Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
S’ka shifra, tre muaj s’dihet c’ka ndodhur me ekonomine

Publikuar me : 28.12.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 43 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Ekonomia shqiptare vijon të performojë në një mungesë të theksuar informacioni, për aq kohë sa Instituti i Statistikave nuk publikon ende treguesit e Prodhimit të Brendshëm Bruto të tre mujorit të dytë të këtij viti. Treguesit duhej të ishin publikuar që prej shtatorit, por kanë kaluar tre muaj dhe ende nuk ka një shifër paraprake për ecurinë ekonomike nga prilli deri në qershor 2011, por edhe për tre mujorin pasardhës. Sipas rregullit, Instat duhet të publikojë nesër treguesit për Prodhimin e Brendshëm Bruto në tre mujorin e tretë, gjë e cila nuk dihet nëse do të ndodhë nisur edhe nga fakti që nuk janë publikuar ende treguesit për PBB-në e tre mujorit të dytë. “Publikimi i PBB-së për tremujorin e II të vitit 2011, është shtyrë për mungesë informacioni nga tatimet. Sapo ky informacion të mbërrijë dhe të përpunohet nga INSTAT do të bëhet i mundur ky publikim”, – është shpjegimi që gjendet që prej dy muajsh në krye të faqes online të Instat-it.

Instituti i Statistikave i justifikon vonesat me mungesën e informacionit prej tatimeve, megjithatë, ministri i Financave, Ridvan Bode konfirmoi dje për mediet një rrije ekonomike 3.9 për qind për Shqipërinë në vitin 2011. I pyetur me insistim në lidhje me vonesat e publikimeve të Instat dhe se në cilët tregues bazohet kur jep shifrën e rritjes ekonomike, Bode shpjegoi se bazohet në të dhënat që ka Ministria e Financave. Qeveria ka miratuar edhe buxhetin 2012 duke projektuar një rritje ekonomike 4.3 për qind në një kohë kur treguesit e fundit të ecurisë së ekonomisë janë ato të fillimvitit 2011.

Të dhënat statistikore janë tepër të rëndësishme, pasi i nevojiten organeve qeverisëse, Bankës së Shqipërisë, etj., për të orientuar drejt politikat. Instati publikon një pjesë të mirë të këtyre treguesve, duke filluar nga ecuria e çmimeve, tregtia me pakicë, bilanci tregtar, forca e punës, bilanci energjetik, çmimet e lëndëve të para, PBB-në, etj. Të dhënat publikohen duke u bazuar mbi një kalendar.

Cilat janë treguesit që duhej të kishte botuar deri më tani Instituti i Statistikave? Treguesi i parë dhe më i rëndësishëm është ecuria e Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë tre mujorit të dytë të këtij viti. Sipas kalendarit të publikimeve të Instat, ecuria e PBB-së për tre mujorin e dytë 2011 duhej të ishte botuar më datë 30 shtator të këtij viti, kanë kaluar tre muaj dhe nuk kemi një shifër të rritjes ekonomike të vendit, përveç deklarimeve të Ministrit të Financave gjatë konferencës së djeshme. Treguesit e fundit mbi PBB-në të publikuara nga Instituti i Statistikave kanë të bëjnë me atë të tremujorit të parë 2011 ku pasqyrohej një rritje ekonomike prej 3.4 për qind.

Më 8 shtator 2011, Instat duhej të publikonte ecurinë e Tregtisë me Pakicë për gjashtëmujorin e parë 2011, por ai u botua vetëm në 22 nëntor. Ky tregues mat ecurinë e konsumit në ekonomi dhe është shumë i rëndësishëm për institucionet rregullatore, të cilat ndërmarrin më pas politikat duke u bazuar në shifrat e Instat.

Publikimeve të munguara i shtohen edhe Treguesit sipas Qarqeve 2009-20010, i cili përmban të dhëna mbi ndarjen administrative, familjet, popullsinë, forcat e punës, pagat mesatare, sigurimet, arsimin, pensionet, ndihmën ekonomike, shëndetin, bujqësinë, transportin, etj.

 

Bode: Ekonomia u rrit me 3.9 perqind në 2011

Ekonomia e Shqipërisë u rrit 3.9 për qind gjatë vitit 2011. Ky është qëndrimi i ministrit të Financave për ecurinë e ekonomisë së vendit gjatë vitit që po mbyllet. Bode shfrytëzoi konferencën e djeshme për shtyp, për të komentuar vlerësimin e ekonomisë shqiptare nga agjencitë “Moody’s” dhe Standard & “Poors” duke i cilësuar ato pozitiv. “Vlerësimi për një ekonomi stabël gjatë vitit 2011, vjen në një kohë kur agjencitë kanë deklaruar se ekonomitë e vendeve të rajonit janë stabël negative, dhe disa prej tyre edhe me një degradim nga viti i mëparshëm”, – tha Bode duke e konsideruar këtë lajm si një kartolinë që i shkon për Vitin e Ri të gjithë shqiptarëve.

Bode ia referoi këtë vlerësim reformave të ndërmarra nga qeveria. “Reformat e qeverisë kanë mundësuar një rritje më të lartë të ekonomisë shqiptare nga vendet e rajonit dhe më të lartë edhe nga disa vende të Europës”, – vijoi ai. Qeveria ka projektuar një rritje ekonomike 4.3 për qind për vitin e ardhshëm. Të dyja këto parashikime janë më të larta nga vlerësimet e bëra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN ka parashikuar një rritje 2.5 për qind për 2011 dhe 3.5 për qind për 2012.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 99 here.
Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartatDeputetet e LSI, Ilir Meta, Vangjel Tavo, Lefter Koka dhe ministri i Shendetesise, Petrit Vasili Emirjon Senja Votimi i ndryshimeve në ligjin për akcizat kaloi me zhvillime interesante dje në sallën e Kuvendit, ku Topallit iu desh të shtynte procedurën për pak minuta duke thirrur të marrin pjesë edhe deputetët që ishin jashtë sallës, ndërsa drafti kaloi pa konsensusin e LSI-së. Pasi ezauruan debatet për ligjin por edhe çështjet e tjera në kalendar, Kuvendi kaloi në miratimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit