Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Sa here prek nje send te vjeter i them Te keqen nena, te vrava?

Publikuar me : 17.09.2011 Ne : Sociale - 73 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Vajza gjatë një dasme, të veshura me veshje popullore korçare të krahinës së Dardhës


Elona Demollari

Kur hyn në dyqanin e Aidës, para se të flasësh me të fillimisht duhet të të ikë dalldia dhe të të qetësohet syri nga gjithë ajo larmi kostumesh dhe sendesh. Ka kostume popullore, tundëse gjalpi, punime bakri, tepsi, mullinj, qeleshe, lahuta, punime alabaster, punime filigrami…

Aida është rritur në Krujë. Para se të hapte dyqanet e saj – një në Tiranë e një në Krujë – ka qenë për 17 vjet punuese bakri. Brez pas brezi familja e saj ka ruajtur format dhe origjinalitetin e punimeve të tyre. Ndaj kjo që bën është si një trashëgimi familjare. Kur e pyesim se si po i ecën biznesi, nuk pranon ta quaj “biznes”.

Në atë dyqan gjen një copëz nga çdo krahinë: punimet artizanale të Krujës dhe Shkodrës, grepin e Gjirokastrës, anijet e Vlorës, alabastra e Tiranës, filigramet, kostumet popullore, qëndismat e shumë e shumë të tjera; të gjitha punimet artizanale, të gjitha veshjet popullore, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe ato të Maqedonisë, Kosovës dhe trevave të tjera shqiptare. Punimet bëhen nga gra, të cilat kanë vite që punojnë, duke e “vjedhur” zanatin brez pas brezi. Nuk bëhen në fabrika të mëdha, as në punishte, por bëhen në mënyrë individuale. Tek- tuk ka dhe gra që punojnë të grupuara nga tre, ose katër. Qilimi i Krujës psh është një punim që bëhet në grup.

Aida tregon se lufton shumë që të fusë në dyqanin e saj vetëm punime të bëra me dorë.

Vitet e fundit ajo ka venë re një rritje të interesit të shqiptarëve dhe të turistëve, të cilëve u pëlqen të bëjnë një kënd, apo një dhomë “alla shqiptarçe”, ndërsa nga ana tjetër tregon se emigrantët kanë shënuar ulje të interesit për këto punime.

Ndër klientët e saj kryesorë janë ata të huaj, por për çfarë janë ata më shumë të interesuar? Një i huaj kërkon thuajse gjithnjë qilim Kruje, kjo nëse do të blejë një qilim, por nëse do diçka simbolike shqiptare, mjaft të preferuara janë veshjet popullore dhe prodhimet e bakrit.

Kostumet popullore blihen ose merren me qera. Aida na tregon se 3 vitet e fundit ka pasur një dyndje kërkesash për të marrë me qera kostume. Merren për dasma dhe për aktivitete të ndryshme dhe vendin e parë për kërkesa të tilla e mban Shqipëria e Mesme dhe Tropoja. Në gusht, janë marrë gati 90 kostume me qera. Më të pëlqyera janë ato të Shqipërisë së mesme, kostumi popullor korçar, zona e Dardhës dhe xhubleta. Ndër veshjet më të bukura popullore, Aida shquan xhubletën dhe veshjet e Shqipërisë së Mesme. Janë pikërisht këto që kushtojnë më shumë nëse do t’i blesh. Veshja e Elbasanit (ajo origjinalja) është e qëndisur e gjitha më fije floriri dhe është më e shtrenjta. Ndërsa xhubleta origjinale të gjithë aksesorët i ka prej argjendi.

 

Veshje qindra vjeçare

Në koleksionin e sendeve që Aida ka në dyqanin e saj, gjenden edhe 3 kostume popullore që i kanë mbijetuar kohës. Kjo pjesëz pasurie përbëhet nga 1 kostum i Elbasanit i cili është 200 vjeçar, një xhubletë 150 vjeçare dhe një kostum i Zadrimës.

Aida thotë se këto veshje janë në shitje, por edhe nëqoftëse nuk shiten, asaj i pëlqen ti mbajë si pjesë të dyqanit. Një veshje e tillë, nëse blihet shkon mesatarisht 2 milion lek të vjetra. Ato ruhen me kujdes të veçantë, pasi janë të ndjeshme nga dielli dhe lagështia. “Sa herë e prek një send të vjetër i them: Të keqen nëna, të vrava?”… Këtë shprehje Aida e ka të preferuarën e saj..

 

Xhubleta, ose…palltoja shqiptare

Një turist anglez, është një nga ata që është mahnitur nga xhubleta. Ka blerë një xhubletë të bardhë për një mikeshën e tij. Aida na tregon se ndërsa ajo ishte duke e provuar xhubletën mbi bluzë dhe mbi pantallonat xhinse, turisti i thotë: Sa e bukur qenka palltoja shqiptare!!!

 

Qilimi i Krujës

Qilimi i Krujës është shumë i veçantë në llojin e vet. Është nga të të kërkuarit, kjo për shkak të mënyrës se si dizejnohet dhe se si punohet. Është qilimi më përfaqësues shqiptar. Brenda tij ka vizatim teknik, punim të veçantë të fillit përbërës. Ndryshe nga vegjat ku punohen qilimat e tjerë, ky qilim e ka vegjën shumë të veçantë. Ngjeshësi ka formë piruni, duke e bërë mjaft të bukur estetikisht, të fortë dhe uniform.

Qilimi i Krujës ka vështirësi punimi, për shkak të mungesës së lëndës së parë, pasi ajo nuk prodhohet më këtu, si bëhej më parë. Vështirësia tjetër vjen dhe për shkak të humbjes së interesit nga ana e rinisë. Është për të ardhur keq, por nuk gjën më goca të reja që të ulen në vegjë…

 

Artizanati…i kërcënuar

“E shikoj të kërcënuar artizanatin…Sigurisht që duhet dhe një mbrojtje nga shteti, gjë që mungon”- na thotë me keqardhje Aida. Sipas saj duhen guida të mira që të përgaten për të tërhequr sa më shumë turistë. Muzeu etnografik dhe muzeu i Gjergj Kastriot Skënderbeut janë dy perla të vërteta, por që asnjëherë nuk u është kushtuar interesi dhe vëmendja e duhur.

 

Veshjet popullore mes fshatit dhe qytetit

Në shekujt e mesjetës së vonë veshjet popullore përgatiteshin nga gratë e fshatit, dhe disa elementë i punonin mjeshtra shetitës ose zejtarë të qyteteve. Lënda e parë ishin pëlhurat shtëpiakë  si dhe shajaku dhe zhguni i bardhë, i zi ose blu i errët dhe rrallë i kuq. Për t’i qepur e zbukuruar  përdorej gajtan leshi, pambuku a mëndafshi me ngjyra të ndryshme  tipike për çdo zonë etnografike. Në shekullin XVIII kishte mjaft xhokaxhinj në pazaret e qyteteve kryesore.

 

Më thuaj ç’veshje ke, të të them cili je…

Kostumi popullor kryente disa funksione praktike sociale, estetike,ceremonial e ritual. Në veshjet gjetën pasqyrim ndryshimet sipas klasave dhe shtresave shoqërore të bartësve. Rol me rëndësi luante sasia dhe cilësia e zbukurimeve të veshjeve dhe e aksesorëve që e plotësonin atë. Aksesorët luanin gjithashtu rol të dorës së parë  edhe nga ana estetike e rituale, veçanërisht në kostumin e martesës.

 

Veshja popullore e burrave shqiptarë

Në veshjet për burra, tipi më i përhapur deri në fund të shek XIX  ka qënë veshja me fustanellë dhe veshja me tirq. Veshja me brekushe  shtrihej kryesisht  në Shqipërinë e Mesme kurse ajo me poture  në një pjesë më të mirë të Shqipërisë së Jugut sidomos  pas daljes  nga përdorimi të veshjeve me fustanellë. Deri në shekullin XX në disa zona të vendit përdorej tipi i veshjeve me këmishë të gjatë  e dollmanë (ose cibunë)

 

Veshja popullore e grave shqiptare

Në veshjet për gra më i përhapuri  ishte tipi  me këmishë të gjatë  e një përparje  (që plotësohej me një xhoke leshi për stinën e ftohtë) dhe që shfaqet me variante të shumta e të pasura  zonale. Interes të veçantë  për origjinalitetin e saj të theksuar paraqet  veshja me xhubletë. Të tjerë tipa veshjesh  për gra ishin veshja me këmishë të gjatë dhee dy futa (njëra përpara dhe tjetra prapa) dhe veshja me mbështjellëse.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Zbulohet libri qe hedh poshte krishterimin

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 26 here.
Zbulohet libri qe hedh poshte krishteriminLibri që u zbulua Një libër fetar që daton që nga shkulli i V mendohet se do të sjell polemika të mëdha në botën e krishtërimit. Libri i cili është zbuluar disa vite më parë në rrënojat antike të Persisë, tregon se Jesusi nuk u kryqëzua kurrë dhe se ai me fjalët e tij parashikoi ardhjen e Profetit Muhamed në tokë. Teksi fetar është shkruar mbi një lëkurë të përpunuar kafshe dhe është në gjuhën e vjetër sirianike, një dialekt i aramikes. Iranianët janë...Lexo te gjithe artikullin »


» Kryebashkiaku italian feston me pistolete ne brez
» Ku ndodhen birra me e lire dhe me e shtrenjte ne bote?
» Arta dhe Ogri, nje shtatzeni e “arkitekturuar”
» Fizikanti kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Fizikani kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel
» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten
» Shpenzimet e cmendura qe e futen Greqine ne krize

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit