|
Rriten tarifat e sherbimit ne hipoteka
Publikuar me : 21.10.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 91 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
 Qeveria miraton tarifat e reja të shërbimeve në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në të gjithë vendin. Vendimi kaloi gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Ministrave. “Shekulli” boton tabelën e plotë me tarifat e reja për të gjithë shërbimet që ofrohen në zyrat e hipotekave.
Krahasuar me tarifat që janë aplikuar deri më tani, vërehet një rritje e ndjeshme e tyre, por këtë gjë, autoritetet e justifikojnë me mirë menaxhimin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Në fakt, Drejtoria e Përgjithshme e Hipotekave do të funksionojë si një organ me vetëfinancim që prej janarit të vitit të ardhshëm dhe ky mësohet të jetë edhe shkaku kryesor i rritjes së tarifave të shërbimit në zyrat e saj. Ndarja e saj si institucion me vetë financim parashikohet në ligjin e ri për hipotekat, i cili aktualisht është në stadin e diskutimit dhe pritet të fillojë së zbatuari që nga muaji i parë i vitit të ardhshëm.
Në këtë linjë duket të jetë edhe vendimi më i fundit i qeverisë duke siguruar më shumë të ardhura për hipotekat. Nga ana e saj, Ministria e Drejtësisë pret një administrim dhe shërbim më të mirë nga hipotekat. Tarifat në fjalë nuk pritet të prekin personat me aftësi të kufizuara edhe të verbrit, të cilët nuk paguajnë tarifë në sportelet e hipotekave.
| Nr. |
LLOJI I SHËRBIMEVE |
Tarifa e re
në lekë |
| 1 |
Lëshim i certifikatave të pasurisë |
1,500 |
| 2 |
Kërkesë për regjistrim të pronësisë të pasurisë së paluajtshme |
700 |
| 3 |
Kërkesë për regjistrimin e pjesëtimit të ndarjes ose të bashkimit të pasurive të paluajtshme |
700 |
| 4 |
Kërkesë për konsultim të kartelës dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme |
700 |
| 5 |
Kërkesë për informacion zyrtar të regjistrimit të pasurive të paluajtshme për individët dhe institucionet |
800 |
| 6 |
Kërkesë për lëshim të kopjes së certifikatës së pasurive të paluajtshme |
800 |
| 7 |
Kërkesë për saktësimin e kufijve |
2,500 |
| 8 |
Kërkesë për përgatitjen e dokumenteve në gjykatë ose organ tjetër administrativ |
900 |
| 9 |
Kërkesë per regjistrim për kalim pronësie, qiraje, nënqiraje të pasurisë së paluajtshme |
3,500 |
| 10 |
Kërkesë për regjistrim hipoteke, hipoteke ligjore |
1,000 |
| 11 |
Kërkesë për regjistrim për fshirje hipoteke, hipoteke ligjore |
1,000 |
| 12 |
Kërkesë për regjistrim për fshirjen e një vendimi gjykate, të një akti administrativ |
1,000 |
| 13 |
Kerkesë për regjistrim servituti, marrëveshje kufizuese |
900 |
| 14 |
Kerkesë për regjistrim për fshiijen e një servituti, marrëveshje kufizuese |
900 |
| 15 |
Regjistrimi i kërkesave për heqjen dorë nga të drejtat pasurore mbi pasurinë e paluajtshme |
800 |
| 16 |
Regjistrimi i kërkesave për fitimin e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme me trashëgimi |
700 |
| 17 |
Kërkesë për korigjimin e gabimeve materiale në kartelë |
700 |
| 18 |
Kërkese për lëshim kopje kartele harte treguese ose pjesë të saj |
1,000 |
| 19 |
Kërkese për fotokopje të dokumenteve të pasurive të paluajtshme për çdo faqe |
200 |
| 20 |
Lëshim vërtetim pronësie (negative) |
300 |
| 21 |
Lëshim vërtetim pronësie |
1,500 |
| 22 a) |
Regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme në zonat urbane pa rilevim e azhornim të pasurisë nga zyrat e regjistrimit të pasurive |
5,000 |
| 22 b) |
Regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme në zonat urbane me rilevim e azhomim të pasurisë nga zyrat e regjistrimit të pasurive |
8,000 |
| 23 a) |
Shërbime për veprimet e bankave e institucioneve të tjera kredidhënëse për kredi me vlerë deri l 000 000 lekë |
7,500 |
| 23 b) |
Shërbime për veprimet e bankave e institucioneve të tjera kredidhënëse për kredi me vlerë 1 000 001 deri në 10 000 000 lekë |
15,000 |
| 23 c) |
Shërbime për veprimet e bankave e institucioneve të tjera kredidhënëse për kredi me vlerë mbi 10 000 000 lekë |
25,000 |
| 24 |
Regjistrim fillestar i veçantë i pasurive të paluajtshme në zonat rurale |
30,000 |
| 25 |
Regjistrim provizor i karabinasë |
6,500 |
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine :
Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 99 here.
Deputetet e LSI, Ilir Meta, Vangjel Tavo, Lefter Koka dhe ministri i Shendetesise, Petrit Vasili
Emirjon Senja
Votimi i ndryshimeve në ligjin për akcizat kaloi me zhvillime interesante dje në sallën e Kuvendit, ku Topallit iu desh të shtynte procedurën për pak minuta duke thirrur të marrin pjesë edhe deputetët që ishin jashtë sallës, ndërsa drafti kaloi pa konsensusin e LSI-së.
Pasi ezauruan debatet për ligjin por edhe çështjet e tjera në kalendar, Kuvendi kaloi në miratimin...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|