Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Rrezimet, pasojat dhe si t’i shpetojme prinderit tane

Publikuar me : 27.09.2011 Ne : Sociale - 27 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Eglantina Bardhi

Të gjithë kemi, ose do të kemi pas një fare kohe një të moshuar në shtëpi. Pa dashur të mendojmë se shumë prej nesh do bëhen vetë të moshuar, e ndoshta edhe, tepër, tepër të moshuar.
Të moshuarit përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë, kanë punuar gjithë jetën, kanë sjellë breza të rinj pas vetes dhe sot janë më të rrezikuarit. Janë të rrezikuar nga rrëzimet apo dëmtimet aksidentale, efektet anësore të barnave, sëmundjet kronike, depresioni e shumë probleme të tjera. Shqipëria ka një rritje të ndjeshme të numrit dhe përqindjes së tyre, veçanërisht të personave mbi 80 vjeç, numri i të cilëve do të dyfishohet në vitin 2021. Dr. Andis Karagjozi, ekspert në Departamentin e Edukimit dhe Promocionit të Shëndetit në Institutin e Shëndetit Publik, shpjegon nga se vuajnë më shumë të moshuarit në vendin tonë dhe si mund të merren masat që vuajtjet e tyre të minimizohen. Duhet të kuptojmë se ‘të moshuar’ konsiderohen njerëzit 60 – 65 vjeç (në shumicën e popullsisë); dhe ‘shumë të moshuar’ konsiderohen njerëzit  mbi 80 vjeç.
Z. Karagjozi thekson se rrëzimet janë ndër problemet kryesore që ndeshin të moshuarit. Sipas tij, rrëzimet në të moshuarit kanë tendencë të ndodhin gjatë aktiviteteve të jetës së përditshme. “Rrëzimet shkaktojnë 29 perqind të dëmtimeve me pasojë vdekjen në të moshuarit mbi 65vjeçar. Të moshuarit kanë 5 herë më tepër predispozicion për tu shtruar në spital si pasojë e një rrëzimi sesa prej një dëmtimi nga shkaqe të tjera. Tek të moshuarit, rrëzimet janë shkaku kryesor i dëmtimeve me pasojë vdekjen. Tek të moshuarit, pjesa më e madhe e frakturave shkaktohen nga rrëzimet”, pohon Dr Andis Karagjozi.

Më tej ai shpjegon disa nga arsyet se kush ndikon në shtimin e mundësive për tu rrëzuar dhe me rrezikun e parë lidhen pikërisht medikamentet, ku sipas tij nëse merren më shumë se 4 barna në ditë rritet mundësia për tu rrëzuar të moshuarit. Rënia e mprehtësisë së shikimit, sidomos në dallimin e shkallëve, parregullsive në dysheme janë arsye të forta që të moshuarit të rrëzohen duke iu shtuar atyre edhe ndryshimet në mënyrën e të ecurit dhe mbajtjen e ekuilibrit – ulet shtrirja e këmbës në çdo hap. “Marrje mendsh, rreziqet rrethanore si qëllime/rrugica të pafiksuara, hapa të pabarabartë, korridore dhe shkallë të pandriçuara, mungesa e mbajtëseve dhe mbështetëseve, rrëmuja nga fëmijët si edhe sëmundje kronike – artriti, insulti me paralizë të pjesshme, neuropati periferike veçanërisht e shkaktuar nga diabeti, demenca, sëmundjet e zemrës me aritmi etj janë probleme themelore për tu shkaktuar rrëzimet aksidentale”, pohojnë ekspertët.

Ndërsa sa i takon pasojave që vijnë nga rrëzimet sipas Dr Andis Karagjozi ato fillojnë nga frakturat e kockave osteoporotike (të kofshës – 1 perqind/rrëzim; kyçit/kockave të tjera – 5 perqind/rrëzim) si edhe dëmtim i indeve të buta (hematoma, laceracion – 30-50 perqind/rrëzim); si edhe vdekje, veçanërisht si komplikacion i frakturës së kofshës si edhe frika progresive në rritje për të dalë jashtë shtëpisë; aktivitet fizik i ulur. “Më shumë se 90 perqind e frakturave të legenit janë si rezultat i rrëzimeve dhe me shpesh ndodhin në personat mbi 70 vjeç. Çdo vit rrëzohen 1/3 e banoreve të komunitetit të moshës së tretë si dhe 60 perqind e banoreve nëpër azilet e pleqve. Si faktorë rreziku për rrëzimet në moshën e tretë përfshihen: rritja në moshë, përdorimi i ilaçeve, dëmtime të njohura si dhe mungesa e ndjeshmërisë”, pohon dr Andis Karagjozi duke shtuar se vlerësimi për një pacient të pashtruar në spital që është rrëzuar përfshin historinë e mjekimit, një kontroll mjekësor dhe një test të thjeshtë të kontrollit të gjendjes së përgjithshme të funksioneve.
Problemet shëndetësore tek të moshuarit janë:

