Publikuar me : 20.09.2011 Ne :
Rajoni - 55 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Silvio Berluskoni
Standard & Poor’s ka ulur më tej shkallën e besueshmërisë së kreditimit të Italisë nga A+ në A. Në kuadër të përpjekjeve të Italisë për t’i bërë ballë krizës së borxhit nga Standard & Poor’s thuhet se vendimi është marrë duke qenë se të dhënat e vendit janë “negative”.
Në analizë shprehet frikë për mundësitë që Italia ka për të ulur shpenzimet duke marrë parasysh edhe synimet për rritjen ekonomike. Lëvizja thuhet se është ndikuar edhe nga “faktori politikë”.
Kurse qeveria Italiane ka reaguar duke e cilësuar vendimin si të bazuar më shumë nga lajmet në gazeta se sa nga realiteti ekonomik.
Agjencia e vlerësimit për kredinë përveç Italisë, këtë vit ka ulur vlerësimin edhe për Spanjën, Irlandën, Greqinë, Portugalinë dhe Qipron.
Gjithashtu në fillim të këtij muaji ajo uli edhe vlerësimin për SHBA-në, gjë e cila ndodhte për herë të parë në histori.