregon shqetësim është rreziku i madh që ka kaluar në fushë lojtari apo fenomeni i futbollit, Ronaldo.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesore

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 60 here.
Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesoreKombetarja Edmond Sufaj Skuadra kombëtare e femrave të Shqipërisë, do të marrë pjesë në ndeshjet eliminatore në kompeticionet europiane dhe botërore. Pas paraqitjeve mbresëlënëse në tre takimet e fundit miqësore, pritet zyrtarizimi i pjesëmarrjes së saj në ndeshjet eliminatore në fund të vitit. “Në fund të vitit presim që të marrim konfirmimin zyrtar nga FIFA dhe UEFA për pjesëmarrjen e kombëtares së femrave në ndeshjet zyrtare”, tha sekretari i përgjithshëm i...Lexo te gjithe artikullin »


» Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid
» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit