Publikuar me : 21.07.2011 Ne :
Rajoni - 79 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

"Ndarja" e Belgjikës
Belgjika duket se më në fund mund të formojë qeverinë e re. Pas më shumë se 1 vite nga zgjedhjet e fundit parlamentare, partitë kanë nisur të diskutojnë mbi formimin e koalicionit qeverisës.
Partia konservatore Flemishe e udhëhequr nga Uouter Beke ka rënë dakord të që nisë diskutimet pa partinë nacionaliste e cila kërkon ndarjen e Belgjikës në dy pjesë, Uallonia dhe Flander.
Ky zhvillim vjen në prag të ditës kombëtare të Belgjikës por partia nacionaliste Flemishe e ka konsideruar këtë si shumë “zhgënjyese”.
Partia nacionaliste, N-VA arrit të shndërrohet në partinë me më shumë vota sa i takon pjesës Flander në zgjedhjet e qershorit 2010 dhe refuzon të bëhet pjesë e qeverisë.
Partia e pjesës Flander e cila ka pranuar të negociojë (CD&V) për formimine qeverisë ka vendosur disa kushte. Ata kërkojnë të gjendet një zgjidhje për ndarjen e Brukselit në dy pjesë si njësi zgjedhore (në shqip qark).
Ndërkohë që debati vazhdon Mbreti Albert II-të është shprehur se roli i Belgjikës në arenën ndërkombëtare është zbehur nga problemi i formimit të qeverisë.