Publikuar me : 26.09.2011 Ne :
Rajoni - 62 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Medvedev dhe Kudrin
Ministri rus i Financave Alexei Kudrin është detyruar të japë dorëheqjen. Dorëheqja ka ardhur pas një “sërë qortimesh” nga Presidenti Dimitri Medvedev.
Më parë Kudrin kishte deklaruar se nuk do të shërbente në qeverinë e re vitin e ardhshëm nëse kryeministri Vladimir Putin dhe Medvedev ndërronin pozicionet.
Të shtunën u “zbardh” i detajuar plani, ku Medvedev u shpreh në mbështetje të Putinit president. Putin mbajti për dy mandate këtë pozicion dhe pritet ta primarrë përsëri për ta lëshuar në vitin 2024 sipas gjasave pasi mandati i presidentit me ndryshimet kushtetuese është zgjatur në gjashtë vite.
Medvedev reagoi ashpër ndaj komenteve të Kudrinit duke thënë: Ishin të pahijshme… dhe në asnjë mënyrë nuk mund të justifikohen”.
“Nëse Alexei Leonidovich (Kudrin”, nuk je dakord me kursin e presidentit, ka vetëm një kurs për të vepruar dhe këtë ju e dini: të jepni dorëheqjen. Është propozim që ua bëj juve”, ka shtuar Medvedev.
Presidenti rus ka kërkuar përgjigje brenda ditës dhe Kudrin është përgjigjur duke dhënë menjëherë dorëheqjen nga posti i ministrit.