Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ruli paralajmeron rritje te cmimit te energjise

Publikuar me : 19.11.2008 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 384 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

*Privatizimet ne sektorin e energjise do te kene dhe rritje graduale te tarifave te energjise deri sa te mbulojne koston*

TIRANE- Konsumatoret shqiptare do te duhet te perballen edhe njehere me rritjen e cmimit te energjise elektrike ne muajt ne vazhdim. Ministri i Ekonomise,Tregtise dhe Energjetikes, Genc Ruli deklaroi dje se, hapi i qeverise shqiptare per privatizimet ne sektorin e energjise, do te marre ne konsiderate dhe rritjen graduale te tarifave te energjise elektrike deri sa ato te arrijne te mbulojne koston. Kete pohim, ministri Ruli e beri gjate punimeve te Forumit te Komunitetit te Energjise per Evropen Juglindore, zhvilluar dje ne Tirane.

*Megjithese cmimi i energjise eshte shtrenjtuar ne tregjet nderkombetare, ne ia shesim ate konsumatorit nen vleren reale te saj, sigurisht qe tarifat do te shkojne ne nivelet e kostos*, pohoi ministri. Gjate fjalimi te tij, Ruli konfirmoi nisjen e negociatave nga Institucioni qe ai drejton me kompanine Ceke *CEZ*, per kontraten e privatizimit te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes.

Ne to pritet te diskutohet edhe rritja e cmimit te energjise elektrike, e cila sipas tij, eshte e pashmangshme ne kushtet kur jane rritur kostot e prodhimit te saj. Pjesemarres ne forumin e djeshem, ishte edhe ambasadori i Komisionit Europian ne Shqiperi, Helmut Lohan. Ne fjalen e tij, z. Lohan deklaroi se, *ky dimension social i komunitetit energjetik ka nevoje te ngrihet ne standardet e Bashkimit Evropian. Progresi qe do te beni ju ne kete aspekt, do ti lejoje vendet tuaja te afrohen me shpejt drejt BE-se*.

Duke u ndalur ne rendesine qe mbart projekti, ambasadori theksoi se, energjia ne pergjithesi dhe ajo elektrike ne vecanti eshte nje problem jo vetem per Shqiperine, por per te gjithe Ballkanin. *Krijimi i tregut te perbashket energjetik konsiderohet si nje zgjidhje per te unifikuar burimet prodhuese dhe per te garantuar furnizimin me energji per konsumatoret*, theksoi ai.

Qellimi i zhvillimit te ketij forumi, ishte krijimi i nje tregu te perbashket energjetik per vendet e Europes Juglindore duke i organizuar veprimet e tyre mbi bazen e nje koordinimi te perbashket. Po ashtu, objekt i tij ishte edhe marrja e masave per shmangien e pasojave sociale qe mund te sjelle ky proces.

Ne tetor te vitit te kaluar, shtate vendet e rajonit nenshkruan ne Vjene nje memorandum te perbashket mirekuptimi per pergjegjesite sociale qe dalin nga zhvillimet ne sektorin energjetik. Ne marreveshjen e Vjenes, palet kishin rene dakord per aplikim ne nivelet me te larta te masave per mbrojtjen e konsumatorit dhe kufizimin e impakteve te ndryshimeve sociale te ndikuara nga aplikimi i marreveshjes. Gjate konferences per shtyp pas punimeve te forumit, u ceken edhe rreziqet sociale qe mbartin unifikimet e tregjeve.

Nje shembull konkret ishte ai i dhene nga perfaqesuesi i Unionit te Politikave Sociale Europiane, Jon Willen Goudriaan. Sipas tij, tregu i punes ne Bashkimin Evropian u tkurr me 300 mije vende pune pas shtimit te radheve te tij me vende nga Europa lindore. Edhe ministri Ruli beri te ditur se, te gjitha reformat e medha te hapjes se tregut mbartin efekte sociale, por eshte detyra e qeverise te punoje per minimizimin e tyre.

*Ne hartimin e dokumentacionit ligjor per privatizimin e OSSH-se, si dhe per privatizimet strategjike te kryera me pare, u paten ne konsiderate dhe trajtimi i punonjesve qe parashikohen te mbesin pa pune si rezultat i ketyre privatizimeve*, u shpreh Ministri Ruli

Privatizimi i kompanive qe kane monopolin e burimeve natyrore, sic eshte ARMO dhe praktikimi i mekanizmave te njejte te tregut me vendet e tjera te rajonit, rrezikon qe te shkaktoje nje rritje te numrit te te papuneve. Ne kete rast, z. Goudriaan, duke marre shkas edhe nga nje prej qellimeve te zhvillimit te forumit, i keshillon punonjesit e ketyre sektoreve qe te mos te pranojne si te mireqene cdo vendim te marre nga punedhenesit e tyre.


Kryeministri ka pohuar se veshtiresia kryesore eshte tek mungesa e burimeve dhe linjave te interkonjeksionit

Berisha: Problemi i energjise jane linjat

TIRANE- Ne punimet e Forumit te pare Social mbi Energjine ishte i pranishem edhe Kryeministri i vendit, Sali Berisha. Duke vleresuar mbajtjen e forumit nen kryesine Shqiptare, kreu i qeverise deklaroi se, ky i fundit mblidhet ne perputhje te plote me memorandumin e mirekuptimit te nenshkruar nje vit me pare ne Vjene dhe trajton nje nga problemet me te ndjeshme te energjise, aspektin social te saj.

Berisha u ndal edhe ne veshtiresite qe hasin ekonomite e rajonit ne sigurimin e energjise. *Ekzistojne pengesa serioze te lidhura me interkonjeksionin, por deri diku edhe me burimet aktuale te pamjaftueshme per nje rajon i cili ka nje dinamizem te madh ekonomik*, deklaroi Kryeministri.

Duke u ndalur ne rendesine e praktikimit te te njejtave praktika ne sektorin energjetik, kreu i qeverise theksoi se, ishte i bindur qe aspekti me i rendesishem social qendron se pari ne ofrimin e sherbimeve dhe cmimeve me te mira te mundshme ndaj konsumatorit. *Ne kete drejtim ju siguroj se Shqiperia eshte thellesisht e hapur te bashkepunoje per nje treg unik, per standardet me te mira sociale, per mbrojtjen e konsumatoreve, diversifikimin e burimeve energjetike dhe mbrojtjen e mjedisit*, tha Kryeministri Berisha.

Ai u beri te ditur pjesemarresve rendesine qe mbart krijimi i nje tregu energjie unik, rajonal dhe me pas Europian. *Rajoni yne me rezervat e tij te medha energjetike mund t'i ofroje ekonomise katalizatorin kryesor te zhvillimit sic eshte energjia*, tha Berisha. Kreu i qeverise vuri theksin edhe ne vendimet qe ka marre qeveria e tij per krijimin e burimeve te reja te energjise dhe dhenien me koncesion te shumices se atyre ekzistuese.

*Me nje kuader te ri ligjor, vendi po ecen me shpejtesi drejt koncesionimit te me se 400 HEC-ve te madhesive te ndryshme, sikunder jemi te angazhuar per diversifikimin e prodhimit te energjise, perfshi ketu energjine eolike, energjine nga nafta dhe qymyret dhe energjine nukleare*, deklaroi Berisha.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 99 here.
Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartatDeputetet e LSI, Ilir Meta, Vangjel Tavo, Lefter Koka dhe ministri i Shendetesise, Petrit Vasili Emirjon Senja Votimi i ndryshimeve në ligjin për akcizat kaloi me zhvillime interesante dje në sallën e Kuvendit, ku Topallit iu desh të shtynte procedurën për pak minuta duke thirrur të marrin pjesë edhe deputetët që ishin jashtë sallës, ndërsa drafti kaloi pa konsensusin e LSI-së. Pasi ezauruan debatet për ligjin por edhe çështjet e tjera në kalendar, Kuvendi kaloi në miratimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit