Publikuar me : 12.12.2011 Ne :
- 94 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Partia në pushtet në Rusi thotë se mashtrimet me votën të denoncuara nga opozita kanë të bëjnë me një numër shumë të limituar fletësh votimi, të cilat në asnjë mënyrë nuk vënë në diskutim rezultatet e shpallura.
Zëdhënësi i kryeministrit rus Vladimir Putin, ka deklaruar për mediat se numri i fletëve të kontestuara përbën 0.5 për qind të numrit total të votave të hedhura në kuti.
“Pavarësisht se disa fletë janë të dyshimta, – ka thënë Dmitri Peskov, – në asnjë rast nuk mund të vihet në diskutim legjitimiteti i zgjedhjeve apo rezultateve përfundimtare”.
Ndërkohë, një ditë pas manifestimit opozitar kundër manipulimit me votën, protesta më e madhe që prej vitit 1993 në Rusi, partia e kryeministrit Putin duket se do ‘i përgjigjet me të njëjtën mënyrë.
Partia Rusia e Bashkuar ka njoftuar për një manifestim në sheshin e Moskës rreth orës 16:00 (ora lokale).
Sipas të përditshmes Vedomosti, në manifestimin e partisë së Putin është parashikuar një pjesëmarrje prej 30 mijë vetash.