Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Rrezohet propozimi i PS-se per uljen e TVSH-se, Rama Ne jemi per njerezit e zakonshem, ata per klientet e tyre

Publikuar me : 20.12.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 97 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

(I përditësuar)-  Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar propozimin e Partisë Socialiste për uljen e TVSH-së për disa produkte bazë ushqimore. Në seancën e sotme ka patur debate të ashpra mes palëve në lidhje me TVSH-në. E gjithë seanca ka kaluar me replika akuzash mes opozitës dhe mazhorancës.

Deputeti socialist Erion Brace gjatë fjalës së tij akuzoi mazhorancën se po monipolizon tregjet, ndërkohë nga ana tjetër përfaqësuesi i PD-së në këtë komision, Flamur Noka u shpreh se socialistët me propozimet e tyre duan të favorizojnë disa kompani, që menaxhojnë edhe disa nga deputetët socialistë.

Ashtu siç kishin paralajmëruar deputetët demokratë janë shprehur kundër propozimit për heqjen e TVSH.

Për ketë vendim të shumicës në komisioni ka reaguaredhe kreu i PS-së Edi Rama. Ai shkruan në “Twitter” se: “Rrëzimi i planit tonë për uljen e taksës së ushqimeve sot në Kuvend konfirmon që në jemi për njerëzit e zakonshëm ata për klientët e tyre”.

*******

Komisioni i Ekonomisë, PS diskuton sot heqjen e TVSH-së

Partia Socialiste pritet të diskutojë sot në Komisionin e Ekonomisë ndryshimin e ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Siç është bërë e ditur dhe më parë propozimi i PS-së lidhet me heqjen e kësaj takse për produktet bazë ushqimore.

Përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar që një pjesë të ushqimeve kjo taksë të ulet në nivelin zero, duke krijuar kështu më shumë mundësi për familjet me të ardhura të pakta.

Ja cilat janë ndryshimet që PS kërkon të bëhen në ligjin për “Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” të bëhen këto ndryshime:

Pas nenit 24/1 të shtohet neni 24/2 me këtë përmbajtje :

“Furnizimi për grurin, miellin, bukën, qumështin, vezën, janë furnizime që tatohen me 0 perqind TVSH dhe furnizimi për vajin, sheqerin dhe orizin janë furnizime të tatueshme në masën 10 perqind, duke filluar nga dt. 1 janar 2012”.

Pas nenit 24/2 të shtohet neni 24/3 me këtë përmbajtje :

“Furnizimi i barnave dhe shërbimeve shëndetësore nga institucionet shëndetësore, publike dhe private, është furnizim i përjashtuar, duke filluar nga dt. 1 janar 2012”.

Pika 2 e nenit 30 të hiqet

Kuptimi i neneve të propozuara është që furnizimet me mallrat bazë të shportës konsumatore: miell, bukë, qumësht, vezë, dhe ilaçe, janë shërbime të tatuara në masën 0 perqind TVSH, ndërsa furnizimet me vaj, sheqer dhe oriz janë furnizime të tatueshme në masën 10 perqind të TVSH-së.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 99 here.
Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartatDeputetet e LSI, Ilir Meta, Vangjel Tavo, Lefter Koka dhe ministri i Shendetesise, Petrit Vasili Emirjon Senja Votimi i ndryshimeve në ligjin për akcizat kaloi me zhvillime interesante dje në sallën e Kuvendit, ku Topallit iu desh të shtynte procedurën për pak minuta duke thirrur të marrin pjesë edhe deputetët që ishin jashtë sallës, ndërsa drafti kaloi pa konsensusin e LSI-së. Pasi ezauruan debatet për ligjin por edhe çështjet e tjera në kalendar, Kuvendi kaloi në miratimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit