Publikuar me : 30.11.2011 Ne :
Kuriozitete - 25 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Vargje nga Arben Duka
Nji dit Sala asht kujtue,
Me nji turr të madh ka shkue,
Te Tunelja ka ndalue,
Për me pa sa asht punue!
Tuneljen ka inspektue,
Për njimen fortasht’ gëzue,
Bukun mirë puna ka shkue,
Nji çerek ka përfundue!
Greku paret ka kërkue,
Asnji cent s’kena pague,
Ka kërkue, ka ngulmue,
Po Sala s’e ka ndigjue!
Po Sala s’e ka ndigjue,
Opozitën ka sulmue,
I tha greku ç’ka po thue,
Ne kena falimentue!
Qeveria ka mashtrue,
Asnjë cent nuk ka pague,
Po pret me marrë pare hue,
Ndonje kest me likujdue!
Me ik greku ka mendue,
Nuk punohet pa pague,
Kur paret t’i ken livrue,
Kthehet prap për me vazhdue!
Me shqiptarë e më të huej,
S’ka bugjeti t’i paguej,
Juve fort kini punue,
Po Sala ju ka mashtrue!