1. Rrëzimet dhe dëmtimet që i pasojnë
2. Efektet anësore të medikamenteve, ndërveprimi dhe mbidozimi
3. Ulja e mprehtësisë së shikimit
4. Ulja e aftësisë së dëgjimit
5. Humbje progresive e tonusit muskular e pasuar me dobësim të ekstremiteteve
6. Osteoporoza me rrezik të lartë të frakturave
7. Inkontinencë urinare
8. Anomali nutricionale dhe humbje në peshë
9. Anemi
10. Hipertension – veçanërisht hipertension sistolik
11. Humbje e kujtesës dhe demencë progresive
12. Depresion

Çfarë mund të bëni për të parandaluar një rrëzim

Të gjithë ata që kanë të moshuar në shtëpi duhet të bëjnë disa gjëra që të shmangin rrëzimet e të moshuarve. Kështu duhet kini parasysh disa rregulla të thjeshta për sigurinë në shtëpi, brenda dhe jashtë saj. Kështu specialistët shpjegojnë se kjo duhet të fillojë me listën e kontrollit për sigurinë në shtëpi. Kjo fillon me heqjen e objekteve të rëna përtokë, cepat e tapeteve gjithmonë të puthitura me dyshemenë, të mbahet shtëpia në rregull, të mos lihen kabllot e zgjatuesit në mes të dhomës, të organizohet ndriçim i mirë gjatë natës (kryesisht në korridorin për tek dhoma e gjumit). Gjithashtu duhet të fiksohen rrugicat e shkallëve me mbajtëset e tyre si edhe të vendosen parmakë në kafazin e shkallëve, të eliminohen karriget të cilat janë shumë të ulëta dhe krijojnë vështirësi në ngritje apo ulje, të mos përdoren solucione për shkëlqimin e parketit, laminatit apo pllakave, telefoni të jetë vendosur në vend lehtësisht të arritshëm, të vendosni parmak mbajtës në dush dhe anash tualetit, si dhe të vendosni tapet gome tek pllaka e dushit.

Të moshuarit, ja problemet e tjera që i shqetësojnë

Problemet e shikimit dhe të dëgjimit janë evidente tek të moshuarit. Sipas dr Andis Karagjozi 70 perqind e të gjithë pacientëve mbi 65 vjeç kanë shikim të ulur. Humbja e shikimit sipas tij dëmton funksionin – rrit frikën e rrëzimit, ul aftësinë për të lexuar/punuar (punë shtëpie), ul aftësinë për të drejtuar makinën, sidomos natën, etj. Ndërsa humbja e dëgjimit ul aftësisë për të kuptuar të tjerët dhe për të komunikuar korrekt, dhe mund te pasohet me izolim shoqëror dhe depresion. Gjithashtu problemet me medikamentet tek të moshuarit janë evidente pasi shumë të moshuar marrin minimalisht tre medikamente në ditë, dhe shpesh më shumë. Kjo paraqet rrezik të shprehur për të rregulluar dozat e medikamenteve pa pasur njohuri për to, si dhe në lidhje me ndërveprimin me medikamente ose sëmundje të tjera. Ndërkohë specialistët pohojnë se inaktiviteti fizik është bërë një faktor madhor risku për sëmundjet kronike tek popullatat. Aktiviteti fizik përmirëson si mirëqenien fizike ashtu dhe atë mendore: pakëson rreth 50 perqind të riskut në shumë çrregullime të lidhura me inaktivitetin, të tilla si sëmundjet e zemrës, aksidentet cerebrale, mbipesha dhe obesiteti etj. Ka efekte serioze anësore për shumë medikamente me doza të përafërta, si pasojë e ndryshimeve të përthithjes, metabolizmit dhe të farmakokinetikës tek të moshuarit. Gjithashtu ekspertët pohojnë se mungesat ushqimore janë të zakonshme tek të moshuarit. Shpesh, ato mund të çojnë në humbje progresive në peshë, status të dobësuar imunologjik dhe vonesë në shërim duke sjellë anemi të shkaktuar nga mungesa e hekurit, neuropati periferike, si pasojë e mungesës në folate dhe vitaminë B12, kurë ekzematoze e thatë, si pasojë e mungesës së vitaminës B etj. Shkaqet kryesore të keqyshqyrjes së të moshuarve janë të ardhurat e ulëta ose të pandryshuara, si edhe humbja e shijes ose e nuhatjes – neveritje e ushqimit, etj.
Shifra

70 perqind e të gjithë pacientëve mbi 65 vjeç kanë shikim të ulur.
20 perqind e rrezikut të përgjithshëm për sëmundje koronare të zemrës, diabet tip 2, kancer të kolonit, kancer të gjirit dhe fraktura femorale i atribuohen inaktivitetit fizik.
40 perqind e të sëmurëve me tension rrezikojnë të pësojnë hemorragji cerebrale tek të moshuarit
16 perqind e të moshuarve rrezikojnë të pësojnë infarkte në zemër.
45 perqind e të moshuarve vuajnë nga inkontinenca urinare ky çrregullim mund të çojë në izolim të shprehur shoqëror

Flasin të moshuarit, viktima rrëzimeve aksidentale

Hekurani 75 vjeçar: Thyeva krahun u shtrova në spital 2 muaj

Rrëzimet aksidentale janë problem i madh për ne të moshuarit por jo problemet e vetme. Hekuran Braho apo xha Hekurani siç i thërrasin të gjithë është 75 vjeçar dhe rrëfen disa nga problemet që ka. “Hera e fundit që jam rrëzuar ishte para 2 vjetësh dhe rrëshqita në pllakat e shtëpisë se ishin të lagura. Theva krahun e majtë dhe kam qëndruar dy muaj në spital. Dihet, kockat tona po u thyen nuk ngjiten lehtë dhe të them të drejtën nuk kishte dhimbje në botë më të madhe se ajo e thyerjes së kockave. Kështu nga një pakujdesi e pjesëtarëve të familjes por edhe imja, se nuk e pashë mirë atë dreq uji në pllaka, vuajta shumë”,- pohon i z. Braho. Sipas tij të moshuarit në vendin tonë kanë shumë probleme, duke nisur që me pensionin shumë të vogël e që nuk i lejon të përballojnë as një jetesë minimale. “Ne jemi të vjetër dhe kemi nevojë për shumë gjëra, pse jo të ushqehemi edhe mirë. Me atë pak pension që marrim vetëm mbijetojmë. Punuam një jetë dhe s’po gëzojmë një pleqëri të denjë”, thotë 75 vjeçari.

Bale Nevruzi 64 vjeçare, më mundojnë sëmundjet dhe vetmia

Pos rrëzimeve të moshuarit në vendin tonë vuajnë edhe nga sëmundjet kronike. E si pasojë e kësaj u duhet të marrin shumë medikamente. Bale Nevruzi është një tjetër pensioniste 64 vjeçare e cila flet rreth problemeve të saj. “Të them të drejtën mua më kanë mbytur sëmundjet, mbi të gjitha vuaj nga hipertensioni dhe zemra. Kuptohet se shpenzimet janë të shumta, por më ndihmojnë fëmijët që jetojnë jashtë se vetë nuk i blej dot. Edhe vetmia po më mbyt, i kam fëmijët prej vitesh jashtë vendit dhe rrallë i shoh. Eh, paska qenë e shkruajtur të vuajmë ne thuaj, paska qenë e shkruar”,- pikëllohet e moshuara ndërsa tund kokën.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ku ndodhen birra me e lire dhe me e shtrenjte ne bote?

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 84 here.
Ku ndodhen birra me e lire dhe me e shtrenjte ne bote? Një portal në internet ka përgatitur një listë me çmimet e krikove të birrës në vendet e botës. Birra më e lirë në botë gjendet në republikën malore të Taxhikistanit dhe kushton vetëm 0.29 stërlina (rreth 500 lekë të vjetra). Më pas është Panamaja, Butani, Burundi dhe Koreja e Veriut. Ndërkohë, birrën më të shtrenjtë e gjeni në Groenlandë. Aty një kriko kushton 7.35 sterlina (rreth 12.700 lekë të vjetra). Pas saj vijnë Norvegjia, Katari, Xhibuti dhe...Lexo te gjithe artikullin »


» Arta dhe Ogri, nje shtatzeni e “arkitekturuar”
» Fizikanti kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Fizikani kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel
» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten
» Shpenzimet e cmendura qe e futen Greqine ne krize
» Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote
» Femrat tradhtojne me shume se meshkujt

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit