Publikuar me : 14.12.2011 Ne :
Politike - 49 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Mungesa e shiut edhe përmbytës këtë vit ka bërë që qeveria të autorizojë Korporatën Energjetike Shqiptare (KESH) të marrë një kredi prej 4.5 miliardë lekësh, për të përballuar situatën energjetike në vend.
Ky vendim është marr sot gjatë mbledhjes së radhës së Qeverisë. Akti normativ u mor pasi situata hidrike në vend është jo e favorshme dhe vjen si pasojë e mungesës së reshjeve, të domosdoshme në këtë stinë edhe për prodhimin e energjisë.
Sipas qeverisë ky vendim përputhet me prioritetin absolut të për sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm me energji për konsumatorët shqiptarë.