Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Rubio Tiranes i duhet zgjidhje e shpejte!

Publikuar me : 09.01.2012 Ne : Sport - 54 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Xhek Preçetaj

Trajneri i Tiranës, Hulian Rubio, për herë të parë për këtë vit flet për situatën në skuadër dhe lojtarët që ai do të  ketë në ekip si përforcime. Rubio e thotë hapur se, në qoftë se do të ruhet grupi, i duhet vetëm një sulmues, ndryshe do t’i bëjë gjërat nga e para. “Me siguri që do të ketë edhe afrime të tjera, përveç Gjatës dhe Sejdos. Unë do ta kërkoj një gjë të tillë, megjithatë varet edhe nga ekonomia. Personalisht dua që të paguhen këta që janë në radhë të parë sesa të kesh shumë lojtarë dhe askush të mos marrë lekë. E ardhmja asnjëherë s’është e parashikueshme. Deri më tani ka ardhur Gjata, të cilin e ndoqa në gjysmën e parë të sezonit dhe ua parashtrova drejtuesve të klubit si kërkesë për ta sjellë këtu. Kjo m’u realizua. Tashmë pres edhe një sulmues që më duhet patjetër. Kështu punohet në klubet profesioniste, jepen disa emra dhe në skuadër vijnë ata lojtarë që do trajneri. Kam dëgjuar që edhe Ilion Lika ka oferta, por mua nuk do të më vijë mirë që ai të largohet ashtu si për lojtarët e tjerë. Në qoftë se Tirana humbet Likën, është njësoj sikur Realit të Madridit t’i ikë Kristiano Ronaldo.”

“Kam folur gjithnjë me drejtuesit e klubit para fundvitit dhe sërish do të ulem dhe do të bisedoj në të mirë të skuadrës. Do të flas se si do të rrjedhin ngjarjet, për merkaton dhe për çështjet financiare për t’i dhënë një zgjidhje të shpejtë.”

Lidhur me largimet, “e di që shumë nga lojtarët kanë oferta. Madje një prej tyre është edhe Ahmataj. Unë u kam kërkuar që të zgjedhin sa më shpejt për të ardhmen e tyre. Nuk dua që të pengoj askënd. Por unë jam i mendimit që askush nuk mund të bëjë çfarë të dojë në çdo moment, sepse nuk më duket normale në fund të fundit. Por i takon klubit që të vendosë. Në qoftë se ka kontratë, është e drejta e klubit që ta shesë apo ta ndërrojë. E di klubi si të veprojë, sepse ka politikat e veta. Secili ka drejtat e veta, por pa thyer edhe detyrimet që mund të ketë”, theksoi gjatë prononcimit të dhënë dje trajneri spanjoll Hulian Rubio.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Salihi, i padeshiruari qe u kthye ne idhull

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 38 here.
Salihi, i padeshiruari qe u kthye ne idhullEdmond Sufaj Lojtari i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, është kthyer në një idhull tek skuadra e tij DC Junajtid në kampionatin amerikan. Kanë mjaftuar katër gola në pesë ndeshjet e tij të fundit me skuadrën, që Salihi, nga një i padëshiruar të kthehet në idhullin e kësaj skuadre. Kalimi i tij nga Rapidi i Vjenës tek skuadra e Uashingtonit u konsiderua blerja më e rëndësishme e kësaj skuadre. Por fillimi i tij nuk ishte i suksesshëm, pasi ambientimin me futbollin...Lexo te gjithe artikullin »


» Blater Percaktuesi i fituesit me penallti tragjedi, nevojitet zgjidhje alternative
» Qerimaj me doping Produktin e bleva ne supermarket
» Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesore
» Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid
» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit