Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Rriten kredite e keqija ne leke

Publikuar me : 19.08.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 87 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Kreditë në euro janë më të shëndetshme se ato në lek. Të paktën kjo është ajo që pasqyrohet në regjistrat e kredive, ku fenomeni i mos shlyerjes së kësteve duket se po zgjerohet më tepër drejt kredive në lekë. Treguesit kanë dalë në pah nga mbikëqyrja që Banka e Shqipërisë ka bërë në të dhënat e bankave të nivelit të dytë, të cilat kanë konfirmuar një rritje me ritme më të larta të kredive me probleme në monedhën kombëtare krahasuar me ato në valutë.

“Portofoli i kredive në lekë, ka pasur një rritje më të madhe të kredive me probleme përgjatë vitit, nga 10.1 për qind në 14.4 për qind, ndërsa treguesi i kredive me probleme të portofolit të kredive në valutë ka arritur nivelin 13.8 për qind kundrejt 10.6 për qind”, – thekson Banka e Shqipërisë.

Në këto kushte, duket se e “keqja” e ekonomisë në përgjithësi, por edhe bankave nuk i ka ardhur gjithnjë nga jashtë, siç është përfolur rëndom deri më tani. Bizneset, por edhe individët kanë qenë më shumë të tërhequr nga kredia në euro deri gjatë muaj më parë, ndikuar edhe nga normat e interesit, por edhe prirja e bankave për të kredituar në këtë monedhë. Gjatë gjysmës së dytë të 2010 e në vazhdim, portofoli i kredisë në lekë njohu zgjerim më të madh krahasuar me euron.

Duke qenë se bizneset konsiderohen edhe si kredimarrës më të mëdhenj në euro, ndërsa individët janë më shumë të orientuar nga leku, duket se “sëmundja” e kredive me probleme ka filluar të zgjerohet më tepër edhe tek kredimarrësit individë. Një fenomen i tillë paraqet edhe ndikimin e krizës në ekonomitë familjare.

Ekspertët kanë radhitur një serë zhvillimesh në ekonomitë e vendeve të BE-së, të cilët ndikojnë drejtpërdrejtë në vendin tonë siç është ulja e remitancave, shtrenjtimi i karburanteve apo rritja e çmimeve të ushqimeve. Një ndër to ishte edhe kursi i këmbimit. Shtrenjtimi i euros kundrejt lekut, krahas rritjes së çmimeve të mallrave të importit po shihet me shqetësim edhe për shkak të rritjes së kostos së kredisë së atyre që të ardhurat i kanë në lekë, por huatë në euro.

Përkundër pritshmërisë, zhvlerësimi i lekut kundrejt euros, kryesisht gjatë gjysmës së dytë të vitit të shkuar nuk konsiderohet një ndër shkaqet kryesorë të rritjes së kredive me probleme në euro. Nga ana e saj, Banka e Shqipërisë konfirmon ndikimin e shtrenjtimit të euros në rritjen e kredive me probleme kryesisht në monedhën europiane, por nuk e përcakton atë si ndikues kryesor.

Bankat e mbyllën vitin 2010 me një nivel prej rreth 14 për qind të kredive me probleme. Ajo njohu një rritje të ndjeshme gjatë gjysmës së parë të këtij viti duke e mbyllur muajin qershor në nivelin e 17 për qind të totalit të portofolit të kredisë së sistemit bankar.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 99 here.
Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartatDeputetet e LSI, Ilir Meta, Vangjel Tavo, Lefter Koka dhe ministri i Shendetesise, Petrit Vasili Emirjon Senja Votimi i ndryshimeve në ligjin për akcizat kaloi me zhvillime interesante dje në sallën e Kuvendit, ku Topallit iu desh të shtynte procedurën për pak minuta duke thirrur të marrin pjesë edhe deputetët që ishin jashtë sallës, ndërsa drafti kaloi pa konsensusin e LSI-së. Pasi ezauruan debatet për ligjin por edhe çështjet e tjera në kalendar, Kuvendi kaloi në miratimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit