UPDATE- Perkeqesohet situata ne zonen e Shkodres, ku niveli i ujit ka shenuar rritje dhe perhapje te metejshme. Sipas ministrit te Bujqesise Genc Ruli, Shkodra dhe Korca jane qytetet me te permbytura dhe per keto duhet nje vemendjen e vecante.
Duke pranuar se situata eshte kritike dhe rreziku gjithnje i pranishem, Ruli beri apel qe banoret e zonave te jene te pergatitur per evakuim ne rast emergjence.
"Aktualisht, rezultojne te jene 3600 hektare toke te permbytura ne Dajc, Ana e Malit, Velipoje dhe Bushat ne zonen e Shkodres", raportoi ministri Ruli gjate mbledhjes se sotme te Shtabit te Emergjencave Civile, duke folur per permbytjet ne Shkoder.
Sipas tij, problematike eshte situata edhe ne Korce. "Ne Korce per shkak te carjes se pjesshme te argjinatures dhe fryrjes se Devollit kemi permbytje ne zonen e ish-Kenetes", tha Ruli.
Sipas tij, situata eshte e rende, por jo e pa menaxhueshme. "Per perballimin e situates eshte i nevojshem bashkepunimi i te gjitha strukturave. Vemendje e vecante i duhet kushtuar Shkodres, per shkak se ky qytet sapo ka dale nga nje permbytje", tha Ruli, duke shtuar me tej se situata e prurjeve ne lumin Drin eshte e paparashikueshme.
Megjithate perballe cdo situate ushtria do jete ne dispozicion te banoreve per te bere evakuimin, ndaj banoret te jene te pergatitur per cdo situate.
****
Dje pasdite rreth ores 16:30, KESH ka njoftuar se ka hapur tunelin e shkarkimit ne hidrocentralin e Fierzes, prej ku del 300 meter kub uje ne sekond. Nderkohe qe po punohet me kapacitet te plote prodhimi, nga turbinat shkarkohet rreth 500 meter kub uje ne sekond. Aktualisht diga gjendet ne kuota kritike, ku niveli i ujit ka arritur ne 293 metra. Shkarkimet nuk do te ndalen derisa Fierza te zbrese ne nivelin e 290 metrave.
Sipas KESH-it, edhe ne dy HEC e tjera qe furnizohen nga Fierza, Komani dhe Vau i Dejes, situata mbetet kritike edhe pse shkarkimet kane nisur prej dy ditesh. Sot Komani ishte ne kuoten e 171 metrave dhe Vau i Dejes ne 75 metra.
KESH-it deklaron se shkak per riphajen e portave dhe rikthimin e permbytjeve u bene reshjet e shiut qe rriten prurjet anesore ne kaskaden e Drinit por edhe hapja e portave ne liqenin e Ohrit qe eshte prurja kryesore ne kaskade.
Uji po perhapet me shpejtesi ne fshatrat e Shkodres. Ministria e Brendshme njoftoi se per banoret e Dajcit dhe Berdices ka nisur ngritja e kampingjeve, pasi banesat e tyre shume shpejt mund te behen te pabanueshme.
Shtabi Emergjencave u mblodh dje ne mesdite ne Shkoder nen drejtimin e ministrit Lulzim Basha dhe mori keto masa per perballimin e situates:
1-Mbeshtetja e strukturave aktuale te policise dhe ushtrise te dislokuara ne Shkoder, me forca e mjete te tjera te strukturave mbeshtetese te Policise se Shtetit dhe Forcave te Armatosura.
2-Ngritja dhe funksionimi i Komisioneve te Emergjencave Civile ne njesite vendore te Qarkut Shkoder, te cilat do te koordinojne strukturat nen juridiksionin e tyre per evakuimin e komunitetit.
3-Krijimi i Qendres Operacionale prane Institucionit te Prefektit me numrat e telefonit sipas zyrave perkatese, te cilat te marrin masat e duhura per hartimin e planeve operacionale dhe krijimin e infrastruktures se tyre per drejtimin e strukturave ne funksion te evakuimit dhe transportimit te banoreve.
4- Marrja e masave nga kryetaret e komunave per lajmerimin e komunitetit ne rast evakuimi duke bashkepunuar me strukturat e Policise se Shtetit dhe Forcave te Armatosura.
