|
Rezultati i kerkimit per: rruga
Publikuar me : 31.01.2012 Ne :
Kronike - 48 Lexime.
 Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti ndodhur në fshatin Erebare në Dibër. Duke i’u referuar të dhënave të policisë, mësohet se shtetasi Elvis Asllani, i cili është dhe shoferi, ka humbur drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga.
Në këtë ngjarje të rëndë, viktimë ka mbetur 30-vjeçari Robert Sala, i cili ishte dhe pasagjeri.
Gjëndja shëndetësore e drejtuesit të mjetit sipas bluzave të bardha paraqitet mjaftë kritike.
Policia ka shkuar në... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 09.01.2012 Ne :
Politike - 40 Lexime.

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka përcaktuar tunelin e Krrabës, pjesë e autostradës Tiranë-Elbasan si projektin madhor të infrastrukturës rrugore për këtë vit. Ky ka qënë vlerësimi i tij, gjatë analizës së punës për vitin e shkuar, sikundër dhe një panoramë të objektivave për vitin 2012.
“Nëse do të më duhej ta përmblidhja me një fjali, do të thotë se objektivi më madhor do ishte dritë në tunelin e Krrabës.
Shumë shpejt, më shpejt nga sa e... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 02.01.2012 Ne :
Kronike - 71 Lexime.
 Tre persona janë plagosur mesditën e sotme në aksin rrugor Sarandë-Delvinë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shelagr, ku një mjet ka dalë nga rruga.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre personat që udhëtonin me të: Mustafa Hoxha, 55 vjeç, Arta Veliu, 55 vjeç, dhe Shpëtim Veliu, 60 vjeç.
Ata janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal, ku mësohet se në gjendje të rëndë ndodhet Shpëtim Veliu.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 15.12.2011 Ne :
Kronike - 55 Lexime.
 Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur në një aksident rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë.
Dy të rinj kanë qenë duke udhëtuar me motor, por për shkak të shpejtësisë së madhe, kanë dalë nga rruga.
Si pasojë, ka gjetur vdekjen Dokleant Sulaj, 23 vjeç, ndërsa është plagosur kushëriri i tij, Jurgen Sulaj.
I plagosuri është dërguar në spitalin e qytetit të Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 12.12.2011 Ne :
Kronike - 78 Lexime.
 Flakë zjarri janë sinjalizuar pak minuta më parë në një pallat tek rruga e “Dibrës” në Tiranë. Ende nuk ka të dhëna të sakta nëse flakët kanë përfshirë apartamentet.
Forcat zjarrfikëse me automjetet e tyre kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë duke punuar për shuarjen e vatrës së zjarrit.
Ndërkohë që grupi hetimor i policisë, po përpiqet të zbulojë shkakun i cili ka krijuar edhe zjarrin në fjalë.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 03.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 67 Lexime.
Edi Rama
Teksa zhvillohej dje procesi zgjedhor në Asamblenë e re Kombëtare dhe shihja emocionet e një gare të fortë brenda partisë e një mikrofushatë që zhvillohej për të mbështetur njërin a tjetrin deri në mbylljen e votimit, pastaj më mbrapa edhe numërimin e hapur krejt transparent, nuk mund të mos mendoja për hendekun e madh mes Partisë Socialiste e forcave të tjera politike në Shqipëri. Dhe natyrisht s’është vetëm çështje procedurash demokratike, po... Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 01.12.2011 Ne :
Kronike - 42 Lexime.
 Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë.
Ngjarja ka ndodhur në Qafë Buall, ku makina me të cilën udhëtonte Nazik Mamiu, 55 vjeç, ka dalë nga rruga si pasojë e ngricës.
I plagosuri është transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 28.11.2011 Ne :
Kronike - 59 Lexime.
 Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur në një aksident rrugor në superstradën Lezhë-Shkodër. Ben Pepaj, 39 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa Agustin Vucinaj, 39 vjeç, është plagosur rënë si pasojë e daljes nga rruga të automjetit me të cilin udhëtonin.
Mësohet se mjeti furgon ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe, në vendin e quajtur Gocaj. I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 05.09.2011 Ne :
Kronike - 52 Lexime.
 Një 29-vjeçar ka mbetur i vdekur në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm në Lushnje. Klodian Mile po udhëtonte me makinën e tij, por në afërsi të fshatit Plug, ai ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga.
29-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra, ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet që çuan në aksidentin tragjik.
Lexo te gjithe artikullin »
Publikuar me : 28.08.2011 Ne :
Kronike - 60 Lexime.
 Foto ilustruese
Një 16-vjeçare ka mbetur e plagosur në një aksident rrugor paraditen e sotme në vendin e quajtur kthesat e Ballshit. Mësohet se Aleksanda Shteta ka qenë duke udhëtuar së bashku me familjen e saj, kur mjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit të tij nga drejtuesi.
Makina ka rënë në anë të rrugës, çka ka shkaktuar plagosjen e 16-vjeçares në kokë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
K. Thana
Lexo te gjithe artikullin »
|
Ne daten 17.01.2012 nga Ardenal
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur
Artikulli : A duhet mbajtur shamia ne shkolle?
|
|
|
|
|
|
|