|
Rrofte Ilir Belliu, vdekte letersia!
Publikuar me : 20.04.2011 Ne :
Kulture - 117 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Nuk di si ta nisesh e ku ta cosh fjalen kur fjala te vjen per poetin Ilir Belliu. Poet me te gjitha deri me nje dhe me shume. Poet qe jetonte fizikisht, pa gjoja, sikur, gjase, apo vetedije, poezine si jete. Poet qe fliste jeten ashtu si e shkruante vargun. I njejti jerm poetik, filozofik, po e njejta buke e hidhur e fatit dhe shijes se dashurise qe jeta te jep e jeta ta merr, me enden akoma ne koken time, sa here e mendoj njeriun Ilir Belliu.
Ky njeri qe iku aq i ri e jetonte jeten letersi. Nuk jam fare i sigurt nese ai e kuptonte kete ndjesi si lumturine ne jete, apo i qe nenshtruar me vetedije letersise, si ndaj nje diktature me dhe pa thonjeza, nenshtruar ndaj poezise si ndaj nje religjioni kult qe perhere te premton driten kur te vije dita, e po ate dite ngazellimi i fitores nuk do te jete kurre aq sa te quhet lumturi, se poetit me veshje njeriun permbi supe, nuk i erdhi kurre dita.
Nuk kam dyshuar kurre dhe asnjehere ne poezine e Ilir Belliut. Kam dyshuar gjithmone nese e kisha une fajin qe nuk e kuptoja sa dhe si duhet. Edhe kam te drejtat e mia, te lexoj tekst edhe ta gjykoj, por ama kam edhe detyre te kujtoj njeriun me = poetin.
Tani dhjete vjet ai shkoi ne drite e lexoj dhe pertyp si koret e bukes poetike qe pertypem ato vitet e para te lirise, kur donim e nuk dinim, kur e kishim lirine, fuqine dhe vargun poetik, por prape na mundonte qellimi, qe na mundon edhe sot. Te shkruash per ke, perse, a duhet, a i vlen. Ai mundim qe me thote sot e do vite me nguc pyetjen deri ku duhet te shkoje letersia.
Ilir Belliu, poeti i dashur dhe akoma i pakuptuar si duhet nga une vete; ky njeri elite, qe jetonte eliten poetike brenda elites se vet, vetmise e se pamundures. Ky poet qe endej dhe nuk kishte kohe, ishte jashte kohe, ishte koha ne forme jetesore, ishte qofte edhe ngazellimi qe kishim ne te gjithe, brezi (ose grupi i vogel) i poeteve te fillim viteve 90, ky njeri qe nuk na shpetoi dot ne nga letersia, as ne nuk e shpetuam dot te ikte, te rronte, iku nje dite nga kjo bote, e na la si perhere te pertypim figuracionin e tij poetik, qe perhere me eshte dukur si nje thike shume e shtrenjte nga ato aziatiket, derdhur ne fajance te bardhe.
E mprehte me teper se cdo celik. E brishte sa kosi, letra e bardhe, sa buzeqeshja e femijes para se te thote fjale me kuptim per te rritur, kur thote poezi e ne budallenjte e rritur nuk e kuptojme dot.
Po, ja kjo pyetje me mundon deri ku duhet te shkoje letersia? A eshte letersia ajo qe na jep arsye me teper te jetojme, apo eshte mundimi i jetes, letersia. A duhet te besojme letersine? A duhet letersia te na besoje ne, shkrimtare, poete dhe lexues njeheresh ne nje vend kaq te madh e poetik si Shqiperia jone e vogel? A mos ishte gabim gjithe perpjekja per purifikim te vargut, ate qe e bejme te gjithe perdite edhe kur hame lakra te egra e i sherbejme trupit tone si nje kulti hyjnor.
Apo mos eshte e gjithe jeta ashtu si e frymemerrte Ilir Belliu? Eliksir lotesh qe nuk i mban dot asnje varg. Eliksir figurash, kuptimesh qe ne duhet te germojme si minjte mes letrave, duke brenjtur dhembet e perparme apo edhe thonjte, per te bere bashke kuptimin, pse shkroi keshtu ky poet. E kuptojme, jemi hipokrite edhe me veten, e themi, po.
Nuk e kuptojme, jemi hipokrite me veten edhe me te tjeret, e themi keshtu eshte poeti. Poetet vdesin te rinj, thua se ky eshte misioni i poetit te madh. Thua se poeti nuk ka te drejta ne kete dhe, as ne kete toke, as ne kete bote, e duhet medoemos te shkoje e te vdese i ri per hater te letersise, poezise... per te na bere ne te gjallet te ndihemi me mire kur jemi te mencur edhe e kuptojme cmendurine e poetit, po ama per vete lexojme poezi, nuk pime ilace kunder depresionit... oh! Dy here OH! Ferri jane te tjeret.
Po qe se letersia behet arme si u be, rrofte Ilir Belliu, vdekte letersia!
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|