5-Marrja e masave nga Drejtoria Rajonale e Arsimit per mbylljen e shkollave ne komunat Ana e Malit, Dajc, Guri i Zi, Lagjet Bahcallek, Ajasem, Livadhe, per 24 oret ne vijim, deri ne nje urdher te dyte, si dhe venia ne dispozicion te KECQ te njerit nga konviktet e shkollave te mesme profesionale per akomodimin e komunitetit qe mund te evakuohet.
6- Dergimi i ndihmave ushqimore te nevojshme nga Drejtoria e Rezervave Materiale te Shtetit.
7-Kufizimi i aksit te rruges se Dajcit me treguesit e rrugeve per identifikimin e saj.
8- Paraqitja e kerkeses prane FA per venien ne dispozicion te KECQ te 8 mjeteve vetshkarkuese, 2 fadromave, 2 ekskavatoreve dhe 20 varkave me motor.
9-Ne funksion te drejtimit te operacioneve te evakuimit, shpetimit dhe transportit te komunitetit nga ana e strukturave te ushtrise te vihen ne dispozicion 2 varka ne komunen Dajc, 2 varka ne fshatin Obot te Komunes Ana e Malit per llogari edhe te transportit edhe nga komuna Dajc, 1 varke tek Ujesjellesi i Trushit, 1 varke ne komunen Velipoje, 1 varke ne fshatin Kuc te Komunes Guri i Zi, 1 varke ne lagjen Ajasem, 1 varke ne zonen e breg liqenit(Livadhe) te Bashkise Shkoder, ndersa varkat e tjera te vihen ne dispozicion te KECQ ne varesi te precipitimit te situates.
10- Ngritja e kampingjeve me cadra ne Pentar dhe Sukadajc te Komunes Dajc dhe ne Berdice.
Berisha: Gati per evakuime
Kryeministri Sali Berisha sinjalizoi se do te kete serish evakuime te bamoreve. "Te behen te gjitha planet e evakuimit dhe ne do bejme cdo gje per te mbrojtur cdo jete njerezore dhe gje te gjalle te mundshme", u shpre Berisha.
Ne mbledhjen e qeverise, Berisha deklaroi se komiteti duhet te merret me perballimin e gjendjes se krijuar se fundi ne hidrocentrale.
"Po shqyrtojme situaten, e rendesishme eshte qe te marrin te gjitha masat mbi bazen e asaj praktike te suksesshme qe u krijua ne operacionin e pare dhe ta kapercejme kete situate emergjence ne demet me minimale te mundshme"- tha Berisha.
Ai ka urdheruar qe te gjitha mjetet te spostohen drejt zonave potencialisht te mundshme per tu permbytur.
Prifti: Situata kritike
Ndersa ministri i Energjetikes, Dritan Prifti doli ne nje konference per shtyp ne mesdite ku deklaroi se banoret e Shkodres e Nenshkodres duhet te pergatiten per permbytje.
"Gjendja po perkeqesohet dhe banoret duhet te pergatiten", ka thene Prifti, duke sqaruar se portat e shkarkimit te liqenit te Fierzes nuk jane hapur ende, por te dhenat e fundit nuk jane aspak premtuese.
Aktualisht, te hapura jane vetem portat e Komanit dhe Vaut te Dejes, nderkohe qe me gjithe rritjen e nivelit, mund te nisin shkarkimet edhe ne Fierze.
"Niveli i ujit ne Fierze ka shkuar mbi 293 meter dhe brenda 24 oreve ka shenuar nje rritje me 80 cm", shtoi ai.
Nderkohe liqeni ne Koman me kapacitet 175 meter shenon sot nivelin 172.31 meter, prurjet jane 750 m kub ne sekonde, ndersa shkarkimet me 800 meter kub ne sekonde.
Ne Vaun e Dejes me kapacitet 76 meter vazhdojne prurjet me 400 meter kub ne sekonde ndersa shkarkimet me 750 meket kub ne sekonde.
____________________________________________________________________
SHKRIME PER PERMBYTJET E JANARIT
Uji fundos edhe garancite e K/Ministrit
Ne kohen qe Shkodra ishte drejt permbytjes kryeministri Berisha bente me dije se kjo gje nuk kishte asnje shans qe te ndodhte.
Ai u shpreh se Shkodra nuk paraqiste asnje rrezik, ndersa alarmi per permbytjen e qytetit sipas tij, ka qene i qellimshem nga njerez te pamoralshem, te cilet kane dashur te perhapin panik.
"Me 26.3.2004, jane shkarkuar 3017 metra kub ne sekonde nga hidrocentrali i Vaut te Dejes. Me 27.3. 2004, eshte shkarkuar, edhe mbi kapacitetin, 6210 metra kub ne sekonde. Me 27.3.2004, - atyre qe duan ta paraqesin kete situate si te paprecedent, nese e bejne nga mungesa e memories, po ua rikujtoj, nese e bejne per qellime te mbrapshta politike, mjere ata", u - shpreh Berisha gjate nje mbledhjeje qeverie pak dite me pare.
Faktet tregojne te kunderten, pasi dite pas dite ujerat depertuan drejt qytetit dhe Shkodra u permbyt.
************
Sinoptika: Nuk pati rreshje te pazakonta
Nje nga justifikimet per situaten ne Veri, ka qene sipas autoriteteve, "reshjet e pazakonta te ketij viti ne zonen e permbytur". A eshte e vertete kjo alibi? Shifrat nuk na lene te gabojme. Me poshte jane disa shifra krahasuese nga Sherbimi Sinoptik.
Eshte perdorur rendom ato dite, sidomos krahasimi me vitin e lagesht 1963.
Ky vit, eshte nje vit ne te cilin nuk ishte ndertuar rrjeti i hidrocentraleve mbi Drin (qe sherben, vec te tjerash, edhe si rregullator i padiskutueshem i prurjeve te lumenjve); vit, ne te cilin, pothuaj, e njejta zone, eshte permbytur. Behet fjale per permbytjen masive te 13 janarit 1963.
Specialiste te sinoptikes i kane krahasuar shifrat e reshjeve dhe te nivelit te ujerave ne lumin e Drinit ne 13 janar 1963 (niveli i ujit ne postin hidrometrik tek ura e Bahcallekut), dhe ne datat 4 dhe 5 janar te ketij viti, ne te njejtin post.
Konkretisht, ne dhjetor 63-in, ne Shkoder ka pasur 374 milimetra shi dhe ne janarin e 64-es, pati 424 milimetra. Ne Lezhe, ne dhjetorin e 63-it, pati 244 milimetra shi dhe ne janarin e 64-es, pati 495 milimetra shi.
Te dhenat e Sinoptikes saktesojne se mesatarja shumevjecare per keto dy zona, eshte respektivisht 253 dhe 211 milimetra per Shkodren dhe 157 dhe 154 milimetra per Lezhen. Pra, ne dhjetor-janar te 46 vjeteve me pare, ka pasur pothuaj dy here me shume reshje se kjo mesatare.
Ndersa, krahasimi i shifrave te reshjeve per dhjetor-janarin e tanishem, jep nje tablo krejt tjeter. Ne Shkoder, ne dhjetor 09´ dhe janar 10´, reshjet kane qene brenda mesatares shumevjecare, madje 1.5 deri ne 2 here me te pakta se ne te njejten periudhe te viteve 63-64. Ne Lezhe, sa per shembull, ne ditet e para te janarit, ka rene vetem 50 milimetra shi.
Keto jane vetem disa nga shifrat qe na deshmojne fare thjesht se ndikimi i reshjeve ne permbytjet e shkaktuara keto dite, ka qene pothuaj i paperfillshem, shtuar ketu dhe faktin qe ujerat e Drinit, disiplinohen nga tre hidrocentralet e ndertuar mbi te.
********
K/Ministri: Patem nje dallge, ndikoi edhe eklipsi
Duke folur per permbytjen e Lezhes, Berisha tha gjate mbledhjes se qeverise se mund te kete ndikuar edhe eklipsi i henes.
"Ulza dhe Shkopeti jane ne shkarkim. Keto hidrocentrale vazhdojne shkarkimin, por, sic keni konstatuar dhe ju, argjinatura ka funksionuar shume mire dhe ne rrethin e Kurbinit dhe te Lezhes. Nese perpara nga Drini dhe Mati permbyteshin me mijera hektare, ne kesaj here permbytje kemi pasur vetem nga ajo dallge e fuqishme e detit. Se cfare qe ajo, nuk u mor vesh qarte. Nuk mund ta them dot, nese ishte nje stuhi e madhe, ngrohje globale apo pati lidhje me eklipsin, pasi pozicioni i henes ndikon ne levizjen e ujerave te detit, por ka qene jashtezakonisht e madhe. Ka qene me e fuqishme ne Greqi, ku ka krijuar shume probleme. Ne nuk kemi territore te permbytura ne rrethin e Kurbinit dhe te Lezhes. Kane funksionuar shume mire investimet e bera", - tha Berisha.