Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Rritja e pagave dhe pensioneve, sa perfitojne realisht qytetaret

Publikuar me : 11.11.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 42 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Emirjon Senja

Qeveria e ka bërë rritjen e pagave dhe pensioneve gjithnjë kryefjalë të diskutimeve gjatë miratimit të buxhetit apo në rastet e ndryshimeve të tij në mes të vitit. Edhe për vitin 2012, qeveria ka premtuar një rritje të re pagash dhe pensionesh. Sipas deklaratave publike, rritje më të madhe do të kenë pensionet e fshatit dhe pagat e ulta. Përpos premtimeve, treguesit e buxhetit të vitit 2012 pasqyrojnë faktin se rritja e premtuar ose do të jetë minimale ose do të mbulojë koston e rritjes së çmimeve gjatë këtij viti, i cili ndryshe quhet indeksim.

Fondi për rritjen e pagave për vitin e ardhshëm është vetëm 1 miliardë lekë. Po kaq ka qenë fondi edhe gjatë këtij viti ku më shumë se rritje, u aplikua një indeksim i pagave. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe gjatë vitit të ardhshëm. Referuar këtyre treguesve, nuk pritet të ketë rritje ta pagave të larta, kurse rritja e pagave të mesme do të jetë rreth 3 për qind. Po kaq përllogaritet të jetë edhe niveli mesatar i inflacionit për këtë vit, gjë e cila do të zerojë edhe rritjen e parashikuar për këtë nivel pagash. Ndërkaq, është parashikuar një rritje deri në 6 për qind për pagat e ulta. Nëse kësaj shifre i zbresim përsëri nivelin e inflacionit prej 3 për qind, përllogaritet që rritja reale që do të përfitojnë punonjësit e administratës me pagë të ulët, do të jetë vetëm tre për qind. Situata është njëjtë edhe për pensionistët. Rritja maksimale me 10 për qind, iu është premtuar pensionistëve të fshatit. Pensioni mesatar i një pensionisti në fshat nuk e kalon vlerën 8 mijë lekë në muaj. Rritjes së premtuar, 10 për qindshit i zbresim inflacionin prej 3 për qind. Pra, rritja reale është 7 për qind. Në realitet, një pensionist fshati merr rreth 560 lekë më shumë.

Panorama qartësohet edhe më shumë nëse treguesit e buxhetit të vitit 2012 i krahasojmë me ato të buxhetit të këtij viti, i cili u shkurtua ndjeshëm në korrik. Gjatë hartimit të buxhetit fillestar të vitit 2011, qeveria kishte parashikuar dy miliardë lekë për rritjen e pensioneve dhe 1.5 miliardë lekë për rritjen e pagave. Me ndryshimet e miratuara në korrik, fondi për rritjen e pensioneve ulet nga dy miliardë lekë në 1.6 miliardë, ndërsa fondi për rritjen e pagave u ul nga 1.5 miliardë lekë në një miliardë. Në total, nga 3.5 miliardë lekë që ishte parashikuar në fillim, fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve u shkurtua me rreth 900 milionë lekë duke u bërë 2.6 miliardë lekë.

Aktualisht, qeveria ka ndarë një fond 1 miliardë lekë për rritjen e pagave dhe 1.5 miliardë lekë për rritjen e pensioneve. Në total, janë 2.5 miliardë lekë për politika të reja pagash dhe pensionesh për vitin 2012. Kjo shifër, është të paktën 100 milionë lekë më e vogël se shuma e përcaktuar gjatë vitit 2011 për rritje pagash dhe pensionesh.

 

Ulen fondet për pagat e administratës

Administrata publike do të duhet të mbyllë me më pak para vitin e ardhshëm. Qeveria ka parashikuar më pak fonde për pagat gjatë 2012 krahasuar me vitin aktual. Nëse në buxhetin e këtij viti, fondi i pagave ishte 58.86 miliardë lekë, për vitin 2012 ai parashikohet të jetë rreth 58.450 miliardë lekë. Shkurtimi është pandjeshëm, por tregon se në 2012 nuk do të ketë punësime të reja në administratë. Madje, numri maksimal i punonjësve në shtet do të përcaktohet në ligjin e buxhetit për të mos lejuar punësime të reja. Në total, pjesë e administratës publike përgjatë 2012-s do të jenë 88 640 persona.

 

Rriten pagat, por edhe çmimet

Çmimet e mallrave të konsumit të përditshëm kanë pësuar rritje të ndjeshme përgjatë këtyre muajve, duke rritur edhe më koston e jetesës. Vrojtimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rritja më e madhe është vërejtur tek ushqimet, të cilat formojnë 70 për qind të inflacionit. Të dhënat e INSTAT tregojnë së familjet shqiptare shpenzojnë më shumë se gjysmën e buxhetit mujor për t’u ushqyer. Të kombinuar me njeri-tjetrin, shtrenjtimi i çmimeve të ushqimeve, me peshën e madhe në buxhetin familjar që kanë shpenzimet për t’u ushqyer, tregojnë realisht përfitimin real që kanë qytetarët nga rritja e pagës apo pensionit të tyre. Fakt është që zyrtarisht, buxhetorët dhe pensionistët kanë përfitime më të larta se më parë, por me këto të ardhura sot blihen më pak ushqime, veshje apo të mira dhe shërbime te tjera krahasuar me një, dy apo tre vjet më parë.

 

 

 

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 99 here.
Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartatDeputetet e LSI, Ilir Meta, Vangjel Tavo, Lefter Koka dhe ministri i Shendetesise, Petrit Vasili Emirjon Senja Votimi i ndryshimeve në ligjin për akcizat kaloi me zhvillime interesante dje në sallën e Kuvendit, ku Topallit iu desh të shtynte procedurën për pak minuta duke thirrur të marrin pjesë edhe deputetët që ishin jashtë sallës, ndërsa drafti kaloi pa konsensusin e LSI-së. Pasi ezauruan debatet për ligjin por edhe çështjet e tjera në kalendar, Kuvendi kaloi në miratimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit