Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Kronike - 78 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një 27-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Sarandës pasi pas një kontrolli iu zbuluan 2.8 kg lëndë narkotike e tipit kanabis sativa.
Burime nga policia e Sarandës bëjnë të ditur se në pranga përfundoi 27-vjeçari Qamil Cërriku, të cilit gjatë një kontrolli në banesën e tij iu gjetën tre pako cilindrike me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, të mbështjella me natriban në ngjyrë kafe.
Materialet në ngarkim të 27-vjeçarit i kaluan prokurorisë me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.